Connect with us

Lajmet kryesore

Kompania farmaceutike Merck: Ilaçi eksperimental zvogëlon efektet më të rënda të COVID-19

Published

on

Kompania farmaceutike Merck & Co tha të premten se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 përgjysmon shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij.

Nëse miratohet, ilaçi i firmës Merck do të ishte pilula e parë që do të përdorej për të trajtuar COVID-19, një hap potencialisht i madh në përpjekjet për të luftuar pandeminë. Të gjitha terapitë për COVID-19 të autorizuara tani në Shtetet e Bashkuara kërkojnë një injeksion intravenoz.

Kompania Merck dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics thanë se rezultatet fillestare treguan se pacientët që e morën ilaçin, e quajtur “molnupiravir”, brenda pesë ditëve të para të shfaqjes së simptomave të COVID-19 kishin 50 për qind më pak shanse për t’u shtruar në spital dhe për vdekje, krahasuar me pacientët që morën një pilulë falso.

Studimi ndoqi 775 të rritur me simptoma të lehta deri në të moderuara të COVID-19 të cilët konsideroheshin me rrezik më të lartë për sëmundje të rënda për shkak të problemeve shëndetësore të tilla si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës.

Në mesin e pacientëve që morën ilaçin molnupiravir, 7.3% ose u shtruan në spital, ose vdiqën në fund të 30 ditëve, krahasuar me 14.1% të atyre që morën pilulën falso. Sipas kompanisë Merck, nuk pati vdekje në grupin e atyre që morën ilaçin pas kësaj periudhe kohore krahasuar me tetë vdekje në grupin e atyre që morën pilulën falso. Rezultatet u publikuan nga kompania dhe nuk janë rishikuar nga ekspertë të tjerë. Merck tha se ka në plan t’i prezantojë ato në një takim të ardhshëm mjekësor.

Një grup i pavarur ekspertësh mjekësorë, që vëzhgonte provat, u shpreh se ato nuk kishin nevojë të vazhdonin më tej, pasi edhe deri në atë fazë të përkohshme, përfundimet ishin mjaft bindëse. Drejtuesit e kompanisë thanë se janë në diskutime me Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe planifikojnë të paraqesin të dhënat për shqyrtim në ditët në vijim.

“Ai tejkaloi atë që mendova se ilaçi mund të ishte në gjendje të bënte në këtë provë klinike,” tha Dr. Dean Li, nënpresident në departamentin e kërkimeve të kompanisë Merck. “Kur sheh një ulje 50% të shtrimit në spital ose vdekjeve, është një arritje klinike thelbësore”.

Në provat klinike të ilaçit u raportuan efekte anësore nga të dy grupet, por ato ishin më të zakonshme në grupin që mori një pilulë falso. Kompania nuk i specifikoi problemet.

Rezultatet e studimit të mëparshëm treguan se ilaçi nuk sillte përfitime për pacientët që tashmë ishin shtruar në spital me simptoma të rënda.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ilaç antiviral, remdesivir-in, për COVID-19 dhe kanë lejuar përdorimin urgjent të tre terapive me antitrupa, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë virusin. Por të gjitha barnat duhet të jepen me injeksion në spitale, ose klinika mjekësore dhe furnizimet janë pakësuar për shkak të përhapjes së variantit delta.

Ekspertët shëndetësorë, përfshirë ekspertin kryesor amerikan të sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci kanë kërkuar prej kohësh një pilulë të përshtatshme, që mund të marrin pacientët kur shfaqen për herë të parë simptomat e COVID-19. Medikamente të tilla shihen si jetike për kontrollin e valëve të ardhshme të infeksionit dhe zvogëlimin e ndikimit të pandemisë.

Ilaçi i kompanisë Merck funksionon duke ndërhyrë në një enzimë që përdor koronavirusi për të kopjuar kodin e tij gjenetik dhe për të riprodhuar veten. Ilaçi ka treguar ndikim të ngjashëm edhe kundër viruseve të tjerë.

Qeveria amerikane është zotuar të blejë 1.7 milionë doza të ilaçit nëse autorizohet nga FDA-ja. Kompania Merck ka thënë se mund të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit dhe ka kontrata me qeveritë në mbarë botën. Kompania nuk e ka bërë të ditur çmimet e ilaçit./VOA/

Continue Reading

Lajme

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

By

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,23 % në raport me vendimin e datës 12.10.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 2,197 %, te nafta për 2,842 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,853 % dhe te mazuti për 0,554%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,164%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e e përcaktimit të çmimieve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 12.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,249 den/kilogram dhe tani do të jetë 43,010 den/kg.

Nga data 19.10.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 76,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,010 (denarë/kilogram).

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.10.2021.

Continue Reading

Kosovë

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Published

on

By

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Bahtiri pajtohet me humbjen: Telefonon Bedri Hamzën për t’ia uruar fitoren

Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, është pajtuar me humbjen që ka pësuar dje në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook tha se e kishte telefonuar Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së që doli i pari në këto zgjedhje.

Ai shkroi se në garë është e natyrshme që dikush fiton e dikush humb dhe këtë e vendos populli.

‘’ Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten’’, shkroi Bahtiri.

Kujtojmë se Bahtiri mblodhi vetëm 34.40% të votave nga qytetarët mitrovicas.

Hamza arriti të mbledhë 53.86% të votave nga qytetarët e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

”Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës”/gazetametro.net

Continue Reading

Bota

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi, 5 fëmijë në mesin e tyre

Published

on

By

Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet në Indi

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve.

Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur.

Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë.

Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi.

Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut.

Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët.

Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Continue Reading

Aktuale