Connect with us

Teknologji

Telegram: 70 milionë përdorues të rinj u shtuan gjatë rënies së Facebook-ut

Published

on

Aplikacioni për mesazhe, Telegram, ka fituar rreth 70 milionë përdorues të rinj gjatë periudhës sa ka qenë jashtë funksionit aplikacioni Facebook më 4 tetor, ka thënë themeluesi i tij Pavel Durov.

Të hënën, miliona njerëz nuk kanë pasur qasje në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për gati gjashtë orë.

Facebook ka thënë se disa ndryshime në konfigurim kanë qenë fajtore për këtë mosfunksionim.

“Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”, ka thënë Durov në një postim në Telegram.

Durov ka thënë se disa përdorues në Shtetet e Bashkuara mund të jenë përballur me shpejtësi më të vogël, ndërkohë që miliona persona kanë tentuar të hapin llogari.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Konkurrencë, Margrethe Vestager, ka thënë se bllokimi ka demonstruar pasojat e mbështetjes në disa lojtarë të mëdhenj dhe ka theksuar nevojën për më shumë rivalë.

Rusia ka thënë se incidenti ka treguar se Moska ka pasur të drejtë kur ka kërkuar të zhvillojë platformat e saj në internet, ashtu si edhe rrjetet sociale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. /rel/

Continue Reading

Teknologji

Sa i besoni celularit tuaj? Një studim i ri tregon se sa të sigurtë janë celularët

Published

on

Si shumë njerëz, ju ndoshta e mbani celularin tuaj në xhep gjatë gjithë kohës. Madje mund të jeni i dashuruar me këtë pajisje, të cilës i besoni të gjitha sekretet dhe fotot tuaja më intime, shkruan SCSS.TCD.

Megjithatë, telefonat inteligjentë Android janë shumë larg të qenit të besueshëm, sipas një studimi të fundit.

Studimi, i cili u krye nga ekipet e Universitetit të Edinburgut në Skoci dhe Trinity College Dublin në Irlandë, ka zbuluar disa sekrete që lidhen me përdorimin e telefonave inteligjentë të pajisur me sistemin Android.

Profesori Doug Leith nga Trinity College Dublin, së bashku me Dr.Paul Patras dhe Haoyu Liu nga Universiteti i Edinburgut, analizuan të dhënat e dërguara nga gjashtë variante të Android Os të zhvilluara nga Samsung, Xiaomi, Huawei, Realme, LineageOS dhe e/OS.

Ajo çfarë ata zbuluan është se edhe kur konfigurohet minimalisht dhe celulari nuk është në gjendje pune, këto variante të Android të personalizuara nga shitësit transmetojnë një sasi të konsiderueshme informacioni tek zhvilluesi i OS dhe gjithashtu tek palët e treta (Google, Microsoft, Linkedin, Facebook etj) që kanë para-aplikacionet e instaluara të këtij sistemi.

Continue Reading

Teknologji

Paralajmërimi nga NASA: Shtatë asteroidë të mëdhenj kalojnë pranë tokës këtë javë!

Published

on

By

Paralajmërimi nga NASA: Shtatë asteroidë të mëdhenj kalojnë pranë tokës këtë javë!

Disa asteroidë të mëdhenj pritet të lëvizin pranë tokës në javët e ardhshme. Njëri prej tyre, i quajtur “2004 UE”, ka një madhësi sa godina e “Empire State”.

Dy të tjerë pritet të kalojnë pranë planetit tonë të shtunën, të ndjekur nga disa të tjerë gjatë ditëve në vijim sipas të dhënave të publikuara nga qendra e NASA-s për Studimin e Objekteve pranë Tokës.

Gjatë të premtes, një tjetër asteroid, me një diametër deri në 525 metra, më i madh se Piramia e Gizës në Egjipt u pa të fluturonte rreth 3.5 milion milje larg tokës raportoi “Usa Today”.

Objektet pranë tokës përcaktohen nga NASA si “kometa dhe asteroidë që janë tërhequr nga fusha grabitacionale e planetëve”.

Megjithatë nuk ka vend për frikë sipas ekspertëve të NASA-s. Edhe pse kalojnë pranë nesh, ata janë shumë larg për të shkaktuar dëme thonë ekspertët.

“Astronomikisht, këto po afrohen me Tokën. Por në aspektin njerëzor, ato janë miliona kilometra larg dhe nuk mund të afrohen më shumë se miliona kilometra ” tha Paul Chodas, ekspert i NASA-s.

Një nga afrimët më të madhe do të bëjë asteroidi 2021 TJ15, i cili do të kalojë pranë tokës të shtunën, në të njëjtën distancë me hënën ose 238.854 milje larg.

“Ai asteroid ka një diametër prej 5.6 deri në 13 metra Ky është një asteroid i vogël që afrohet në distancën e hënës. Por ai nuk mund ta godasë tokën. Nuk ka asnjë shans për këtë”

Continue Reading

Teknologji

Gomat pa ajër për makinat, tani më pranë realitetit

Published

on

Pas shumë hipotezash s spekulimesh, gomat e makinave pa ajër të ngjeshur duket se po bëhen realitet. Industria thotë se prej vitit 2024 ato do të nisin të përdoren nga shoferët, dhe ndoshta do të jenë më të mira edhe për ambjentin.

Pas disa vitesh pritjeje e testimesh, gomat pa ajër premtojnë t’u japin shoferëve një eksperiencë drejtimi pa probleme. Por me masën e ekzagjeruar të marketingut të ditëve të sotme, a do të jetë kjo e vërtetë?

Industria e automobilëve është duke vrapuar me të katërta drejt teknologjive të reja në të gjitha fushat, që prej emetimeve të karbonit deri te drejtimi autonom i automjeteve.

Por tashmë duket se po arrijmë te gomat e paçpueshme.

Uptis është një prej prototipeve të gomave pa ajër, që rrethon një rrotë alumini dhe përbëhet prej plastike të përforcuar me fibra xhami, të njohura si GFRP. Gjurma e konsumit të gomës do të jetë e njëjtë me ato që jemi mësuar të shohim deri tani, por pjesët anësore do të jenë ndryshe, dhe të hapura.

Kjo pasi siç e thotë dhe emri i saj, nuk do të ketë ajër brenda, por përsëri gomë.

Pneumatikët pa ajër janë me provë shpimi pasi mund të kalojnë mbi gozhdë, xhama apo çdo gjë tjetër, prandaj nëse rezultojnë të suksesshme, ato do të mbeten gjatë.

Continue Reading

Aktuale