Connect with us

Lajme

Malësia e Tetovës mirëpriti kandidatin e ASH-AAA Vullnet Murselin

Published

on

Mbrëmë, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për Komunën e Tetovës Vullnet Murseli, bartësi i Listës Muzafer Etemi bashkë me Zëdhënësin e ASH Flakron Bexheti si dhe kandidati për këshilltar nga malësia e Tetovës Shukri Bexheti Kryetarin e Shtabit te ASH-AAA Fisnik Ferati vizituan fshatrat e Malësisë së Tetovës nga ana e djathtë e lumit Bozofcë, Veshallë, Brodec dhe Shipkovicë, përcjell in7

Kandiati i ASH-AAA Vullnet Murseli prezentoi pikat kyçe kryesore të programit veç e veç për çdo fshat. Në fshatin Bozofcë Murseli foli për domozdoshmërinë e përmirësimit të shërbimeve komunale, infrastrukturën rrugore, me theks të vëçantë edhe rregullimin e rrugës nga Bozofca për në Leshnicë me qëllim që të krijohen mundesi edhe më të mëdha për ta zhvilluar turizmin e kësaj ane.

Gjithashtu në fshatin Veshallë Vullnet Murseli foli edhe për infrastrukturën rrugore për nga dalja e fshatit Veshallë për në fsh Brodec, rikonstruimin e gypave të ujësjellsit, si dhe rregullimin e rrugës nga fsh Veshallë për tek Liqeni i fsh Veshallë, si atrakcion turistik, për ta zhvilluar turizmin malore.

Në fshatin Brodec Vullnet Murseli per rrugën lidhëse të Tetovës nga Banja e qytetit si një mundësi për ta lehtësuar lëvizjen e banoreve të kësaj ane.

Në Shipkovicë Vullnet Murseli foli për domozdoshmërinë e sanimit të rrugëve të dëmtuara brenda fshatit, rregullimin e infrastrukturës për mbrojtje nga vërshimet, si rikonstrumin e rrugëve qe u demtuan si pasojë e vërshimeve, ndriçimin publik etj.

Në të gjitha këto vendbanime, kandidati për Komunën e Tetovës Vullnet Murseli dhe bartësi i Listës së këshilltarëve, në çdo vendbanim premtuan qytetarët për një trajtim të veçantë për banorët të kësaj ane të cilët deri tani janë lënë në harresë nga pushteti aktual komunal dhe ai qëndror. Subvencionet e komunës nëpërmjet projekteve të shumta, në bujqësi, blegtori agroturizëm ishin premtimet kryesore. Gjithashtu Vullnet Murseli premtoi qe do të ketë sektor kryesor në kuadër të Komunës së Tetovës që do të merret me banoret e këtyre vendbanimeve duke ju ndihmuar dhe asistuar në të gjitha problemet dhe kërkesat e tyre që janë në kompetencë të Komunës së Tetovës./in7.tv/

https://www.facebook.com/102825078811763/posts/120310993729838/?d=n

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Aktuale