Connect with us

Sport

Lotët e vogëlushit pas golit të Polonisë bëhen virale

Published

on

Shqipëria nuk ia doli të triumfonte ditën e djeshme përballë Polonisë në një “Air Albania” të tejmbushur me tifozët “kuqezi”.

Padyshim që ishte një humbje që na zgjon nga “ëndrra” për Botërorin, Katar 2022 edhe pse matematika na mban ende në lojë.

Mbështetësit e Kombëtares ishin të mëdhenj e të vegjël, e me këta të fundit që duket se e kanë përjetuar akoma me keq disfatën.

Ditën e sotme janë bërë virale pamjet e një vogëlushi shqiptar që shpërthen në lot pas golit të pësuar në minutën e 78. Padyshim që janë lotë që tregojnë dashurinë për atdheun, dashurinë për ngjyrat dhe për kombin. RT.

Continue Reading

Sport

Autogoli më qesharak i javës shënohet në takimin Shakhtar – Real Madrid (Video)

Published

on

Skuadra e Real Madridit ka kaluar në avantazh ndaj Shakhtarit.Ishte mbrojtësi, Sergi Krystov që realizoi autogol për ta kaluar Realin në avantazh në këtë duel, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati aktual i takimit është 0-1.

Ja autogoli qesharak

V I D E O

Continue Reading

Sport

Ajax – Dortmund, formacionet zyrtareAjax – Dortmund, formacionet zyrtare

Published

on

Sonte zhvillohet derbi në grupin C të Ligës së Kampionëve.

Ajax dhe Borussia Dortmund do të ballafaqohen nga ora 21:00.

Të dyja ekipet kanë bilanc perfekt pas dy ndeshjeve të para dhe kanë nga gjashtë pikë të grumbulluara.

Pritet një përballje e zjarrtë sonte pasi të dyja skuadrat do të mudnohen të dalin në krye të tabeles.

Formacioni i Ajaxit: Pasveer, Timber, Alvarez, Gravenberch, Tadic, Antony, Mazraoui, Blind, Martinez, Haller, Berghuis

Formacioni i Dortmundit: Kobel, Hummels, Akanji, Brandt, Meunier, Witsel, Malen, Bellingham, Schulz, Reus, Haaland /Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon të tregoj të vërtetën!

Published

on

Novak Gjokoviq mund të heqë dorë nga objektivi për të fituar Grand Slam-in në Australian Open, pasi kreu i shtetit të Victorias vendosi që në këtë kompeticion të marrin pjesë vetëm tenistët që janë vaksinuar.

Tenisti serb nuk zbuloi nëse është vaksinuar apo jo, por deklaroi se e sheh si të tepruar gjykimin e njerëzve nga fakti nëse e kanë bërë apo jo vaksinën, ndaj u shpreh se do të vendosë shumë shpejt mbi pjesëmarrjen ose jo në Australian Open.

“E vërteta është se nuk e di nëse do të konkurroj, pasi situata nuk është e mirë.

Brenda 2-3 javësh do të marrim një vendim final. Më duket e tmerrshme që shoqëria të gjykon në bazë të një vaksine. Nuk dua të marr pjesë në një luftë mediatike dhe as nuk dua të tregoj nëse e kam bërë apo jo vaksinën”, deklaroi Gjokoviq.

Continue Reading

Aktuale