Connect with us

Sport

Alaba: Unë gjithmonë doja kalimin te Reali

Published

on

Mbrojtësi David Alaba ka folur për periudhën që është duke kaluar te Real Madrid.

Austriaku pas një dekade te Bayern Munich kaloi te gjiganti spanjoll si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Gjatë një bisedë me Kroos, Alaba foli për eksperiencën e re te Reali.

“Shumë njerëz ndërprenë lamtumirën time te Bayern në mënyrën e tyre”.

“Kam shpjeguar shumë herë arsyet e largimit. Kam pasur oferta të tjera gjithashtu, por e kam bërë të qartë se nëse largohesha do ishte vetëm për Realin”.

“Adaptimi në Spanjë menjëherë ishte pozitivë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ishte Barcelona që provoi ta transferonte Alaba, por ky i fundit refuzoi t’i bashkohej skuadrës blaugranase.

Continue Reading

Sport

Messi i drejtohet Lewandowskit: Ti e meriton Topin e Artë

Published

on

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka fituar çmimin e Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë.

Por, sapo u ngjit në podium për të pranuar çmimin, argjentinasi befasoi me deklaratën, transmeton lajmi.net.

Messi iu drejtua rivalit, Robert Lewandowski, duke i thënë se e ka merituar Topin e Artë falë arritjeve në vitin e kaluar.

“Ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit se ishe fitues i madh”.

Ndërkohë, Lewa u rendit në pozitën e dytë, derisa fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, falë 68 golave për klubin dhe Kombëtaren e Polonisë në vitin 2021./Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

Published

on

Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 “Topi i Artë”.

Pas Messit u rendit, ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe vendin e tretë e zuri mesfushori i Chelseas, Jorginho.

Pas tyre, u rendit sulmuesi i Bayern Munichut, Karim Benzema, në pozitën e katërt dhe mesfushori N’Golo Kante në pozitën e pestë.

Ky është “Topi i Artë” i 7’të për Messin. 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë./21Media/

Continue Reading

Sport

Messi me familje mbërrin në ceremoninë e ndarjes së ‘Topit të Artë’

Published

on

Lionel Messi ka arritur tani në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”.

Bashkë me Messin janë edhe tre djemtë e tij dhe bashkëshortja.

Messi bashkë me Lewandowskin janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim. Në rast se Messi e fiton, ky do të ishte Topi i shtatë i Artë për të.

Continue Reading

Aktuale