Connect with us

Denoncime

EcoGuerrilla nxjerr zbuluar Teuta Arifin: Ja sa vlen nënshkrimi i saj (Dokument)

Published

on

Shoqata qytetare “Eco Guerilla” ka rikujtuar opinion se çka ka realizuar nga 5 pikat e marrëveshjes kryetarja dhe kandidatja për kryetare të Komunës Teuta Arifi nga fushata e vitit 2017 në mes kandiatëve për kryetar për komunëne Tetovës dhe organizatës qytetare “Eco Guerilla”, përcjell in7

Postimi i plotë i Shoqatës qytetare “Eco Guerilla”:

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, kandidatët e atëhershëm për kryetar të Komunës së Tetovës u patën ftuar të nënshkruajnë 5 përkushtime ndaj tetovarëve duke u zotuar se nëse zgjidhen në pozitën e kryetarit të Komunës së Tetovës do të realizojnë këto 5 pika (shih fotot bashkë me nënshkrimet).

Çka u realizua nga këto pika gjatë 4 viteve? VLERËSONI VET SA VLEN NËNSHKRIMI I KRYETARES AKTUALE!, thuhet në postimin e “Eco Guerilla” në faqen e tyre në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Fotoreporterja Arbnora Memeti denoncon publikisht skandalin në Covid Qendrën e Tetovës

Published

on

Fotoreporterja e Dojçe Veles, Arbnora Memeti përmes një statusi në facebook ka denocuar publikisht skandalin në Covid Qendrën e Tetovës, përcjell in7.

Denoncimi i plotë:

Koordinatori i kovid qendrës në Tetovë, Gzim Nuredini, duke u munduar përgjegjësin ta hedh diku tjetër sapo tregoi se sa me papërgjegjshmëri e kanë kryer punën për të cilën janë emëruar.
Nuredini jep përgjigje të hamendur, kur pyetet nëse në kovid qendër ka pasur familjarë. Ai thotë se kanë qenë dy tre persona të cilët rastësisht kanë qëlluar në afërsi të objektit.
Ai po tenton të manipulojë me inteligjencën e gjithsecilit madje edhe timen, që para gjashtë ditësh përmes DW alarmuam që në këtë qendër familjarët kujdesen për pacientët, dhe se persona civil hyjnë-dalin nga e njëjta në çdo kohë. Për të njejtën ky zotëri telefonoi në 100 vende për të kërkuar që ta heqim.
Pasi që Nuredini dhe përgjegjësit e tjerë e dijnë vetëm sa pacient i kanë pasur dhe jo sa njerëz civil kanë qenë brenda, kjo është tregues se sa të përgjegjëshëm janë.
Tregoni zotëri Gzimit, që dje brenda u dogj një vajzë e re në një shtrat me nënën e saj e cila paraprakisht kishte shkuar që të kujdeset për të dhe se një grua e cila gjithashtu kishte shkuar për tu kujdesur për burrin e saj e kishte shpëtuar atë nga zjarri dhe momentalisht janë të shtruat në spital. – ka përfunduar Arbnora Memeti, fotoreportere e Deutschewelles./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Saliu: BDI i bën dëm aq shumë informimit të drejtë dhe të pavarur, sa që pasojat do të ndjehen me vite!

Published

on

Gazetari Furkan Saliu ka dërguar disa kritika në adresë të partisë shqiptare në pushtet BDI-së në lidhje me dëmin që po bënë me vite ndaj informimit të drejtë dhe të pavarur, përcjell in7.

Postimi i plotë i gazetarët Saliu:

Partia shqiptare në pushtet është tu i bë dëm aq shumë informimit të drejtë dhe të pavarur, sa që pasojat do të ndjehen me vite.

I sakatuan televizionet duke i marrë një numër të madh të punonjësve teknik, e tani si qëllim e kanë online hapësirën. Nuk mjaftuan dhjetëra portale, në të cilën derdhen mijëra euro nga institucione të ndryshme publike, posaçërisht nga Lotaria e Maqedonisë, tani duan të krijojnë edhe agregatorin e vet të lajmeve.
Domethënë, me fjalë ndryshe, ata duan që qytetarët mos ti shohin krejt ngjyrat, përfshirë këtu edhe të gjelbrën, por të shohin vetëm pink.
Po investoni kot! Në fakt, kot po i harxhoni paratë tona.
Kameramani mundet me qenë i mirë dhe me xhiru ngjarjen, si duhet. Edhe montazheri e bën punën e vet, por nuk i ndryshon faktet.
E fakt është se në zgjedhje lokale, ju qytetarë të nderuar nuk duhet të prisni që të informoheni prej portaleve, TV apo rrjeteve sociale. Fatmirësisht, komunat tona janë të vogla dhe secili din’ gjithçka për njëri tjetrin./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Video Lajm/ Tetova sërish mbulohet nga mbeturinat

Published

on

Tetova sërish mbulohet nga mbeturinat
Denoncim nga qytetarët

Continue Reading

Aktuale