Connect with us

Lajme

Ligji për shtetësi i Opozitës Shqiptare jep efektet e para: Kampionit Enver Idrizi i jepet nënshtetësia

Published

on

Kampioni i shumëfishtë botëroë në karate, sportisti i njohur shqiptar Enver Idrizi – më në fund është pajisur me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, e drejtë kjo që i ishte mohuar tash e 30 vite si mijëra shqiptarëve të lindur në këtë shtet.

“Më në fund ma kthyen shtetësinë të cilën ma kishin mohuar.

Sportisti i njohur shqiptar për vite është refuzuar të fitojë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, me arsyetimin se është i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Këtë mendim për Enver Idrizin e kishte dhënë pikërisht Agjencia për Siguri Kombëtare, duke u bazuar në kontributin që Enver Idrizi kishte dhënë në stërvitjen e ushtrive kroate, asaj të UÇK-së në Kosovë dhe UÇPMB-së në Preshevë. Përveç këtyre fakteve, përgjegjësit e ASK-së në dosjen e Enver Idrizit edhe kishin sajuar për gjoja lidhjet e tij me strukturat e shtetit të Iranit, të cilat Enver Idrizi i kishte përgënjeshtruar kategorikisht.

Kjo dosje nuk ka pësuar ndryshime në ASK, mirëpo këtë herë, pas ndryshimeve të fundit të Ligjit për shtetësi, për raste të këtilla si kjo e Enver Idrizit, nuk është i nevojshëm mendimi pozitiv i sigurimit të shtetit.

Rasti i shtetësisë së Enver Idrizit u aktualizua në fillim të këtij viti, kur gazeta KOHA mësoi se Qyteti i Shkupit kishte planifikuar të ndryshojë emrat e disa rrugëve, duke i lënë njërës emrin e sportistit të njohur edhe pse të njëjtin organet e sigurisë së vendit e konsiderojnë të rrezikshëm dhe nuk i japing shtetësinë.

“Më duhet të potencoj se gjithë kjo rrugë nisi me propozimin e mikut tim nga Shkupi Nuki Xhon, i cili më mbushi mendjen të rikërkoj të drejtën time. Të mos harroj të përmend edhe Lirim Dullovin, i cili qoftë me gazetën e tij KOHA, por edhe në shumë media tjera personalisht arriti të senzibilizojë opinionin e vendit për këtë padrejtësi. Sot mund të them se jam i lumtur që arritëm të bindim politikën të korrigjojë këtë padrejtësi dhe përveç meje, mendoj se edhe shumë shqiptarë të tjerë të lindur dhe rritur në këtë shtet do të pajisen me shtëtësinë që ju takon”, tha Enver Idrizi.

Problemi i shtetësisë së Maedonisë daton që nga viti 1991, kur duke mbivotuar deputetët shqiptarë të PPD-së, Parlamenti i Maqedonisë brenda natës shpalli mijëra shqiptarë të këtij vendi apatrid, ose pa shtetësi. Tani me ndryshimet e fundit të këtij ligji, mundësohet që gjatë 3 viteve të ardhshme gjithë këta njerëz të fitojnë të drejtën e tyre për shtetësi. Lirisht mund të themi se Enver Idrizi ishte lobisti më i mirë i personave që 30 vite nuk i dëgjonte askush. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Milloshoski: Zaev dëshiron ta mbajë Filipçen për shkak të tenderëve

Published

on

Kuvendi ende nuk e ka marrë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi që kryeministri Zaev t’i dorëzojë në Parlament. Këtë në emisionin “10 Minuta” të “TV21” e deklaroi deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski. Ai mes të tjerësh tha se Zaevi mundohet ta zvarrisë punën dhe akuzon se arsyeja se përse ende nuk e pranon dorëheqjen janë tenderët në shëndetësi.

“Për shembull para një viti e gjysmë dorëheqje dha zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Petar Atanasov, dorëheqje kjo e cila ishte shumë e shpejtë. Për një-dy ditë e njëjta ishte proceduar në Kuvend dhe ishte konstatuar. Tani dorëheqje dha edhe Venko Filipçe, por shohim se edhe pas 10 ditëve nga parashtrimi i dorëheqjes, ajo ende nuk është dërguar në Kuvend. Vlerësojmë se Ministria e Shëndetësisë, si institucion i cili disponon me fond të madh dhe shumë tenderë, është arsyeja për shkak të së cilës Zaevi mundohet ta mbajë Venko Filipçen në postin nga i cili ai vetë dha dorëheqje”, tha Milloshoski.

Edhe pse në opinionin publik kishte dyshime nëse janë dorëzuar dorëheqjet e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dje konfirmoi se dorëheqjet janë deponuar.

“Dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësi ministrit të shëndetësisë i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk dallon nga ajo që ata të dytë e thanë”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Milloshoski, për deklaratën e Zaevit se për dorëheqjet do të prononcohet pas mbarimit të hetimit, tha se është vetëm përpjekje për manipulim.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, shtoi Milloshoski.

Kaluan 8 ditë nga zjarri tragjik në të cilin jetën e humbën 14 persona, megjithatë deri më tani ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e deponuara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe të dy drejtorëve të spitalit./TV21/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Published

on

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.

Continue Reading

Lajme

Tateshi: Brengos deklarata e kryeministrit se është në kontakt me prokurorinë për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Ne duhet ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike. Kështu deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga Drejt”.
Sipas tij ky rast nuk është i parë që ka ndodhur në Evropë dhe në botë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur paraqitje të zjarrit dhe ministri i Shëndetësisë të nesërmen ka dhënë dorëheqje edhe atë të parevokueshme. Se ne tani në këtë rast kemi lojëra me dorëheqjet. Jo ja jap këtij atij, por asnjëri nuk tha se e jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Tateshi.
Sipas tij, në aspektin e përgjegjësisë juridike nuk kanë çfarë të marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti ose kryeministri.

“Në momentin që vendosen shiritat në vendin e ngjarjes aty më nuk guxon të hyje kërkosh. Kjo është abc e juridikes. Dhe kjo është për tu habitur se si kanë defiluar ministrat e BDI-së, diku 7-8 prej tyre të cilët nuk kanë nevojë të ishin aty, atë ne duhet të ja lëmë prokurorisë që ata ta kryejnë punën deri në fund”, u shpreh Tateshi.

Ai shtoi se ata i brengos fakti edhe deklarata e kryeministrit i cili ka thënë se ai tërë kohën është në kontakt me prokurorinë.

“Kjo që ndodhi në Tetovë është ishte një shkëndijë e vogël e asaj që u thash qe shëndetësia është e sëmurë. Kjo një ditë do të ndodhte, dhe për fat të keq ndodhi në Tetovë. Nëse politika vazhdon të ketë gisht në shëndetësi, unë kam frik se mund të ndodh edhe në vend të tjera, jo vetëm në spitalet modulare por edhe në përgjithësi në shëndetësi”, deklaroi më tej Tateshi.

Continue Reading

Aktuale