Connect with us

Shëndeti

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

Published

on

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se grupi ka pezulluar procesin e miratimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, për shkak të disa shkeljeve që u zbuluan gjatë inspektimit të një fabrike në Rusi, muaj më parë.

Jarbas Barbosa, ndihmësdrejtor në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit – zyrë rajonale e OBSH-së për Amerikën – tha se në njërën nga fabrikat ku po prodhohet vaksina, do të kërkohen inspektime të reja.

Fabrika “duhet ta marrë këtë këshillë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH-ja është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajmin se fabrika e tij është në rregull”, tha Barbosa.

Në një raport të publikuar në qershor, OBSH-ja ka thënë se ka gjetur shkelje të shumta në një fabrikë në pronësi të kompanisë farmaceutike ruse “Pharmstandard”, në qytetin Ufa.

Sipas OBSH-së, shkeljet kanë të bëjnë edhe me “zbatimin e masave adekuate për të zbutur rreziqet e ndotjes”.

Fabrika ka thënë më vonë se i ka adresuar këto shqetësime.

Continue Reading

Shëndeti

MSH: Të vaksinuarit me “Sinovak” dhe “Sinofarm” dozën e tretë mund ta marrin tre muaj pas rivaksinimit

Published

on

Komiteti nacional për imunizim sot ka sjell vendim me të cilën rekomandohet që qytetarët që janë vaksinuar dhe rivaksinuar me vaksinat e prodhuesve “Sinovak” dhe “Sinofarm”, dozën e tretë të vaksinës mund ta marrin pasi të kalojnë tre muaj nga rivaksinimi, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Vaksinimi me dozën e tretë është me vaksinë të prodhuesit “Fajzer”, ndërsa vaksinimi është pa terminë të caktuar në cilëndo pikë vaksinimi në vend. Për qytetarët që kanë pranuar lloj tjetër të vaksinës, “Fajzer”, “Astra Zeneka” ose “Sputnik V” dozën e tretë të vaksinës mund të marrin pasi të kalojnë gjashtë muaj nga rivaksinimi.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë deri te qytetarët në numër sa më të madh të vaksinohen. Vaksinat përveç që janë efikase poashtu janë të sigurta, theksojmë në rëndësinë e vaksinimit. Apelojmë deri te qytetarët të vaksinohen dhe vetëm ashtu do të mund të arrijmë në imunitet kolektiv dhe të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të SarsKov2”, qëndron në kumtesë.

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse në mëngjes kemi më pak kilogramë

Published

on

Nëse jeni peshuar në mëngjes me siguri keni vënë re se peshoni më pak se pesha juaj normale. Pastaj në mbrëmje, nëse peshoheni sërish do të vini re se jeni 2 kilogram më shumë, por sa gjasa ka t’i keni shtuar gjatë një dite të vetme?

Sipas ekspertëve, ka disa shkaqe që ndikojnë tek pesha e mëngjesit, duke nisur nga fakti i thjeshtë që gjatë natës nuk keni ngrënë ose pirë asgjë. Gjithashtu një tjetër arsye është humbja e ujrave të trupit. Gjatë natës ne humbasim ujë duke marrë frymë, duke djerësitur dhe sigurisht duke shkuar në banjë për të urinuar.

Duke qenë se uji përbën 50-60% të peshës trupore të një të rrituri, këto ndryshime ndikojnë tek kilogramët. Gjatë natës sistemi tretës vijon të funksionojë normalisht, gjë e cila gjithashtu ndikon tek pesha më e ulët e mëngjesit. Të jeni të bindur që edhe gjatë gjumit mund të digjni mjaftueshëm kalori!

Cila është mënyra më e mirë për t’u peshuar?

Mëngjesi! Para se të hani/pini dhe pasi të keni shkuar në tualet. Ekspertët thonë se e mira është peshoheni pa rroba dhe ta mbani peshoren në një vend të qëndrueshëm në vend që ta lëvizni kudo nëpër shtëpi. Rekomandohet të peshoheni 1 herë në javë, por mos u fiksoni pas saj.

Continue Reading

Shëndeti

Pesë ushqimet më të shtrenjta në botë

Published

on

Kuptimi i njerëzve për shprehjen “ushqim i shtrenjtë” ndryshon shumë. Ekziston në të vërtetë një gamë e tërë e produkteve ushqimore që kanë etiketime çmimesh, të cilat kurrë nuk do t’i kishit imagjinuar të jenë të vërteta.

Kërpudha ”Matsutake”

Kjo kërpudhë është aq e rrallë sa çmimi i saj arrin deri në 600 dollarë për një kilogram të vetëm. Kërpudhat ”Matsutake” janë vendase në Japoni, por ato gjithashtu rriten në disa vende të ndryshme aziatike. Sidoqoftë, numri i tyre është ulur ndjeshëm për shkak të efekteve të insekteve dhe pemëve invazive që gjejnë rrugën e tyre në zonat me hije në të cilat rriten kërpudhat.

Kafe ”Kopi Luwak”

Kjo kafe prodhohet në Indonezi, Filipine dhe në jug të Indisë. ”Kopi Luwak” është kafeja më e shtrenjtë në botë. Kostoja e tij shkon deri në 1,200 dollarë për kilogram.

Hajvari i Perlës së Bardhë Albino

Një kilogram i këtij havjari kushton 8,500 €. Breshka albino është më e madhja që jeton në detin Kaspik. Kostoja e havjarit është aq e lartë për shkak të faktit se vezët nga breshka albino riprodhohe shumë rrallë.

Shafrani

Çmimi i shafranit mund të shkojë nga 400 deri në 1000 dollarë për kilogram. Kjo sepse ai rritet vetëm për shtatë ditë në vit në vjeshtë. Mblidhet dhe përpunohet me dorë. Për më tepër, për të mbledhur vetëm 1 kilogram shafran është e nevojshme të merren 300,000 lule.

Supa e foleve të dallëndysheve

Foleja e këtyre zogjve është bërë pothuajse tërësisht nga pështyma e tyre, pa ndonjë shtesë të materialit tjetër. Si pasojë, foletë e tyre janë të rëndësishme në gatimin kinez. Çmimi i lartë i kësaj pjate shpjegohet lehtë sepse mbledhja e foleve të dallëndysheve është një mision paksa i pamundur. Zogjtë ndërtojnë foletë e tyre në shkëmbinjtë e tejdukshëm, ku rreziku i rënies është shumë i lartë. Kostoja e saj është rreth 3,000 dollarë për kilogram.

Continue Reading

Aktuale