Connect with us

Lajme

Pas zgjedhjeve lokale, qeveri e re pa BDl dhe LSDM?

Published

on

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Maqedoni do të jenë vendimtare edhe për fatin e qeverisë aktuale të drejtuar nga Zoran Zaev i LSDM-së, brenda të cilës janë përfshirë edhe partitë shqiptare si BDl, Besa dhe deputeti i vetëm i PDSH-së.  Kjo për arsye se kjo qeveri nuk ka numra stabilë dhe kjo është dëshmuar në disa raste edhe në Kuvend, kur nuk ka pasur kuorum apo vota të mjaftueshme për të kaluar ndonjë ligj. Koalicionet e parakohshme mes partive për këto zgjedhje lokale, mund të shpiejnë deri tek përp1asjet direkte mes partnerëve të koalicionit qeveritar në raundin e dytë të zgjedhjeve. Dhe inatet e tilla, me siguri që do të reflektojnë edhe në raportet e tyre pas zgjedhjeve. Mesazhe të tilla u dërguan përmes mediave dhe rrjeteve sociale pasi Zaevi shpalli koalicionin me Ahmetin dhe la jashtë Bilall Kasamin dhe Menduh Thaçin. Kjo shkaktoi lëkundje në disponimin e partnerëve të Zaevit dhe vetëm disa ditë më pas ai i takoi dhe ata, përcjell in7.

Sipas analizave të fundit dhe sondazheve në terren nga kampi opozitar, rezultati i zgjedhjeve lokale nuk pritet të jetë pozitiv për pushtetin. Sipas sondazheve, partia e Mickoskit del fituese në disa nga komunat kryesore maqedonase, ndërsa me ndihmën e votave të Opozitës Shqiptare ata mund të dalin fitues edhe në Gazi Babë, komunë e rëndësishme për VMRO-në  si dhe  në Qytetin e Shkupit. Përp1asjet mes partive të pushtetit mund të ndodhin në Zhelinë, Tetovë dhe Strugë. Në Zhelinë, Lëvizja Besa do ta ketë shansin e fundit për të mbijetuar politikisht deri në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa në Tetovë garon me kryetarin e saj, i cili sipas sondazheve, vështirë se del në raund të dytë. Nga ana tjetër Zaevi dhe LSDM-ja assesi nuk pranojnë të mbështesin kandidatin e BDl-së në Strugë dhe kjo e nxjerr në pozitë shumë të volitshme kandidatin e Aleancës dhe Alternativës, i përkrahur direkt edhe nga VMRO-DPMNE.

“Këto zgjedhje do të flasin shumë. Në mbrëmjen e 17 Tetorit të gjithë do të shohin se si qytetarët e Maqedonisë do t’ia tregojnë vendin kësaj qeverie të kоггuptuar dhe të zhytur në kгim. Pas 17 Tetorit qytetarët do të çlirohen nga kthetгat e pushtetit kгiminal LSDM-BDl, ndërsa menjëherë pas kësaj do të vijë qeveria e re, qeveria e qytetarëve të Maqedonisë, pa kгiminel brenda”, thotë për in7 një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE’së.

Sidoqoftë, këto zgjedhje lokale do të jenë shumë intetesante. BDl garon në disa komuna me kandidatë të vjetër që skenë janë që nga themelimi i partisë. Agjenda e gjelbër e saj po has në kundështime dhe duket e pabesueshme kur për kandidat ka persona që e kanë dëshmuar me për vite radhazi se nuk kanë asgjë të përbashkët me gjelbërimin, pastërtinë dhe gjëra të ngjashme./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Milloshoski: Zaev dëshiron ta mbajë Filipçen për shkak të tenderëve

Published

on

Kuvendi ende nuk e ka marrë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi që kryeministri Zaev t’i dorëzojë në Parlament. Këtë në emisionin “10 Minuta” të “TV21” e deklaroi deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski. Ai mes të tjerësh tha se Zaevi mundohet ta zvarrisë punën dhe akuzon se arsyeja se përse ende nuk e pranon dorëheqjen janë tenderët në shëndetësi.

“Për shembull para një viti e gjysmë dorëheqje dha zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Petar Atanasov, dorëheqje kjo e cila ishte shumë e shpejtë. Për një-dy ditë e njëjta ishte proceduar në Kuvend dhe ishte konstatuar. Tani dorëheqje dha edhe Venko Filipçe, por shohim se edhe pas 10 ditëve nga parashtrimi i dorëheqjes, ajo ende nuk është dërguar në Kuvend. Vlerësojmë se Ministria e Shëndetësisë, si institucion i cili disponon me fond të madh dhe shumë tenderë, është arsyeja për shkak të së cilës Zaevi mundohet ta mbajë Venko Filipçen në postin nga i cili ai vetë dha dorëheqje”, tha Milloshoski.

Edhe pse në opinionin publik kishte dyshime nëse janë dorëzuar dorëheqjet e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dje konfirmoi se dorëheqjet janë deponuar.

“Dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësi ministrit të shëndetësisë i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk dallon nga ajo që ata të dytë e thanë”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Milloshoski, për deklaratën e Zaevit se për dorëheqjet do të prononcohet pas mbarimit të hetimit, tha se është vetëm përpjekje për manipulim.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, shtoi Milloshoski.

Kaluan 8 ditë nga zjarri tragjik në të cilin jetën e humbën 14 persona, megjithatë deri më tani ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e deponuara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe të dy drejtorëve të spitalit./TV21/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Published

on

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.

Continue Reading

Lajme

Tateshi: Brengos deklarata e kryeministrit se është në kontakt me prokurorinë për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Ne duhet ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike. Kështu deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga Drejt”.
Sipas tij ky rast nuk është i parë që ka ndodhur në Evropë dhe në botë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur paraqitje të zjarrit dhe ministri i Shëndetësisë të nesërmen ka dhënë dorëheqje edhe atë të parevokueshme. Se ne tani në këtë rast kemi lojëra me dorëheqjet. Jo ja jap këtij atij, por asnjëri nuk tha se e jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Tateshi.
Sipas tij, në aspektin e përgjegjësisë juridike nuk kanë çfarë të marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti ose kryeministri.

“Në momentin që vendosen shiritat në vendin e ngjarjes aty më nuk guxon të hyje kërkosh. Kjo është abc e juridikes. Dhe kjo është për tu habitur se si kanë defiluar ministrat e BDI-së, diku 7-8 prej tyre të cilët nuk kanë nevojë të ishin aty, atë ne duhet të ja lëmë prokurorisë që ata ta kryejnë punën deri në fund”, u shpreh Tateshi.

Ai shtoi se ata i brengos fakti edhe deklarata e kryeministrit i cili ka thënë se ai tërë kohën është në kontakt me prokurorinë.

“Kjo që ndodhi në Tetovë është ishte një shkëndijë e vogël e asaj që u thash qe shëndetësia është e sëmurë. Kjo një ditë do të ndodhte, dhe për fat të keq ndodhi në Tetovë. Nëse politika vazhdon të ketë gisht në shëndetësi, unë kam frik se mund të ndodh edhe në vend të tjera, jo vetëm në spitalet modulare por edhe në përgjithësi në shëndetësi”, deklaroi më tej Tateshi.

Continue Reading

Aktuale