Connect with us

Kosovë

Kosovë: Zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen dhe do të mbahen më 17 tetor

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se, për shkak të mosekzistimit të pajtimit mes partive politike për shtyrje të zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë me Kovid-19, ato do të mbahen në terminin e caktuar më parë, më 17 tetor të këtij viti, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas takimit të djeshëm me përfaqësuesit e partive më të mëdha në Kosovë, ku u shqyrtuan rekomandimet e Institutit kosovar për shëndet publik (IKSHPK) për ndikimin e zgjedhjeve ndaj situatës epidemiologjike në vend, Osmani deklaroi se qëndrim i shumicës së partive ka qenë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen.

Presidentja e Kosovës tha se e ndjen frikën e partive, por nuk dakordohet me të njejtën.

“Mënyra e vetme për t’u shtyrë zgjedhjet është arritja e konsensusit mes pushtetit dhe opozitës. Unë e respektoj qëndrimin e partive politike, por nuk dakordohem me të. Shtyrja do të ishte më së shumti për dy muaj, me qëllim që t’i jepet kohë personelit mjekësor ta vejë situatën nën kontroll”, deklaroi Osmani.

Shtyrje të zgjedhjeve kërkoi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në krye të së cilës është kryeministri Albin Kurti, ndërsa kundër ishin të gjitha partitë më të mëdha opozitare, të cilat kryesisht kërkojnë shkurtim të fushatës zgjedhore nga 30 në pesë deri shtatë ditë, e madje edhe heqje të plotë të formave klasike të fushatës me tubime partiake.

Kërkesa e partisë së Kurtit për shtyrje të zgjedhjeve ishte mbështetur nga IKSHPK, i cili, në letrën drejtuar presidentes Osmani, vlerësoi se “mbajtja e procesit zgjedhor, i cili përfshin tubime publike dhe grumbullime të qytetarëve, paraqet rrezik nga përhapja dhe rritja e infektimit nga Kovid-19 dhe si pasojë e asaj rritje e rrezikut nga rastet e vdekjes. Nga ana e opozitës kjo u interpretua si presion ndaj IKSHPK-së nga ana e Kurtit, i cili “frikësohet nga zgjedhjet”, për shkak të gjoja rënies së madhe të rejtingut të partisë së tij.

Continue Reading

Kosovë

Nis fushata elektorale në Kosovë, takime të vogla dhe fushatë nëpërmjet medieve sociale

Published

on

16 shtatori shënon hapjen e fushatës zgjedhore lokale për zgjedhjet e 17 tetorit, e autoritet ende nuk kanë marrë vendim mbi zhvillimin e saj.

Megjithëkëtë, në mungesë të një vendimi nga qeveria, partitë politike kanë zgjedhur vetë modalitetet.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se 25 ditët e para, fushata do të zhvillohet vetëm në formë digjitale dhe me takime të vogla bazuar në masat anti Covid.

Në anën tjetër, edhe PDK-ja ndanë qëndrimin e njëjtë, për çka thonë se u kanë bërë thirrje kandidatëve të mos mbajnë tubime të mëdha.
Por, qëndrim nuk kanë dhënë nga partia më e madhe e në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kreu i së cilës nuk kishte shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar propozimit të opozitës për fushatë pesë ditore.
Bazuar në masat aktuale, nuk lejohet grumbullimi i më tepër se 20 personave në ambiente të mbyllura dhe 30 në ambiente të hapura.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim ka treguar se do të “ofrojnë mbështetje me udhëzues të përkohshëm për masat e përgjithshme dhe veçanta lidhur me Covid 19 në mënyrë specifike për zgjedhjet, për të respektuar masat anti Covid.

Continue Reading

Kosovë

Murati: Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë pritet të përfundojë brenda këtij mandati

Published

on

Këtë të enjte, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut më çrast u nënshkruan 11 marrëveshje.

Në këtë mbledhje, përveç kryeministrit Kurti nga Qeveria e Kosovës morën pjesë edhe disa ministra nga kabineti qeveritar ku mes tyre ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Njëra ndër pikat e marrëveshjes së nënshkruar nga dy qeveritë është edhe ndërtimi i rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën e që sipas Muratit, synim i Qeverisë së Kosovës është që kjo rrugë të përfundoj brenda mandatit të Qeverisë Kurti 2.

“Ne si qeveri jemi të përkushtuar që ky projekt të përfundoj brenda këtij mandati. Ne, qysh tani do të nisim me përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe përzgjedhjen e opsioneve ku ka disa opsione. Sapo ta kemi një opsion, ne si Qeveri e Kosvoës jemi të përkushtuar që sa më shpejt të nis dhe të përfundoj ky projekt brenda këtij mandati”, është shprehur Murati, njofton Klankosova.tv.

Sipas Sveçlës, kjo ishte një mbledhje historike për të dy palët ku shprehen vullnetin për bashkëpunime substanciale, teksa tha se përveç 11 marrëveshjeve të nënshkruara është edhe një numër tjetër i marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen.

“Janë nënshkruar 11 marrëveshje dhe janë një numër tjetër i marrëveshjeve që janë duke u përgatitur dhe do të nënshkruhen e do të sjellin një ndryshim për raportet mes dy vendeve”.

“Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve, u zotuam për implementimin pikë për pikë të këtyre marrëveshjeve”, është shprehur Sveçla.

Continue Reading

Kosovë

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

Published

on

Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë mbajtur sot mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive.

Me këtë rast janë nënshkruar 11 marrëveshje të bashkëpunimit, e që nga të dy kryeministrat u vlerësua se ky bashkëpunim është një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, për bashkëpunimin e ngushtë, për realizimin e vazhdueshëm të interesave të ndërsjella dhe për ndarjen e përcaktimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i qëndrueshëm i paqes, plotësisht i integruar në BE dhe NATO.

Në pjesën ceremoniale të mbledhjes, sot kryeministrat e të dy qeverive dhe ministrat dikasterial i nënshkruan Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë dhe për rehabilitimin e zonës tampon Bllacë mes dy objekteve kufitare të të dyja vendeve.

Këto janë marrëveshjet tjera:

-Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e diasporës,

-Marrëveshja për Statusin e Pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës (SOFA),

-Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes për realizimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor,

-Memorandum për Bashkëpunim në Sektorin Energjetik,

-Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e turizmit,

-Memorandum për Bashkëpunim në fushën e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrësish,

-Marrëveshje për Partneritet ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Administratës për Vetëqeverisje Lokale si partner-lider i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si partner për menaxhim me grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322, në kuadër të programit IPA Kosovë – Maqedonia e Veriut 2014/2020,

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës dhe

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Aktuale