Connect with us

Sport

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Published

on

FIFA dhe UEFA janë në luftë të hapur sa i përket propozimit për të organizuar Kampionatin Botëror çdo dy vite, me qeverinë europiane të futbollit që ka dalë tërësisht kundër dhe po nxit federatat pjesëmarrëse në të që të bëjnë të njëjtën gjë.

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo dy vjet.

Megjithatë, një gjë e tillë po kundërshtohet nga UEFA, Conmbebol por edhe nga shumë trajner e futbollistë pasi po konsiderohet si lodhje e tepruar për futbollistët që të luajnë në shumë kompeticione për një kohë të shkurtër.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një intervistë për “Reuters” ka bërë të ditur sërish që nuk e përkrah në asnjë mënyrë një ide të tillë.

“Planet e FIFA-s që Kupa e Botës të organziohet çdo dy vjet do të bllokohet nga UEFA dhe CONMEBOL edhe nëse ata marrin mbështetjen e shumicës së shoqatave të futbollit”.https://zeri.info/inarticle.html

“Këto propozime do të dëmtonin të gjitha format e futbollit dhe do të zhvlerësonin vetë konkurrencën. Ky koncept ka të gjitha karakteristikat e një vendimi që FIFA dëshiron të marrë shpejt dhe le që pjesa tjetër e botës së futbollit të pendohet ashpër”.

“UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë derisa të mbizotërojë sensi i shëndoshë dhe planet të braktisen”, tha Ceferin.

Continue Reading

Sport

Messi i drejtohet Lewandowskit: Ti e meriton Topin e Artë

Published

on

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka fituar çmimin e Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë.

Por, sapo u ngjit në podium për të pranuar çmimin, argjentinasi befasoi me deklaratën, transmeton lajmi.net.

Messi iu drejtua rivalit, Robert Lewandowski, duke i thënë se e ka merituar Topin e Artë falë arritjeve në vitin e kaluar.

“Ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit se ishe fitues i madh”.

Ndërkohë, Lewa u rendit në pozitën e dytë, derisa fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, falë 68 golave për klubin dhe Kombëtaren e Polonisë në vitin 2021./Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

Published

on

Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 “Topi i Artë”.

Pas Messit u rendit, ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe vendin e tretë e zuri mesfushori i Chelseas, Jorginho.

Pas tyre, u rendit sulmuesi i Bayern Munichut, Karim Benzema, në pozitën e katërt dhe mesfushori N’Golo Kante në pozitën e pestë.

Ky është “Topi i Artë” i 7’të për Messin. 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë./21Media/

Continue Reading

Sport

Messi me familje mbërrin në ceremoninë e ndarjes së ‘Topit të Artë’

Published

on

Lionel Messi ka arritur tani në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”.

Bashkë me Messin janë edhe tre djemtë e tij dhe bashkëshortja.

Messi bashkë me Lewandowskin janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim. Në rast se Messi e fiton, ky do të ishte Topi i shtatë i Artë për të.

Continue Reading

Aktuale