Connect with us

Kolumna

Tragjedia në Spitalin e Tetovës

Published

on

Nga: Frymzim Dauti

Projekti qeveritar disa milionë euro për bararakat në spitale për të sëmurët të infektuar me virusin covid 19 është padyshim njëra ndër projektet më të koruptuara në dekadat e fundit tek ne. Edhe pse ata baraka duhej të kishin qëllimin që të shpëtonin jetë, fatëkeqësisht, baraka në Spitalin e Tetovës i shuajti shumë jetë të pacientëve. Kaloi afërsishtë një muaj dhe ne ende nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjegjës apo i dyshuarë për këtë tragjedi. Prolongimi i gjatë dhe i qëllimshëm për dhënie të informacioneve bazë publikut, si dhe menaxhimi i situatës pas tragjedisë, na le të dyshojmë se përgjegjës për këtë tragjedi është vetë qeveria.
Cka i karektizon institucionet gjatë menaxhimit të situatës pas tragjedisë në Tetovë?

1.Manipulimi – Menjëherë pas tragjedisë, kryetari i shtetit u shpreh para mediumeve se prokuroria do të përpiqet për zbardhje të shpejtë të shkaqeve të tragjedisë. Mirëpo pas disa ditëve doli prokurorja plakë para mediumeve dhe tha se procesi do të ecë ngadalë pasi bëhet fjalë për dosje me pesë mijë faqe. Megjithate ne e dijmë që gjithësejtë janë ndërtuar 20 baraka në shërbim të spitaleve në gjithë Maqedoninë e Veriut. Prandaj dhe mendojë se ato 5000 faqe mund të jenë për gjithë projektet në Maqedoninë e Veriut. Nëse dosja prej 5000 faqe është e vërtetë, ai fakt nuk përfaqëson asnjë problem. Kjo pasi që 20 projekte të veçanta nëse pjestohen me numrin 5000 atëherë kuptojmë se dosja për projektin e barakës në Tetovë nuk mund të jetë më shumë se 250 faqe. Megjithate për ta lexuar në dosje përbërjen e materialit me të cilën është ndërtuar baraka në Tetovë, nuk ka nevojë të lexohen më shumë se dy faqe të dosjes. Pra, ato dy faqe prokurorja i shndëroi në 5000 faqe, me qëllim të prolongimit të dhënies së informacionit publikut. Tani parashtorohet pyetja logjike se pse prokuroria tentonë të shtyjë zbardhjen e shkaqeve që sollën tragjedinë si pasojë e diegies së barakës në spitalin e Tetovës brenda 2 minutave?

2. Korupcioni- Nga inçizimet që i pamë në internet por edhe nga prononcimet në media të dëshmitarëve të rastit të tragjedisë në Tetovë, kuptojmë që baraka në fjalë u dogjë brenda 2 minutave. Arritja e zjarrëfikësve në kohë nuk ndihmoi që të shpëtoheshin jetët e pacientëve nga zjarri. Kjo nënkupton që në ndërtimin e barakës janë përdorur materiale të ndaluara për ndërtimin e një objekti, e ku do të shërrohen të sëmurët në gjendje të rëndë. Diegia për dy minuta e objektit si dhe lajmet që dolën në mediume se tenderin për ndërtimin e barakave e kishte fituar firma e bashkëpartiakut dhe të ish zavendësit të Kryeministrit aktual, na lejojnë të dyshojmë që bëhet fjalë për një tender koruptivë.

3. Skandali – Lajmi për peticionin e drejtorëve të spitaleve që të mosshkarkohej nga detyra Ministri i Shendetesise është dëshmi për shumë media shqipe të koruptuara apo të varura nga subvencionet e pushtetit, e të cilat shërbejnë si mjetë të propagandës së pushtetit. Në vend që ata media shqipe ta gjykonin një veprim të tillë të Ministrit të Shëndetësisë, ata dolën me tituj bombastikë se drejtorët e spitaleve kërkojnë që me çdo kusht të mbetetet në detyrë ministri në fjalë. Nëse mediumet në fjalë do të ishin në shërbim të qytetarëve ata do ta titullonin lajmin si vijon: “Skandal, Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje i detyron drejtorët e spitaleve të nënshkruajnë deklaratë për mosshkarkimin e tij dhe të njejtën ta publikojnë në mediume”.

4. Spini – Zv. Ministri i Shëndetësisë, pasi që ofroi dorëheqjen në mediume sociale dhe pasi nuk prononcohet se pse nuk deponohet dorëheqja e tij në parlament, shkruante se edhe ai kishte dyshimet e tija për ate se si ka ndodhur tragjedia në Tetovë. Këtë dyshim të tij ai e hodhi në qarkullim me qëllim që qytetarët të flasin për një konspiracion të mundshëm kundër partisë në pushtetë. Si duket zv. Ministrin në fjalë nuk e bindën fakti dhe incizimet se objekti në fjalë u dogjë brenda 2 minutave. Megjithate, edhe sikur hipotetikishtë të merret si e vërtetë mundësia që zjarri në barakë të ketë qenë i qëllimshëm, tragjedia do të evitohej pa asnjë viktimë nëse baraka nuk do të ishte ndërtuar nga plastika që digjet brenda disa sekondave. Partitë e pushtetit ende përpiqen që ky spin ta qarkullojë që të flitet në opinionin publik nëpërmjetë ndihmës së mediumeve dhe mediave sociale.

5. Urejta – Urejtja ndaj shqiptarëve e shumë anëtarëve të LSDM-së doli në sipërfaqe pas kësaj tragjedie. Ata që i aplauduan Kryeministrit, i cili pyetjes së gazetarit për tragjedinë i ju përgjigjë se kjo çështje është bërë banale, aplauduan pasi që viktimat ishin shqiptarë. Te kishin qene viktimat jo shqiptarë kuptohet se për gjithë këtë situatë me ndryshe do te reagohej. Kjo faktografi dëshmon së mentaliteti i bazës së LSDM as 1 % nuk ka ndyshuar për sa i përket urejtjes ndaj shqiptarëve.

6. Absurditeti – „Po te mundej të ngjalleshin te vdekurit do te largohem edhe nga politika.“ Kjo fjali është e Kryeministrit aktual, si përgjigje të një gazetari për dorëheqjen e tij për shkakë të tragjedisë në Tetovë. Jo Kryeministri, por çdo njeri që para mediumeve, në një situatë shumë serioze, fletë një fjali të tillë jo-logjike duhet t’i merret aftësia e veprimit.

7. Jo-transparenca – Përveq jo transparencës nga ana e prokurorisë dhe qeverisë për tragjedinë në Tetovë, ne jemi dëshmitarë të një jotransparencë të skajshme të zyrës së Bankës Botërorë që vepronë në Maqedoninë e Veriut. Transparenca e saj ishte shumë e rëndësishme pasi që ajo ka financuar nëpërmjetë kredisë së saj projektin për ndërtimin e barakës në spitalin e Tetovës. Perpjekja e zyrës së Bankës Botërore që nepermjet mediumit DW të plasonte në opinion disa informacione jo të plota dhe të hudhte përgjegjësin e saj institucioneve të shtetit aspak nuk e amneston jotransparencën e saj me këtë rastë. Pas një veprimi të tillë të zyrës në fjalë nuk do të habiteshim nëse dëshmohet se edhe ata kanë fajë në këtë tragjedi.

8. Diktatura – Arestimi dhe paraburgimi i protestuesve në Tetovë, të cilët protestuan në një protestë të lajmëruar në organet e shtetit, dhe të cilët ishin paqësorë edhe pse u penguan nga policia, dëshmon se pushteti është në panik. Se pse u penguan protestuesit në marshin e tyre nuk mund ta kuptojë asnjë kokë e arsyeshme. Se pse i kërcënon pushteti organizatorët e protestuestave të ardhëshme për këtë çështjë me burgosjen e tyre është absurde për ta kuptuar. Mirëpo këta vendime të palogjikshme të pushtetit dëshmojnë se ata janë në hallë të madh dhe si rezultat e dëmtojnë ende më shumë veten e tyre me këtë sjellje diktatoriale.

9. Frika – Mënyra se si pushteti e menaxhoi situatën pas tragjedisë në Tetovë dëshmon se ata kanë frikë se në këtë moment nuk e kanë të sigurtë shumicën parlamentare për të emëruar Ministër dhe Zavendësministër të ri të Shëndetësisë pas dorëheqjeve jo të sinqerta. Për të evituar një situatë të tillë, pushteti, me ndihmën e prokurorisë, ministrisë së shëndetësisë, drejtorëve të spitaleve, mediumeve, analistëve mediatik, kryetarit të parlamentit, policisë, dhe Gjykatës së Tetovës përpiqen që ta relativizojnë tragjedinë në fjalë.

10. Dështimi – Edhe përkundër gjithë këtyre përpjekjeve, pushteti nuk arriti që ta relativizonte tragjedinë në Tetovë. Përpjekja e tyre johumane për tu përpjekurë që t’i mbrojnë përgjegjësitë dhe t’i ikin përgjegjësisë së tyre, do të dënohet në zgjedhjet lokale që i kemi pranë. Kuptohet që pushteti nuk do t’i humbë zgjedhjet vetëm për shkak të kësaj tragjedie, megjithate tragjedia në Tetovë i motivoi edhe ata më të painteresuarit që ta luftojnë këtë pushtetë të koruptuar. Humbja e partive të pushtetit në këta zgjedhje pritet që të jetë e madhe.

Si pasojë, menjëherë pas zgjedhjeve lokale pritet të kemi ndërim të pushtetit nga ana e parlamentit, pa patur nevojë që të shkohet në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Kolumna

Si ta përmirësojmë mirëqenien mendore

Published

on

Autore: Mr. sc. Sema Halili- Psikologe e Licencuar në Psikologjinë e Shëndetit Mental,Magjistre e Psikologjisë Klinike, Gestalt Psikoterapeute e Licencuar nga EAGT/Trajnere, EMI Practioner dhe Psikotraumatologe.

Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetveten. Kjo do të thotë që:

• Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e doni vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik
• E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.
• Gjykoni veten sipas standardeve të arsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllim të pamundshme, si për shembull “Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim”, dhe mos e dënoni vetën nëse nuk ia arrini.

Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqeni me marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parashohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.

Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetveten e përballojnë jetën.Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Këto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi të mirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjo e bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështirësitë dhe fatkeqësitë që hasim.

Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nuk mund t’i shohin gjërat pikërisht në të njëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë. Nëse ne rritemi duke besuar se bota është ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.

Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprapë ndodh.

Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vendim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatërruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojmë vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështirësitë dhe çfarëdo që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atëherë pason ndjenja e shkatërrimit personal.

Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.
Çdoherë kur frikësohemi se do të shkatërrohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.
Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:
• dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë,
• fajësimi i vetës dhe depresioni,
• duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tonë dhe të frikohemi të dalim jashtë,
• duke bërë punë më shumë e më shumë,
• duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë.

Si zëvendësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajësojmë vetveten për çdo gjë që shkon keq, atëherë e fajësojmë vetveten për atë fatkeqësi që ndodhë.

Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitiv për veten tonë dhe nëse e humbin dikë, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemëruar. Kur diçka ose dikush na kërcënohet, ne frikësohemi por jo të shkatërrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetveten. Shkaktarët e shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.

Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangshme shumë njerëz heqin dorë nga vetvetja. Nëse ne e shohim veten si të keq dhe të papranuar dhe besojmë që jetojmë në “një botë” ku të mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetveten si të parëndësishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i themi vetvetes “unë nuk duhet të jem e lumtur”. Nëse frikësohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të na shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshpërimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohet ne nuk veprojmë asgjë ta përmirësojmë jetën tonë por ne atëherë vetëm vuajmë dhe i dorëyohemi kësaj ndjenje.

Nëse ndjehem mentalisht i/e thyer, çka mund të më ndihmojë?

Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njëjtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idetë dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetvetes: “Unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetveten. Unë do sillem mirë ndaj vetvetes, kujdesem për vetveten dhe nuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time”. Duke u sjell me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të ju bëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdesshëm se si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.

Continue Reading

Aktuale