Connect with us

Lajme

Dodik sërish kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska

Published

on

Nëse Bashkimi Evropian merr vendim për sanksione kundër Republikës Sërpska, ose për përjashtimin e saj nga programet që i ka këtu, le ta dijë se një gjë e tillë “do të ishte data e pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha të enjten anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Duke folur në një konferencë për media, të mbajtur pas takimit të autoriteteve të Republikës Sërpska dhe ambasadorëve të BE-së në Sarajevën Lindore, Dodik tha se paralajmërimi i tij nuk paraqet kërcënim për integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

“Ne nuk jemi kundër integritetit territorial të Bosnjës, por jemi për pozicionin kushtetues të Bosnjës. Nëse ata mendojnë se mund të kërcënojnë me sanksione, atëherë ne kemi të drejtë në vendimet tona politike. Ky do të ishte reagimi ynë dhe assesi kërcënim”, tha Dodik.

Ai shtoi se Republika Sërpska do t’i merrte të gjitha masat për të rikthyer kompetencat e saj kushtetuese, gjë që, sipas tij, nuk do të ishte shkëputje.

Sipas tij, ky proces “nuk mund të ndalet nga Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo britanikët”.

Takimi i së enjtes u mbajt pas një bllokimi tremujor të institucioneve të Bosnjës, sepse përfaqësuesit e Republikës Sërpska e bojkotojnë punën e institucioneve qendrore që nga mesi i korrikut, transmeton Rel.

Kjo, pasi ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, vendosi një ligj që e dënon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës.

Dodik e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj.

Ai, prej kohësh, ka bërë thirrje për shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, ndërsa, së voni, ka thënë se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit.
Mediat në Bosnje kanë raportuar se disa anëtarë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, të vendosë sanksione kundër Dodikut, për shkak të bojkotimit të institucioneve shtetërore të Bosnjës.

Muajin e kaluar, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, e ka paralajmëruar Dodikun se kërcënimet e tij për t’u shkëputur nga Bosnja mund të çojnë në izolimin ekonomik të serbëve.

Sipas Dodikut, Escobar ka thënë se ka sanksione të përgatitura.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ndarja e tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Published

on

By

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e ndodhur në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, shkruan Zaev.

Zaev në fund shton “jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale