Connect with us

Lajme

Në mërgim prej vitit 1400, pasardhësi i familjes Muzaka rikthehet në atdhe

Published

on

Një nga pasardhësit e familjes Muzaka ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Të larguar prej atdheut që prej vitit 1400, Jozef Muzaka rrëfen se traditat, veshjet dhe festat janë ruajtur ndër shekuj me shumë fanatizëm.

Në vitet 1400 mërguan në Itali, dhe në 1900 një pjesë e tyre në Amerikë, por sot jemi në shtëpinë e një prej trashëgimtareve, që ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në Shqipëri

“Ishte dëshira e gruas që të ktheheshim këtu dhe gjithçka që dimë dhe investonim në Amerikë ta bëjmë në Shqipëri. Vendosëm të vijmë dhe t’i japim mundësinë fëmijëve nëpër zonat ruralë, të aktivizohen. Kemi krijuar një ligë futbolli, kampionat volejbolli për vajzat, kemi ngritur edhe kampe verore në disa fshatra”, shprehjet Jozef Muzaka.

Të mos kthehesh pas në kohë, do të ishte një humbje kur në shtëpi të pret një arbëresh që me shumë pasion tregon një kalvar të gjatë historish të familjes së tij dhe të tjerave që qëndrojnë në “Piana degli Albanesi”.

“Është një histori e gjatë, por Piano de Albanezi u bë qendra e Arbëreshëve. Familja ime u zhvendos në Center Kristina, ku krijuan qeverinë e tyre dhe stërgjyshi im drejtonte tregtinë dhe verërat. Bënim tregti me familjet e pasura në Francë deri sa marrëdhëniet Francë-Itali u prishën dhe tregtia pothuajse u bllokua. Stërgjyshi vendosi të na dërgonte në Amerikë. Vetë u kthye sërish në Sicili dhe një pjesë u sëmurën, një histori që ka shumë dritëhije.

Për bashkëshorten Jola, që u bë pjesë e familjes Muzaka 10 vite më parë, të shihte traditat e Arbëreshëve ishte padyshim një surprizë e bukur.

“Arbëreshët e Italisë i kanë ruajtur më mirë traditat, jam habitur se sa mirë i këndojnë disa këngë të vjetra”, tregon ajo.

“Gege” është një nga fjalët e vjetra shqipe që arbëreshët e kanë ruajtur dhe Jozefi na trego dhe disa të tjera.

“Shumë njerëz thonin është Gegë? Por nuk është kjo. Ishte “ Gegem” një fjalë e vjetër që sot korrespondon fjalës “më dëgjo”.

Gjyshi thoshte shpesh, “e pra ga vemi de hor e de hor”? Për shumë vite askush nuk e dinte çfarë do të thoshte ajo, por sot e dimë që thoshte; “e pra shkojmë në ‘De Hor’, që do të thotë në qendër të “Piano de albanezi””, shprehet pasardhësi i familjes Muzaka.

Traditën më të madhe të ruajtur në arbëreshët, Jozef Muzaka quan “Fjalën e dhënë”.

“Të parët e mi në Sicili, kanë festuar çdo aktivitet dhe ruanin çdo traditë por një pjesë që na diferenconte nga të gjithë, dhe aty kuptohej që ishim ndryshe ishte bashkimi i madh i familjes. Gjithë jetën na ishte thënë të gjithëve, fjala është gjithçka, mbajeni fjalën dhe kur më pyetët për traditat unë them që kjo ishte tradita më e madhe dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kjo ishte trashëguar por që sot nuk e shohim shumë”, thotë ai.

Por a është duke humbur gjuha arbëreshe dhe si duhet të ruhet ajo. Çfarë duhet bërë më shumë nga shteti amë që sidat e sotme t’i kapërcejmë.

“Është e rëndësishme mos të humbasë historia sepse është e dëmshme që mos të kesh identitet. Nuk duhet harruar kurrë se nga jemi dhe nga vijmë për këtë kemi luftuar”, shprehet ai.

Jozef Muzaka u kthye për të qëndruar dy javë me bashkëshorten në Shqipëri, por dashuria për vendin bëri që të merrnin vendim për të jetuar këtu./Euronews/

Continue Reading

Lajme

Bozhinovski: LSDM humbi legjitimitetin nga zgjedhjet e mëparshme

Published

on

Vladimir Bozhinovski në emisionin “24 analiza” tha se dështimi i LSDM-së në këto zgjedhje është për shkak të dëshpërimit që qytetarët kanë pritur nga kjo parti.

“Janë dëshpëruar për zhvillimin e shtetit në disa aspekte dhe pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhjet e kaluara, LSDM filloi t’i humb dhe të bie”, tha Bozhinovski.

Ai tha se nga viti i kaluar ka ndryshyar perceptimi pozitiv ndaj Filipçes dhe shtetit dhe në vend të mbështetjes, ka perceptim negativ.

“Gjithmonë zgjedhjet lokale janë kombinim për punën e kryetarit dhe puna e qeverisë. Edhe në vitin 2017 ishin zgjedhje lokale dhe ato ishin zgjedhje ku qeveria mori legjitmitetin”, tha Bozhinovski./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Ish-sekretarja e kampit nazist del para gjyqit për vrasjen e 11.000 njerëzve

Published

on

Një ish-sekretare 96-vjeçare e kampit të përqendrimit nazist është paraqitur para gjyqit në Gjermani për dyshimin se ka bashkëpunuar për vrasjen e mbi 11.000 njerëzve të burgosur aty.

Furchner e cila ishte 18 vjeç kur filloi të punonte në kampin Stutthof në Poloni si sekretare e komandantit Paul Werner Hoppe, po gjykohet në një gjykatë për të rinjtë për shkak të moshës së saj kur krimet u kryen.

Pasi tentoi të ikte nga gjyqi në shtator, duke dalë nga shtëpia dhe më pas udhëtoi me një taksi, ajo u arrestua disa orë më vonë dhe u dërgua në mbajtje për pesë ditë, raporton Guardian.

Përveç emrit, adresës së saj dhe se është e ve, ajo nuk i është përgjigjur asnjë pyetje tjetër.

Gjykatës iu tha se ajo “duhet të ketë qenë e informuar për të gjitha ngjarjet” që ndodhën aso kohe nga nazistët në Stutthof për shkak të rolit të saj kyç administrativ.

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që kanë importuar “Fingerprint”

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.

“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.

Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?

“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.

Mavrovë- Rostushë

Pjesëmarrja: 31%

Votues: 10.144

Kanë votuar: 3.144

Votat e nevojshme: 3.381

Mungojnë: 237 vota

Qendër Zhupa

Pjesëmarrja: 25,60%

Votues: 7.317

Kanë votuar: 1.873

Votat e nevojshme: 2.439

Mungojnë: 566 vota

Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ -ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë. /Alsat M/

Continue Reading

Aktuale