Connect with us

Denoncime

IM: Teuta Arifi në panik, nëpër lagjet e Tetovës tentohet të ‘blihet’ vota me ‘begatona’

Published

on

Kryetarja aktuale e Tetovës Teuta Arifi, aktualisht edhe kandidate nga radhët e BDI-së për mandatin e tretë të saj në krye të Tetovës, po gjendet në panik. Arifi, siç duket nga anketat e fundit ka një rënie të dukshme dhe është në disavantazh me kandidatët e tjerë për kreun e komunës. Platforma e kopjuar e Arifit nuk po e ndihmon në zgjedhje, ajo tani me ekipin e saj kanë zgjedhur mënyrë tjetër për të tërhequr votuesit.

Një nga metodat e tërheqës së votuesve, apo e blerjes së ‘votës’ në mënyrë të fshehtë, është edhe shtrirja e begatonave nëpër lagjet e qytetit. Në disa lagje të qytetit, shihen begatona të shumta të vendosura natën nga ana e Komunës së Tetovës si ‘premtim’ parazgjedhor ndërsa në realitet paraqet tentim për blerje të votave. Në shumë lagje të Tetovës po premtohet blerje të votave në këmbim të begatonave, ndriçimit publik etj./infomagazin.net/

Continue Reading

Denoncime

ASH: Agjitim dhe presion mbi të punësuarit në NPK Tetovë

Published

on

Drejtori i NPK Tetovë shkel Kodin Zgjedhor, agjiton tek të punësuarit përmes mesazheve në viber që të votojnë Teuta Arifin, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.-thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarë.

Continue Reading

Denoncime

ASH: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Published

on

Kryetari i Komunës së Strugë dhe rikandidat pë kryetar nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ramiz Merko edhe një ditë para zgjedhjeve në ditë heshtje zgjedhore ka vazhduar të asfalton rrugë, përcjell in7

Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës përmes komunikatës për media:

Denoncimi i plotë:

Duam të denoncojmë sot, shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës. Në ditën e heshtjes zgjedhore makineritë e kompanive dhe biznesve të afërta me Ramiz Merkon po asfaltojnë rrugica nëpër fshatra të ndryshme të Strugës. Të gjitha këto pa kurrfarë leje, pa procedurë tenderimi dhe jashtë çdo rregulle ligjore. Ekipi ynë i juristëve po bën parashtresat e duhura. Janë të njoftuara edhe Prokuroria dhe Policia, të cilat duhet të dalin në terren dhe të marrin masat e nevojshme.

Asfalti dhe punët ilegale nuk do ta shpëtojnë as Ramiz Merkon, po as edhe bashkëpunëtorët e tij, që kanë shkelur dhe po e shkelin ligjin vazhdimisht.

Qytetarë, ruajeni qetësinë. Ka mbetur edhe pak orë. Struga po u kthehet struganëve!-theksojn nga ASH-ja./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

ASH: Talat Xhaferi shkel heshtjen zgjedhore

Published

on

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shquptarët thuhet se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot është fotografuar dhe incizuar duke agjituar dhe shkuar shtëpi më shtëpi.

Ata shtojnë se ai është parë në fshatin Forinë prej nga ai vjen dhe në fshatin fqinj në Çegran.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, përveç kreu aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, garojnë edhe Nevzat Bejta nga BDI, Renata Elezi nga PDSH dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Continue Reading

Aktuale