Connect with us

Shëndeti

A janë të dëmshme cigaret elektronike? Zbulojeni tani

Published

on

Cigaret elektronike janë tashmë kudo pasi shumë njerëz i përdorin. Ka shumë histori të frikshme rreth këtyre cigareve, por a janë ato në të vërtetë të dëmshme?

Cigaret elektronike janë pajisje me bateri që imitojnë veprimin e pirjes së duhanit, duke ofruar nikotinë (në shumicën e rasteve), por pa efektin toksik të tymit të duhanit.

Popullariteti i tyre është rritur, dhe ajo që ju duhet të dini është se cigarette elektronike janë të dëmshme.

Një studim i vitit 2016 i botuar në Environmental Science & Technology identifikoi emetimet e dëmshme në avull, duke përfshirë kancerogjenët dhe irrituesit e mundshëm.

Cigaret elektronike mund të jenë më pak të dëmshme sesa ato tradicionalet, por nuk do të thotë se ato janë plotësisht të sigurta.

Ato përmbajnë shumë kimikate të dëmshme që mund të shkatojnë sëmundje që lidhen me pirjen e duhanit, siç janë mushkëritë apo shëndeti i zemrës.

Përveç nikotinës, cigaret elektronike mund të përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm, duke përfshirë:

-grimca ultrafine që mund të thithen thellë në mushkëri

-aromatizues të tillë si diacetyl, një kimikat i lidhur me sëmundje serioze të mushkërive

-komponimeve organike të paqëndrueshme

-metale të rënda, të tilla si nikeli, kallaji dhe plumbi

Siç mund ta shihni, ato zakonisht përmbajnë nikotinë si dhe kimikate të tjera që dihet se dëmtojnë shëndetin./albeu.com/

Continue Reading

Shëndeti

Pica një opsion më i shëndetshëm për mëngjes sesa drithërat, ja pse

Published

on

Shumë prej nesh ndjehen fajtorë kur hanë pica të mbetura në mëngjes – por mund të mos jetë gjëja më e keqe që mund të zgjedhim.

Sipas nutricionistes Chelsey Amer, ngrënia e picës për mëngjes është në të vërtetë më e mirë për ju sesa drithërat me sheqer.

Sigurisht, pica nuk është zëvendësim për ushqimet më të shëndetshme të mëngjesit si drithërat e tjera me pak sheqer, por mund të jetë një zëvendësues i pranueshëm për çdo gjë të mbushur me sheqer.

Chelsey tha për ABC News : “Çuditërisht, pica mund të jetë një opsion më i balancuar i mëngjesit sesa shumë drithëra të mëngjesit të mbushura me sheqer. Një tas me drithëra me sheqer dhe qumësht me yndyrë të ulët është kryesisht sheqer dhe jashtëzakonisht i rëndë në karbohidrate”.

Dr Lauren Kelly gjithashtu shqyrtoi pretendimet për të njëjtin rrjet televiziv dhe nxitoi të theksojë se pica nuk është veçanërisht e mirë për ju – por që shumica e drithërave sot janë edhe më keq.

Ajo shtoi: “Jo se pica është zgjedhja më e mirë, por njerëzit zakonisht e konsiderojnë picën një ushqim mashtrues – e kundërta e një zgjedhjeje të shëndetshme.”

Dhe Chelsey u pajtua, duke thënë se ajo “nuk po e rekomandonte picën si një mëngjes të përditshëm”, por në vend të kësaj u përpoq t’i dekurajonte njerëzit që hanin drithëra me sheqer.

Continue Reading

Shëndeti

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

Published

on

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se grupi ka pezulluar procesin e miratimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, për shkak të disa shkeljeve që u zbuluan gjatë inspektimit të një fabrike në Rusi, muaj më parë.

Jarbas Barbosa, ndihmësdrejtor në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit – zyrë rajonale e OBSH-së për Amerikën – tha se në njërën nga fabrikat ku po prodhohet vaksina, do të kërkohen inspektime të reja.

Fabrika “duhet ta marrë këtë këshillë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH-ja është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajmin se fabrika e tij është në rregull”, tha Barbosa.

Në një raport të publikuar në qershor, OBSH-ja ka thënë se ka gjetur shkelje të shumta në një fabrikë në pronësi të kompanisë farmaceutike ruse “Pharmstandard”, në qytetin Ufa.

Sipas OBSH-së, shkeljet kanë të bëjnë edhe me “zbatimin e masave adekuate për të zbutur rreziqet e ndotjes”.

Fabrika ka thënë më vonë se i ka adresuar këto shqetësime.

Continue Reading

Shëndeti

Propolisi, antibiotiku natyral që bën mrekullira! Ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Published

on

Propolisi ka një efekt të provuar në një numër sëmundjesh të lëkurës, duke ndihmuar njerëzit që vuajnë nga dermatiti, kallot dhe ekzema. Në të njëjtën kohë, lehtëson dhimbjen gjatë lëndimeve të ndryshme të lëkurës dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Propolisi konsiderohet se shëron infeksionet stafilokoke dhe sëmundjet e kërpudhave. Është jashtëzakonisht efektiv për ulcerat, djegiet dhe pickimet.

Si të bëni pomadë?

Vendosni 80-90 gramë vazelinë në një enë me smalt ose qeramike, të cilën mund ta blini në farmaci.

Ngroheni në avull në mënyrë që uji të vlojë pak. Kur vazelina shkrihet, shtoni gradualisht 10-20 g propolis të bluar.

Tundeni për 10-15 minuta derisa përbërësit të bashkohen. Kulloni përmes një filtri garze në një kavanoz, mbylleni menjëherë dhe lëreni të ftohet.

Kallot – Lyeni me një shtresë të trashë pomade propolisi dhe fiksojeni me flaster. Lëreni të qëndrojë gjatë natës.

Sëmundjet kërpudhore të lëkurës – Vendosni vaj propolisi në zonën e sëmurë disa herë në ditë.

Djegiet – Njomni garzën në vaj të propolisit, vendoseni sipër djegies./ noa.al/

Continue Reading

Aktuale