Connect with us

Spektakël dhe Yje

Leonora Jakupi shtyn dasmën me ‘babën e tenderave’/ Historia e fshehtë 9 vjeçare me biznesmenin e divorcuar

Published

on

Në maj këngëtarja e njohur Leonora Jakupi festoi 42-vjetorin, duke marrë shumë komplimente për pamjen e saj rinore. Ndër të tjera, ajo mori edhe një buqetë me lule në atë ditë të veçantë, që u tha se ishte suprizë nga i dashuri i saj prej 9 vitesh, me të cilin ajo kishte planifikuar të martohej këtë vit.

Por për arsye të panjohura ajo sërish e ka shtyrë ceremoninë, për të cilën për herë të parë foli para katër viteve për një media të rëndësishme të Kosovës.

Pak kohë më parë, Leonora foli për herë të parë edhe për personin që i ka vjedhur zemrën, atë që e konsideron “bashkëshort”, duke qenë se bashkëjetojnë si një çift i vërtetë. Për faktin se nuk ka postuar ende asnjë foto me të, Jakupi tha se përveç saj, edhe partneri dëshiron të qëndrojnë larg syrit të medias, prandaj në rrjetet e saj sociale, nuk ka asnjë foto apo video çift.

Por le të kthehemi te çështja e dasmës, që planifikohet nga këngëtarja, por asnjëherë s’ndodh dhe për këtë arsye po shtyhet shumë. Këngëtarja, e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale e duke e mbajtur shumë hermetike këtë pjesë, ka qenë e vështirë të mësohej rreth mashkullit që Leonora ka në krah.

Si fillim, në një intervistë për “Mirage” , gjatë dasmës së Labinot Gashit, këngëtarja pranoi se kishte në plan të martohej së shpejti. Por pse kjo dasmë ishte vonuar kaq shumë? Arsyen e zbuloi vetë Leonora para disa vitesh.

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës. Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj, që ata kanë ende nevojë për mua”, u shpreh Jakupi në atë kohë.

Kaluan katër vite dhe Leonora iu rikthye në fillim të këtij vite çështjes së dasmës. Para pak muajsh këngëtarja deklaroi në një intervistë për mediat e Kosovës se është e gatshme për t’u bërë nënë. Artistja e konfirmoi lidhjen e dashurisë kohë më parë, por nuk kishte folur kurrë më shumë për këtë pjesë. Pyetjes se si është njohur me të dashurin e saj, ajo iu përgjigj se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër.

“Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht që ka ditur të flasë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora. Ndër të tjera, Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi dot rininë e saj, sepse i kishte rënë barra e familjes së saj, pasi i vranë babanë.

Ajo tregoi se nuk del në klube nate dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt, pasi kjo është zgjedhja e saj. Ndërkohë që deklaratës se së shpejti e sheh veten si nënë me 5 ose 6 fëmijë, nisën ngacmimet se kush është i dashuri i saj sekret prej 9 vitesh?

I dashuri i Leonorës etiketohet si ”babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë. Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit. Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar.

I DASHURI PASANIK I LEONORA JAKUPIT KA DALË NGA NJË DIVORC, PLANET E ARTISTES PËR TË PASUR FËMIJË

E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni i njohur si ‘babai i tenderave’, Nexhat Krasniqi, i cili ka dalë nga një divorc. Komentuesit po e lidhin me këtë fakt arsyen pse ata nuk po e organizojnë ceremoninë e dasmës, që e kishin planifikuar.

Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën.

Me këtë rast, Leonora ka vendosur të bëjë rrëfimin e rrallë në media për jetën private vetëm pak kohë më parë, duke qenë e sigurt se kjo histori do të përfundojë me martesë, edhe pse ceremonia po shtyhet e po shtyhet. Pavarësisht se është e komentuar në mediat rozë, këngëtarja nga Drenica ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj private.

Faktin që ka qenë e lëkundur për çështjen e dasmës e ka dëshmuar në emisionin “Mirage”, ku Leonora ka thënë se për momentin nuk kishte ndonjë plan dasme. Ajo ishte shprehur që dasmat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer, sepse sipas saj, në dasmë çifti kënaqet më së paku.

“Nuk e di, ndoshta nuk bëj dasmë fare”, tha ajo, duke shtuar që nuk e di se kur do të bëhet martesa.

“Ndoshta ndodh këtë vit”, ka thënë këngëtarja, por nuk ndodhi. Ndërsa, sa i përket së ardhmes, këngëtarja Jakupi e sheh veten si nënë me shumë fëmijë.

“Sa ka thënë Zoti. Nëse janë edhe 5-6, s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka shtuar më tej Leonora, duke treguar që fëmijët i do shumë.

I dashuri i Leonorës, Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë, ka qenë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.

Ai madje, siç e përmendëm, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Leonora e ndjek Nexhat Krasniqin edhe në rrjetin social “Instagram”, ndërsa në emisionin festiv të Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja.

“A m’ke harru” ishte projekti i fundit i këngëtares, me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma), krijim që numëroi shumë klikime.

Në një pyetësor me titujt e këngëve të saj ndër vite, këngëtarja ka zbuluar në “Shiko kush Luan” se e ka gjetur dashurinë e jetës edhe pse nuk ka marrë nga ai akoma një diamant, ç’ka nënkupton një propozim për martesë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Përflitet prej kohësh… Antonela zbuloi lidhjen e Bora Zemanit me Atdheun!? (Foto)

Published

on

Atdhe Xharavina mbetet padyshim nga meshkujt më të komentuar të “Për’puthen”. Djaloshi nga qyteti i Gjakovës kishte vëmendje të madhe nga vajzat brenda dhe thuajse me të gjitha zhvilloi takime.

Jashtë doli me Sara Malaj, por dyshimet e fansave se ata nuk ishin vertet nje cift i vertetoi ndarja e tyre.

Disa komente së fundmi mes Antonelës dhe Atdheut kanë ngritur të tjera dyshim.

Në një fotografi të publikuar Antonela i komentoi Atdheut duke i thënë: “Mfal mos je binjak?”

“Po veç mungon një binjake”, ia ktheu ish-konkurrenti dhe sytë na shkuan menjëherë tek një replikë e një vajze të panjohur.

“Nai bricjap doje të thoje”, tha vajza dhe mori përgjigje të menjëhershme nga Atdheu: “Ah sa i du bricjapet dashtë zoti fatin e jetës e kam bricjap” dhe më pas ka shpejtuar për t’i fshehur këto komente, por tepër vonë pas në rrjet u bënë virale.

Ndërkoh kujtojmë se Bora Zemani i përket në Horoskop pikërisht shenjës së Bricjapit dhe lajmet per një histori romance të mundshme mes Atdheut dhe Borës kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Gjatë një interviste Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin, per te cilën ai ka shprehur gjithmone pelqimin pas emisionit neper Intervista, masje eshte shprehur: “Për Borën kisha bërë 10 vite burg”.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.

Gjithashtu kur u pyet nëse është në një marrëdhënie, Atdheu u shpreh se është në tentativë për tu lidhur me një vajzë nga Tirana, por akoma asgjë nuk është finalizuar./albeu.com/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Sot feston ditëlindjen Sabri Fejzullahu, kjo është mosha e tij

Published

on

By

Sot feston ditëlindjen Sabri Fejzullahu, kjo është mosha e tij

Këngëtari shqiptar, Sabri Fejzullahu, sot feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur plot 74 vite jetë dhe urimet nuk munguan, shkruan GazetaBlic.

Me fjalët më të ëmbla Sabriu mori urime nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

“Dashni!Sot vetem dua te te them qe je bekimi me i madh i jetes time , ti je miku im me i miri , je fati im e je gjithçka qe kam nevoj . urime ditelindjen , te dua pa fund 💯🎂💋💙🎉🎊🥂”, ishte urimi i Nerës për këngëtarin.

Djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu, e uroi babain e tij me fjalët më të mira.

“Urime ditelindjen babush, u beft Arti sa gjysma jote. Te duam”, shkroi Ermali./GazetaBlic/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Elita Rudi sjell fotot nga pushimet, vjen tërheqëse me bikini në ujë

Published

on

By

Elita Rudi sjell fotot nga pushimet, vjen tërheqëse me bikini në ujë

Elita ka publikuar disa fotografi nga pushimet me familje. Moderatorja shqiptare njihet si ndër fytyrat e njohura të publikut.

Ajo është e martuar me reperin e njohur shqiptar Gjiko, me të cilin tashmë ka dy fëmijë, Bota dhe Zëri.

Elita është mjaft aktive në rrjete sociale prej ku edhe ndan imazhe apo video nga përditshmëria e saj me fëmijët apo udhëtimet e shpeshta.

Së fundi Elita publikoi disa fotografi ku u shfaq vetëm në bikini teksa apo pozonte nga pishina luksoze duke treguar këndet më të mira për kamerën.

Continue Reading

Aktuale