Connect with us

Kosovë

Çfarë kontrabandohet më së shumti nga Serbia në Kosovë?

Published

on

Çfarë kontrabandohet më së shumti nga Serbia në Kosovë?

Pije, produkte ushqimore, aksesorë të ndryshëm dhe herë pas here duhan, janë disa prej mallrave që së fundmi po hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, pohojnë nga Doganat e Kosovës. Kontrabandistët po shfrytëzojnë shtigje të ndryshme malore që t’i fusin ilegalisht në Kosovë këto mallra. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se kontrabandistët shfrytëzojnë automjete kryesisht të vogla, në mënyrë që të lëvizin më lehtë në rrugë malore.

“Ka rrugë dytësore të cilat kontrabandistët e ndryshëm tentojnë t’i përdorin, por ato rrugë nuk janë rrugë ku mund të kalojnë maune të mëdha, por kalojnë, mund të themi, automjete të cilat janë shumë më të vogla dhe përmes të cilave tentojnë të kontrabandojnë në mënyrë që të shmangin pagesat dhe obligimet doganore”, thotë Stavileci.

Pjesa në veri të Kosovës, që kufizohet me Serbinë, sipas Doganës së Kosovës, konsiderohet si zona më e prekur nga kontrabanda.

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës së mallrave, të zhvilluar më 13 tetor në disa rajone të Kosovës, përfshirë edhe komunat në veri, sekuestruan mallra dhe dëshmi të tjera në vlerë qindra mijëra eurosh.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Stavileci, ndërkaq tregon se Dogana, në bashkëpunim me misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, KFOR, kanë vendosur bllokada në vendkalimet malore, që tashmë janë identifikuar si vende që përdoren për kontrabandimin e mallrave.

“Dogana, Policia Kufitare dhe me asistencën e KFOR-it, kemi tentuar t’i mbyllini këto rrugë që mos të jenë të qarkullueshme”, thotë Stavileci.

“Jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe pjesë të e tjera kufitare të Kosovës, ka tentativa apo përpjekje për të kontrabanduar”, shton ai.

Dogana e Kosovës herë pas here ka sekuestruar mallra kontrabandë në zonat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, mallra ushqimore dhe teknikë të ndryshme.

Kontrabanda në veri s’ka të ndalur
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiçi thotë se institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë thënë se po punojnë në parandalimin e kontrabandës. Por, sipas tij, ajo vazhdon të jetë prezentë.

“Kontrabandimi është bërë në forma të ndryshme duke nisur nga ato mjetet më primitive, përveç kafshëve e deri të pjesa tjetër (mjeteve) që kanë qenë me derivate apo të formave të veturave më të vogla. Do të thotë, të gjitha këto janë përdorur për të futur mallra të caktuara, sidomos mallra me akcizë”, thotë Rukiçi.

Produktet që kanë akcizë në Kosovë janë: pijet alkoolike, duhani, pijet energjike, nafta dhe produkte të tjera.

Rukiqi thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo aktivitet ekonomik joformal dhe mospengimi i kontrabandimit të mallrave, po e dëmtojnë ekonominë e Kosovës.

“Vazhdimisht është luftuar (kontrabanda e mallrave), thuhet se ka pasur rënie të dukshme te pjesa e cigareve (duhanit) apo te pjesa e derivateve, po në disa kategori tjera, sigurisht që ka vazhduar”, thotë ai.

Pavarësisht shqetësimeve për kontrabandim të mallrave të ndryshme, shifrat e prezantuara nga Dogana e Kosovës, flasin për një rritje të të hyrave gjatë këtij viti. Në periudhën janar-shtator, Dogana ka arritur të inkasojë mbi një miliard euro apo 33 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndryshe, nga mbi 200 mijë biznese sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), vetëm rreth 35 mijë prej tyre janë të fiskalizuara. Bazuar në këto të dhëna, shumë biznese vazhdojnë t’iu ikin obligimeve tatimore që kanë ndaj shtetit. Administrata Tatimore e Kosovës në deklarimet e mëhershme për REL-in ka potencuar se evazion fiskal ka në të gjitha anët e Kosovës, porse mendohet se ky aktivitet është i shtrirë më së shumti në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Serbët lokalë kundërshtuan aksionin kundër kontrabandës

Aksioni i 13 tetorit i Policisë dhe Doganës së Kosovës, që u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, u prit me protesta dhe bllokada nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Gjatë përleshjeve mes Policisë dhe protestuesve, autoritetet njoftuan se u lënduan dhjetë policë, ndërkaq, autoritetet shëndetësore në Mitrovicë të Veriut thanë se edhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Gjatë operacionit policor u arrestuan tetë persona, nën dyshimet për kontrabandim të mallrave. Policia e Kosovës njoftoi se ka identifikuar edhe dhjetë persona të tjerë, që dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë, dhe i shpalli ata në kërkim./Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Kuvendin e Kosovës: Mos e nënvlerësoni variantin Omicron

Published

on

Në debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vend, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës foli për situatën aktuale epidemiologjike pas shfaqjes së variantit Omicron të virusit dhe për veprimet institucionale me qëllim menaxhimin e saj.

Përballë këtij varianti jashtëzakonisht ngjitës, kryeministri tha se Kosova ka pasur një avantazh të dukshëm në krahasim me disa vende tjera për shkak të përgatitjeve dhe reagimit me kohë nga ana e institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Ndryshe nga vende tjera në Evropë dhe rajon, vala e këtij varianti në Kosovë filloi në një kohë kur ishin më pak se 10 raste të reja në ditë dhe më pak se 5 pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Megjithatë, në dyjavëshin e fundit, rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se 10-fish dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme e numrit të spitalizimeve, tha kryeministri Kurti.

Sado që numri i spitalizimeve në këtë fazë mund të duket relativisht i ulët dhe përkundër numrit të madh të të vaksinuarve me dy doza, që tashmë ka arritur numrin prej 800 mijë qytetarë, duhet theksuar që kjo nuk na ofron aspak siguri për ditët dhe javët në vijim, tërhoqi vëmendjen kryeministri Kurti.

Ai tha se qëllimi kryesor i masave aktuale është, që të ngadalësohet aq sa është e mundur rritja e rasteve të reja, sepse ato nuk ndalen dot. Masat synojnë, që në njërën e anë të sigurojnë, që sistemi shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar dhe në anën tjetër nëpërmjet ngadalësimit të shpërndarjes, t’u japin kohë qytetarëve, që të vaksinohet sa më masivisht.

Sa i përket vendimmarrjes për masat e miratuara, kryeministri Kurti tha se kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional dhe reflektojnë një balancim në mes të vlerave dhe parimeve të ndryshme. Ato nuk janë ekstreme, por janë thelbësisht të moderuara. Duke i referuar studiuesve nga Universiteti i Oksfordit, kryeministri tha se ashpërsia e masave në shumë shtete të Evropës është më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë duke monitoruar në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend e më gjerë, në mënyrë që këtë balancë ta ruajmë gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me përditësim të masave sipas nevojës. Pra, vendimet tona politike e qeveritare gjithmonë do ta kenë substancën e do të paraprihen nga vlerësimet shkencore, shtoi më tej ai.

“Mos e nënvlerësoni Omicronin”, ishte mesazhi i kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij, meqë ky variant ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda edhe në vendet më të zhvilluar të botës. /Express/

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë një prej ish-ushtarëve më të moshuar të UÇK-së

Published

on

Ka vdekur Pajazit Thaçi, veteran i UÇK-së, nga fshati Mirushë i Malishevës.

Lajmin e ka dhënë dega e OVL të UÇK-së në Malishevë.

“Po na ikin çlirimtarët në amshim. Sapo morëm lajmin për vdekjen e veteranit Pajazit Thaqi nga fshati Mirushë-Komuna Malishevë. Ishte një ndër burrat më të moshuar në radhët e UÇK-së në Brigadën 122 ‘Imer Krasniqi”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së

Continue Reading

Aktuale