Connect with us

Kolumna

Nëse ka vetëm një Zot, pse ekzistojnë kaq shumë fe?

Published

on

Nga Rabini Allen S.Maller

Kjo është një pyetje e mirë, dhe që mua si Rabin më është bërë shpesh. Ja cila është përgjigja ime:Kurani deklaron se Allahu mund të na kishte bërë të gjithë ne monoteistë, pra një bashkësi të vetme fetare. Por nuk e bëri këtë për të testuar përkushtimin tonë ndaj fesë, që i është dhënë secilit prej nesh nga Zoti.

“Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull të vetëm, por plani i Zotit është t’ju provojë në atë që ju ka dhënë:pra të konkurroni në të gjitha virtytet si në një garë. Qëllimi i të gjithëve është që të kënaqin Allahun, i cili do t’ju ​​tregojë të vërtetën e çështjeve mbi të cilat ju garoni”. (Kurani 5:48)

Kjo do të thotë se pluralizmi fetar është vullneti i Zotit. Megjithatë, për shekuj me radhë, shumë besimtarë në një Zot, kanë kritikuar dhe përçmuar fetë e njëri-tjetrit. Madje disa besimtarë kanë imponuar konvertime, dëbime dhe inkuizicione. Të gjithë monoteistët i luten të njëjtit Zot, dhe të gjithë profetët e besimeve monoteiste frymëzohen nga i njëjti Zot. Atëherë, si lindi kjo intolerancë, dhe si mund ta eliminojmë intolerancën fetare nga fetë Abrahamike? Me kërkesën e saj që e vërteta duhet të jetë e pandryshueshme dhe universale, filozofia greke nxiti shumicën e mësuesve të shkrimeve të shenjta gjatë Mesjetës të besonin se feja ishte një lojë me shumën zero:pra sa më shumë të vërteta të gjesh në shkrimet e fesë tënde, aq më pak të vërteta ka në shkrimet e shenjta të fesë tjetër.

Në vend se t’i konsideronin tekstet e ndryshme si plotësuese, ata i cilësuan ato si kontradiktore, duke e shpallur si të rremë tekstin e shenjtë të fesë tjetër. Në vitin 1065 Papa Aleksandri bëri thirrje për një Kryqëzatë kundër maorëve në Spanjë. Pastaj në vitin 1073, Papa Gregori firmosi një​​ shpallje zyrtare duke u kërkuar princave të krishterë të rimerrnin kontrollin e tokave të pushtuara nga myslimanët në Spanjë, mbi të cilat ai pretendoi sovranitetin papnor në bazë të sundimit dhe të drejtës së mëparshme të krishterë. Këto dekrete ishin në fakt fillimi i Kryqëzatave të Krishtera kundër Islamit.

Idetë e Papa Gregorit për luftën e krishterë, u shtrinë edhe në luftën kundër armiqve të brendshëm të Kishës (siç ishin protestantët). Për shembull në vitin 1209, Papa Inoçenti III i kërkoi një grupi fisnikësh në Francën e Veriut të mblidhnin një ushtri bashkë me rajonet e Francës Jugore. Ata organizuan një kryqëzatë shumë të përgjakshme, që përfshiu edhe plaçkitjen e Bezie nga një ushtri e madhe nën autoritetin papnor. Pak para sulmit, që do të sillte vrasjen e 15-20.000 burrave, grave dhe fëmijëve, përfaqësuesi i Papës në atë sulm, Arno Amalrik, raportohet të kenë dhënë një nga urdhrat më famëkeq të historisë:“Vritini që të gjithë. Zoti do t’i njohë kush janë të vetët!”.

4-5 shekujt e ardhshëm të luftërave ushtarake fetare në Evropë dhe Lindjen e Mesme,ishin rezultat i 2-3 shekujve të mëparshëm të luftërave verbale të gjithanshme midis Krishterimit dhe Islamit. E vërteta fetare, u shndërruan në një lojë me shumën zero:çdo gjë pozitive e thënë për një fe tjetër, shihej si një dobësim i fesë së dikujt. Synimi nuk ishte që njerëzit të përpiqeshin në mënyrë modeste të harmonizonin perspektivat e ndryshme fetare mbi një Zot të vetëm; por për të zmadhuar dallimet fetare, përtej çdo kuptimi të arsyeshëm midis të dy palëve.

Në rast se feja do të promovojë paqen në botën tonë pluraliste, ne duhet që ta refuzojmë ideologjinë e lojës me shumën zero, dhe të përhapin mësimet pluraliste që tashmë ekzistojnë brenda shkrimeve tona të shenjta. Në fund të fundit “të gjithë profetët janë vëllezër. Ata kanë të njëjtin baba (Zotin), por nëna të ndryshme (gjuhët amtare, tokat amë, dhe rrethanat unike historike, që shpjegojnë të gjitha dallimet në shkrimet e tyre). Siç tha edhe Ebu Hurejra, I Dërguari i Allahut:“Si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, unë jam më i afërti nga të gjithë njerëzit me Jezusin, birin e Marias. Profetët janë vëllezër nga babai; nënat e tyre janë të ndryshme, por feja e tyre është një”. (Buhari, Libri #55, Hadithi #652).

Pra “Profetët janë vëllezër në besim, edhe pse kanë nëna të ndryshme. Megjithatë feja e tyre është një”. (Libri i Myslimanit #030, Hadithi #5836). Unë jam një rabin reformator, dhe u interesova për herë të parë mbi Islamin kur e studiova në Universitetin Hebraik në Jeruzalem 60 e ca vjet më parë. Unë e kam vazhduar studimin tim mbi Islamin pa ndërprerje për shumë vite, dhe prej kohësh e konsideroj veten si një rabin reformator dhe një hebre mysliman. Në fakt unë jam një hebre mysliman, pra një hebre besnik që i nënshtrohem vullnetit të Zotit, sepse jam një rabin reformator. Profeti Abraham ishte hebreu i parë mysliman pasi në Kuran 3:67 thuhet:Ai (Abrahami) nuk ishte Jahudijaun, pra një hebre, dhe as Nasranijan, pra një i Krishterë, por më tepër një Hanifaam, një mysliman, domethënë “një besimtar monoteist hebraik që i nënshtrohet (Islamit) Zotit të vetëm pa një imazh, që krijoi të gjithë hapësirën dhe kohën; dhe që krijoi me pasardhësit e profetit Abraham, nëpërmjet profetëve Isak dhe Jakob (Izraelitë), një numër të madh monoteistësh të quajtur Populli i Izraelit, Banu Izrael.

Profeti Isaia tha:”Por ti, Izrael, shërbëtori im, Jakobi, që unë kam zgjedhur, je pasardhës i Abrahamit, mikut tim;” (Isaia 41:8) Kështu, pasardhësit biologjikë të profetit Abraham (Banu Izraeli), u bënë bashkësia e parë monoteiste në vazhdim, kur Zoti i shpëtoi ata nga shtypja e egjiptianëve; dhe pati me ta një besëlidhje të vazhdueshme me ta në malin Sinai. Profeti Abraham nuk lindi hebre, por pasardhësit e tij nga nipi i tij Jakobi/Izraeli u bënë Banu/Izraeli, populli hebre. Për 1200 e ca vjet pas Profetit Moisi, Banu Israel ishte i vetmi komunitet monoteist në botë. Në dallim nga bashkësitë e tjera monoteiste që u ngritën dhe ranë gjatë atyre shekujve; shumica, por jo të gjithë, nga Banu Izraeli i qëndruan besnikë besëlidhjes që Perëndia bëri me ta në Malin Sinai. Si rabin unë jam besnik ndaj besëlidhjes që bëri Perëndia me Abrahamin – hebreu i parë mysliman – dhe i nënshtrohem urdhërimeve që Perëndia i dha popullit të Izraelit në Malin Sinai. Por si një rabin reformator, unë besoj se udhëheqësit shpirtërorë hebrenj duhet të modifikojnë traditën hebraike, teksa po ndryshojnë rrethanat shoqërore dhe historike.

Po ashtu unë besoj se ne nuk duhet ta bëjmë të vështirë këtë fe për njerëzit që e praktikojnë. Këto janë mësimet që predikoi edhe profeti Muhamed 12 shekuj para ngritjes së Judaizmit Reformator në fillimin e shekullit XIX. Unë zgjedh të përdor Kuranin dhe Hadithet për të ilustruar argumentin se të gjitha fetë, përmbajnë deklarata që shpallin dhe miratojnë pluralizmin fetar. Ato përmbajnë ndërkohë edhe deklarata të tjera, që duket se pretendojnë ekskluzivitet fetar. Këto pikëpamje të kundërta janë vullneti i Zotit, në mënyrë që të ne mund të sprovohemi. Zgjedhja midis së mirës dhe së keqes, është një zgjedhje morale që mund ta bëjnë edhe agnostikët dhe ateistët. Besimtarët duhet të besojnë në të gjitha fjalët e Zotit, por nëse vlerësojmë mirësinë, përulësinë dhe paqen, ne jemi të detyruar të zgjedhim të kuptojmë deklaratat në dukje ekskluzive në kontekstin e deklaratave pranuese. Ky është vullneti i Zotit, në mënyrë që besimtarët të sprovohen në përkushtimin e tyre ndaj mirësisë, përulësisë dhe paqes.

Shënim: Allen Maller u tërhoq në vitin 2006 pas 39 vjetësh si rabini i Tempullit Akiba në Kalver Siti, Kaliforni. Ai është autor i një libri mbi misticizmin hebre ”Zoti, seksi dhe kabala”. / EurAsia Review – Bota.al

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Kolumna

Si ta përmirësojmë mirëqenien mendore

Published

on

Autore: Mr. sc. Sema Halili- Psikologe e Licencuar në Psikologjinë e Shëndetit Mental,Magjistre e Psikologjisë Klinike, Gestalt Psikoterapeute e Licencuar nga EAGT/Trajnere, EMI Practioner dhe Psikotraumatologe.

Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetveten. Kjo do të thotë që:

• Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e doni vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik
• E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.
• Gjykoni veten sipas standardeve të arsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllim të pamundshme, si për shembull “Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim”, dhe mos e dënoni vetën nëse nuk ia arrini.

Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqeni me marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parashohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.

Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetveten e përballojnë jetën.Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Këto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi të mirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjo e bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështirësitë dhe fatkeqësitë që hasim.

Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nuk mund t’i shohin gjërat pikërisht në të njëjtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë. Nëse ne rritemi duke besuar se bota është ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.

Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprapë ndodh.

Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vendim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatërruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojmë vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështirësitë dhe çfarëdo që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atëherë pason ndjenja e shkatërrimit personal.

Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.
Çdoherë kur frikësohemi se do të shkatërrohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.
Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:
• dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë,
• fajësimi i vetës dhe depresioni,
• duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tonë dhe të frikohemi të dalim jashtë,
• duke bërë punë më shumë e më shumë,
• duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë.

Si zëvendësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetveten dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajësojmë vetveten për çdo gjë që shkon keq, atëherë e fajësojmë vetveten për atë fatkeqësi që ndodhë.

Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitiv për veten tonë dhe nëse e humbin dikë, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemëruar. Kur diçka ose dikush na kërcënohet, ne frikësohemi por jo të shkatërrohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetveten. Shkaktarët e shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.

Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangshme shumë njerëz heqin dorë nga vetvetja. Nëse ne e shohim veten si të keq dhe të papranuar dhe besojmë që jetojmë në “një botë” ku të mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetveten si të parëndësishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i themi vetvetes “unë nuk duhet të jem e lumtur”. Nëse frikësohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të na shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshpërimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohet ne nuk veprojmë asgjë ta përmirësojmë jetën tonë por ne atëherë vetëm vuajmë dhe i dorëyohemi kësaj ndjenje.

Nëse ndjehem mentalisht i/e thyer, çka mund të më ndihmojë?

Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njëjtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idetë dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetvetes: “Unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetveten. Unë do sillem mirë ndaj vetvetes, kujdesem për vetveten dhe nuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time”. Duke u sjell me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të ju bëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdesshëm se si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.

Continue Reading

Aktuale