Connect with us

Kulturë

Shqiptarët e Afganistanit, bjondët sykaltër të “Hundëzës” (Foto)

Published

on

Kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës së paraardhësve tanë ilirë. Në një cep të botës me mijëra kilometra larg ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Kjo zonë ka rënë tanimë nën sundimin e talibanëve, duke bërë që shumë nga traditat e tyre të ndryshojnë.

Ekzistenca e ilirëve është në rajonin e Hindrokinës së madhe gjeografike në Qafiristab (sot Nuristan), një vend ku Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani bashkohen. Saktësisht ndodhet në zonën ku më parë u vra Bin Laden dhe u zbulua fillimisht nga skenaristi amerikan James Hilton, i cili realizoi një dokumentar të titulluar “Lost Horizons”.

Në maj 1983, Ernesto Skura shkroi në gazetën e Lidhjes arbëreshe së bashku me Antonio Bellushit një artikull me titull “Ilirët në Afganistan”. E njëjta gjë shkruhet edhe në librin “Arvanitasit” nga historiani i madh më prejardhje shqiptare, Aristides Kola, që përshkruan kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia deri më sot tregon se ata janë pasardhës të 6000 luftëtarëve ilirë që u larguan nga vendi i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti nga Aleksandëri i madh rreth vitit 300 p.e.s. Ata qëndruan aty, për shkak të distancës se nuk mund të ktheheshin në shtëpi dhe u vendosën në këtë rajon për gjithmonë, duke u detyruar të martoheshin më gratë në atë vend. Gjuha e tyre u quajt “burrashka” e cila ishte gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhë tjetër. Edhe në kohët e sotme kjo gjuhë quhet si më parë, por është vetëm e folur dhe jo e shkruar.

Karakteristikat e këtyre banorëve janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve. Ata jetojnë më gjatë, kanë flokë ngjyrë kafe dhe bëjnë verë. Lugina ku ata jetojnë sot quhet “hundëza” dhe realisht është një pjesë e madhe tokë qe mbyllet me një nyje midis dy maleve që i rrethon.

Një tjetër mal pranë luginës është i mbuluar me akullnajat që rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet “rakoposhi”. Atje kultivohen perime, fruta dhe drithëra të ndryshme si, patate, bizele, tranguj, grurë, misër, elb, kajsi, dardha, mollë, pjeshkë, kumbulla, fiq dhe shalqi, produkte që vendasit nuk i kultivojnë. Banorët janë fermerë të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës dhe madhështor të ujitjes që vadisin tarraca të tëra me perime dhe fruta.

Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të dobishëm për njëri-tjetrin. President i Hundëzës zgjidhet personi i cili cilësohet më i mirë dhe ai që ka ndihmuar njerëzit më shumë gjatë viteve, ndërsa festa kryesore e tyre është Viti i Ri diellor, të cilin ata e quajnë Narosh.

Këta njerëz janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët ose afganët dhe kinezët. Ata janë të bardhe dhe kanë faqet e kuqe. Shumica e tyre janë më sy të kaltër ose të gjelbër. Në lartësinë e maleve është një fis i madh i quajtur Kalash.

Zotat Kalash shfaqen në portat e tyre me një simbol që shpreh origjinën e tyre të lashtë të ilirëve dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh, një dhi me dy brirë, ashtu si ishte edhe përkrenarja e Skënderbeut. Veshjet e tyre janë si të shqiptarëve në kohët e hershme, me poture dhe këmisha të zbukuruara.

Ndërsa vallet e tyre shoqërohen nga tinguj të baterisë dhe fyellit. Një vallëzim tradicional popullor është kërcimi i shpatave, që kërcehet gjithmonë nga burrat të cilët mbajnë të veshura rroba shumëngjyrëshe të quajtura “kamarbunde”.

Ky komunitet ka shumë histori dhe mite që tregojnë se ata jetojnë shumë të lumtur dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Ka edhe njerëz që kurrë nuk sëmurën apo të kenë ndonjë sëmundje.

Por cili është sekreti i jetës së gjatë dhe të shëndetshme të tyre?

Disa mite tregojnë se ata kurrë nuk hanë ushqim të përpunuar, por përkundrazi konsumojnë produktet që mbjellin në tokat e tyre. Ata konsumojnë veçanërisht kajsitë. Njerëzit shpesh habiten nga ajo që mësojnë për këtë popull (i njohur edhe si Burusho) që zakonisht jetojnë gjatë.

Ndërsa në Pakistan, jetëgjatësia mesatare e një personi është 67 vjeç, në Hundëza mosha 100 vjeçare nuk përbën plakje. Edhe në këtë moshë ata janë të fuqishme dhe të shëndetshme. Ata hanë ushqim dy herë në ditë, një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë pas perëndimit të diellit. Për më tepër, ata hanë fruta, perime, qumësht dhe djathë. Nuk ka kimikate ose acide në ushqimet e tyre.

Sëmundjet e ndryshme si tensioni nuk i njohin. Ata janë krejtësisht të paprekur nga sëmundjet e lidhura me stresin, duke u bërë krejtësisht imun ndaj tyre. Sipas hulumtimeve, kajsia e Luginës së Hundëzës thuhet të jetë sekreti i mungesës së tumoreve.

Ky komunitet ha sasi të mëdha të këtij fruti që është i pasur me amigdalin (vitamina B-17). Në vend që të shikojnë filma dhe të qëndrojnë brenda, ata ecin shumë. Gjithashtu, një herë në vit në një periudhë prej dy muajsh komuniteti i Hundëzës konsumon vetëm lëngun e kajsisë, duke përmbushur një traditë shumë vjeçare. Shumë ekspertë kanë treguar se mënyra e konsumimit është sekreti i jetëgjatësisë së tyre./Oculus News/

Continue Reading

Kulturë

Filmi “The Bodyguard” së shpejti i ripunuar për fansat e tij

Published

on

Dramaturgu Matthew López, i cili u nominua për çmimin Toni për dramën “The Inheritance”, u angazhua të shkruaj edhe skenarin e filmit ikonik në të cilin me rol debutoi ikona e muzikës Whitney Houston, të pagëzuar “The Bodyguard”.

Këtë film do ta realizojë Warner Bros.

Filmi i ri “The Bodyguard” do të realizohet inspiruar nga drama e vitit 1992, në të cilën me role paraqiten Houston dhe Kevin Costner. Filmi origjinal fitoi mbi 400 milionë dollarë amerikan në Box office-n botëror, si dhe u konsiderua filmi me muzikën më të mirë të të gjitha kohërave, ku disa këngë të Hjuston kryesuan toplistat aso kohe.

Lawrence Kasdan nga kompania Kasdan Pictures dhe Dan Lin, si dhe Jonathan Eirich nga Rideback janë prodhuesit e filimit të ri. Kasdan ishte skenarist dhe producent edhe i filmit origjinal.

Deri më tani nuk është bërë i ditur ekipi e aktorëve që do të paraqiten me role në filmin e ri.

Filmi i skenaristit Lopez, “The Inheritance” u dha premierë në Londër në vitin 2018, ku u vlerësua drama më e rëndësishme amerikane e shekullit.

Më pas u shfaq në West End, e në Broadway në vjeshtën e vitit 2019./21Media/

Continue Reading

Kulturë

Komapania financiare ofron 1 mijë e 300 dollarë për atë që shikon 13 filma horror gjatë tetorit

Published

on

Komapania financiare ofron 1 mijë e 300 dollarë për atë që shikon 13 filma horror gjatë tetorit

Një kompani financiare do të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm në tetor. Kjo vjen si një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij.

CNN shkruan se “FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm, ndërkohë do të monitorojë rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit.

“Për nder të sezonit të frikshëm, ne në FinanceBuzz po vdesim të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin apo jo frikë më të fortë sesa ata me buxhet të ulët. Ju do të na ndihmoni të zbulojmë nëse buxheti i një filmi ndikon apo jo sa frikësues mund të jetë, duke veshur një Fitbit për të monitoruar rrahjet e zemrës suaj derisa shihni këta 13 filma”, ka shtuar kompania”, ka thënë në një njoftim kompania.

Sipas CNN, personat që do të pranojnë këtë sfidë në këmbim të parave do të shikojnë filmat e mëposhtëm midis 9 tetorit dhe 18 tetorit: “Saw, Amityville Horror”, “A Quiet Place”, “A Quiet Place Part 2”, “Candyman”, “Insidious”, “The Blair Witch Project”, “Sinister”, “Get Out”, “The Purge”, “Halloween (2018)”, “Paranormal Activity” dhe “Annabelle”.

Po ashtu “FinanceBuzz” do t’i sigurojë personit që do shoh filmat dhe një gjurmues Fitbit së bashku me 1 mijë e 300 dollarë dhe një dhuratë 50 dollarëshe për të mbuluar kostot e festës së frikës.

Personat e interesuar duhet plotësojnë një formular dhe t’i tregojnë kompanisë pse janë personi më i mirë për këtë punë.

Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 26 shtator, dhe FinanceBuzz do të zgjedhë një fitues deri më 1 tetor./KultPlus.com/

Continue Reading

Kulturë

Kosova për çmimin ‘Oscars 2022’, e propozon filmin “Zgjoi”

Published

on

Filmi ‘Zgjoi’ ka arritur të jetë një nga filmat më të suksesshëm deri më tani nga Kinematografia së Kosovës.

Ndërkohë, sukseset e tij kanë qenë të njëpasnjëshme dhe ky i fundit sigurisht se është kulminacioni i sukseseve për një film.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka vendosur që të dërgojë këtë film si propozim drejt nominimeve festivalit më të madh botëror të ndarjes së çmimeve për kinematografi, Oscars

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja e Qendrës Kinematografike në Facebook, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

“Tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli propozohet nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e Oscars.

“Zgjoi” është sa intim, aq edhe universal, që prekë thellë me tregimin, e dhimbjes, qëndrushmërisë dhe përfundimisht triumfit. Filmi është i realizuar me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtun dhe me gravitet të thellë. Tregimi i vërtetë i Fahrie Hotit në ‘Zgjoi’-n është shprehje kinematografike inspiruese në sfidimin e status quose dhe rolet nënshtruese të konstruktuara nga shoqëria në Kosovë dhe botë” deklaroi e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; “Zgjoi“ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK”.

Continue Reading

Aktuale