Connect with us

Komente

Dorëheqjet/ Aktivisti Xhaferi porosi kryetares Arifi: Mund t’i ikni përgjegjësisë sa ju mbron pushteti, por ditët i keni të numëruara!

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi ka komentuar mbi dorëheqjet e drejtorit të përgjithëshëm të spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi, të drejtorit ekonomik Artan Etemi dhe zv/Ministrit të Shëndetësisë Ilir Hasani ku ka drejtuar gishtin dhe nga Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila ende vazhdon në detyrën e kryetares së komunës pas ngjares së rëndë që ndodhi në spitalin modular të kovid në klinikën e Tetovës ku si pasoj jetën nga zjarri humbën 14 pacient, përcjell in7.

Postimi i plotë i Xhaferit:

Ajo që duhej të jepte dorëheqje e para sot paska vizituar zjarrfikësit, të cilët paguhen 10,000 denarë më pak se kolegët e tyre në Shkup, Gostivar e Manastir, të cilët furnizohen me pajisje e kamionë kundër zjarrit nga donatorë të huaj e nga mërgimtarët tanë, të cilët i viziton vetëm kur i nevojitet të mburret me heroizmin e tyre. Mund t’i ikni përgjegjësisë sa ju mbron pushteti, por ditët i keni të numëruara!/in7.tv/

Continue Reading

Komente

8 ditë nga ngjarja tragjike në Kovid-Qendrën e Tetovës: Asnjë paraburgim e sistemi gjyqësor e dëshmoi edhe një herë se është mbrojtës i bandave kriminale!

Published

on

Kanë kaluar 8 ditë nga ngjarja tragjike ku shpërtheu zjarri në Spitalin Modular ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Kovid në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan, deri më tani ende nuk asnjë arrestim, e për këtë ka reaguar gazetari Furkan Saliu i cili shkruan se 14 viktima, 8 ditë kaluan, asnjë paraburgim, asnjë doreheqje, ndërsa Qeveria e Maqedonisë tregoi se është e pafytyrë, përcjell in7

Reagimi i plotë:

14 viktima, 8 dite kaluan, asnje paraburgim, asnje doreheqje.
Qeveria tregoi se eshte e pafytyre
Sistemi gjyqesor e deshmoi edhe nje here se eshte mbrojtes i bandave kriminale
Mediat treguan se jane te pafuqishme
Populli tregoi se eshte ne gjume, ka shkruar gazetari Furkan Saliu në postimin e tij në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

A i kanë treguar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”

Published

on

Gjatë ditës së djeshme kryetarja e komunës së Tetovës nga salla e këshillit komunal shprehi
ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë në tragjedinë e të mërkurës në ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku si pasojë humbën jetën 14 persona dhe 12 mbetën të lënduar nga zjari që e kaploi këtë spital modual ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid.

Aktivisti Arianit Xhaferi i ka reaguar kryetares Arifi pas takimit dhe me kreun e myftinisë së Tetovës Qani Nesimi, përcjell in7.

Xhaferi i ka drejtuar pyetje hoxhallarve se A i kanë kallëzuar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”
Dharijat, 10, ka shkruar në profilin e tij në facebook Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Izet Zeqiri: Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime

Published

on

“Zvogëlim dhe stagnim!”, “Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime”, kështu shkruan në analizën e tij të fundit që ka të bëj me potencialin demografik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademiku Izet Zeqiri

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, të regjistruar në total janë 574.159 familje. Nga ata pa fëmijë 149.342 familje ose 26,0%, që do të thotë 1/4 e familjeve ishin prindër pa fëmijë. Me një fëmijë ishin 26,6%, me dy fëmijë 35,6%, me tre fëmijë 8,3%, me katër 2,4% dhe me pesë dhe më shumë fëmijë 1,0%.”, shkruan Akademik, Izet Zeqiri, sipas tij numri më i madh i familjeve ishin me dy fëmijë (35,5%) dhe kjo është reproduksion i thjeshtë i popullsisë, që paraqet stagnacion.

“Prania e madhe e familjeve me një fëmijë (26,6%), nuk siguron rritje por zvogëlim të popullsisë. Kandidatët për kryetar të komunave duhet të hartojnë program dhe të ofrojnë strategji për rritjen e potencialit demografik në komunën që pretendojnë ta menaxhojnë. Pa njerëz nuk duhen as rrugë as kanalizime”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Akademiku Izet Zeqiri.

Continue Reading

Aktuale