Connect with us

Lajme

Sulmi mbi gazetarët do të trajtohet si sulm mbi person zyrtar, gjoba të ashpra edhe për kërcënim për sulm mbi gazetarët

Published

on

Në të ardhmen sulmi mbi gazetarët do të trajtohet gjithashtu si sulm mbi një person zyrtar. Vendosim gjoba të ashpra edhe për kërcënim për sulm mbi gazetarët. Në mënyrë shtesë, në të ardhmen prokuroria do të veprojë sipas detyrës zyrtare gjatë rasteve të këtilla. Kjo ishte një kërkesë e madhe e Shoqatës së Gazetarëve, përfaqësuesit e së cilës në mënyrë aktive marrin pjesë në Grupin e punës i cili e përgatiti ndryshimet në KP.

Për këtë sot në konferencë për shtyp informoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi, i cili theksoi se Qeveria në seancën e sotme, e cila ende është në vijim, ka miratuar disa ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, ndërsa të parat kanë të bëjnë me gazetarët. Me këto ndryshime, theksoi ai, parashikohen risi konkrete me të cilat në shtetin tonë dukshëm po rritet siguria e gazetarëve, por edhe i punonjësve mediatikë, gjegjësisht kameramanëve dhe fotoreporterëve. Ministri Mariçiqi pret që këto ndryshime ligjore të cilat menjëherë, siç tha, do të dërgohen në Kuvend, që të miratohen në shtator.

Me këto ndryshime, potencoi Mariçiqi, u japim fund mundësive për praktika të kaluara të mosndëshkimit për dhunë mbi gazetarët edhe kur gazetarët frikësoheshin, shantazhoheshin, mbylleshin, dënoheshin joformalisht   me jetë në frikë të vazhdueshme nga hakmarrja politike dhe institucionale për shkak të kryerjes profesionale të punës së tyre.

Për dallim nga viti 2017, theksoi ai, sot pothuajse për të gjitha pengesat e regjistruara të punës dhe sulmeve mbi gazetarët dhe punonjësit mediatikë, nga ana e policisë dhe organeve kompetente janë inicuar procedura.

Edhe me ndryshimet e sotme të neneve të Kodit Penal të cilat kanë të bëjnë në punën e profesionistëve mediatikë, është decid ministri Mariçiq, kjo Qeveri tregon se ka zero tolerancë për çfarëdo tentimi për   rrezikim të lirisë së fjalës dhe shprehjes.

Ai edhe njëherë u bëri thirrje institucioneve të tjera në shtet, prokurorisë dhe gjykatave, të veprojnë maksimalisht sa më shpejt dhe profesionalisht për të gjitha rastet e sulmit apo kundër punonjësve mediatikë.

Në mënyrë shtesë, theksoi Mariçiqi, në seancën qeveritare kanë kaluar dhe ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile, ku ka një ulje të konsiderueshme të shumës që do ta paguajnë gazetarët apo megjithatë mediat, nëse eventualisht humbin kontest për shpifje apo fyerje.

“Konkretisht, gazetarët në të ardhmen do të paguajnë maksimum 400 euro për shpifje dhe fyerje, për dallim nga e kaluara kur kjo shumë ishte 2.000 euro. Për redaktorët, me ndryshimet kompensimi i dëmit nuk duhet të jetë më i lartë se 2.000 euro. Për përkujtim sipas ligjit ekzistues ai është 10.000 euro. Për personin juridik ndërkaq, prej 15.000 ulet në maksimum 5.000 euro. Gjegjësisht, pesë herë ulje për gazetarët dhe redaktorët dhe tre për mediat”, informoi ministri Mariçiqi.

Në fjalimin drejtuar gazetarëve, ai theksoi se roli i tyre në shoqëri është i madh.

“Për të qenë korrigjues nevojitet të keni mbrojtje ligjore maksimale. Kjo për ne është një çështje e kahershme dhe për këtë bëjmë gjithçka që mundemi t’ju mbrojmë. Këto ndryshime janë pikërisht në këtë drejtim. Nëse ka nevojë edhe për përshtatje shtesë apo shpjegim të legjislacionit, në të ardhmen do ta bëjmë këtë”, tha Mariçiqi.

Në seancën e Qeverisë, janë miratuar më shumë ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, të Ligjit për përgjegjësi qytetare dhe ndryshime dhe plotësime të përcaktuara ose tekste të reja ligjore nga më shumë sfera me qëllim që ta përforcojnë efikasitetin e drejtësisë, qeverisjen e së drejtës dhe të përshpejtohen reformat në gjyqësi. 

Sipas Mariçiqit, janë adresuar më shumë ndryshime ligjore që të bëhet zhvendosje cilësore lidhur me drejtësinë për tema për të cilat me dekada paraprakisht nuk është ndërmarrë asgjë. 

U përqendrua edhe në periudhën e kaluar, kur opinioni ishte shqetësuar nga grupi i Telegrafit “Dhoma Publike”, ku midis tjerash u ndanë edhe të dhëna personale të femrave, të cilat më pas në mënyra të ndryshme janë shqetësuar. Me këto ndryshime të KP, paralajmëroi Mariçiqi, vihen disa vepra penale me të cilat do të sigurohet mbrojtja e grave nga shqetësimet seksuale dhe ndonjë lloj tjetër i shqetësimeve.

“Me veprën e re “Përndjekja”, për të cilën foli edhe kryeministri, parashohim sanksione rigoroze për shqetësime edhe përmes internetit, diçka që për fat të keq, tek ne dhe në botë po ndodhë gjithnjë e më shumë. Të jem më i saktë, pasi ndryshimet të hyjnë në fuqi, ai që do të ndjekë , përndjekë dikë në mënyrë të paautorizuar ose që do të ndërhyjë në jetën personale të një personi tjetër ose me të vendosë ose tenton të vendosë kontakt të padëshiruar, me lëvizje në hapësirën ku ndodhet ai person, me keqpërdorimin e të dhënave personale, me përdorimin e mjeteve për informim publik dhe mjeteve të tjera të komunikimit ose në një mënyrë tjetër psikikisht e keqpërdorë, shqetëson ose frikëson, do të dënohet me para ndërsa mund të marrë edhe dënim me burg deri në tre vjet. Me këtë vepër përcaktohet se si veprohet kur dikush edhe përmes internetit frikëson ose insiston të realizojë kontakt të padëshiruar me një person tjetër”, sqaroi ministri Mariçiq.

Ndryshimet parashohin edhe mbrojtje shtesë të grave, të cilat dalin prej Konventës së Stambollit, të cilën Maqedonia e Veriut e nënshkroi që në vitin 2011, ndërsa e ratifikoi shtatë vite më vonë. Me ndryshimet të cilat dalin nga kjo konventë, theksoi Mariçiqi, në aspektin juridik mbrohet gruaja nga çdo lloj dhune.

“Më duhet ta pranoj se personalisht jam krenar që gjatë mandatit tim bëhen këto ndryshime”, tha ai. 

Qeveria sot i ka miratuar edhe Ligjin për fondin e viktimave të veprave penale, Ligjin për procedurë gjyqësore, Ligjin për avokaturë, Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorë publike, si edhe transponimin e direktivës policore në projektligjin për mbrojtjen e personave fizikë lidhur me përpunimin e të dhënave personale gjatë veprimit të organeve hetimore për vepra penale.

Këto ndryshime, theksoi ministri Mariçiq, bëhen që të përforcohet qeverisja e së drejtës dhe të përshpejtohen reformat në gjyqësi për të cilat flitet shumë. 

“Vlerësoj se me hapat që i kemi ndërmarrë punët po ecin mirë…. raportet e para pozitive ndërkombëtare për qeverisjen e së drejtës i kemi marrë, 16 gjykatës janë shkarkuar për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, taksat gjyqësore janë zvogëluar për 8 herë, fillon digjitalizimi i plotë i gjyqësisë, pas 20 vitesh po bëjmë regjistrim si çdo shtet normal, është arritur marrëveshje për rritjen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, kemi siguruar monitorim ndërkombëtar për rastet e korrupsionit të lartë për të cilin gjithashtu do të informojmë nesër në mënyrë më të detajuar… Vazhdojmë akoma më fuqishëm me qëllimin e vetëm… të kthehet besimi i qytetarëve në shtetin ligjor dhe prej kësaj nuk do të heqim dorë”, theksoi në konferencë shtypi ministri i Drejtësisë Mariçiq. 

Continue Reading

Lajme

Milloshoski: Zaev dëshiron ta mbajë Filipçen për shkak të tenderëve

Published

on

Kuvendi ende nuk e ka marrë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi që kryeministri Zaev t’i dorëzojë në Parlament. Këtë në emisionin “10 Minuta” të “TV21” e deklaroi deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski. Ai mes të tjerësh tha se Zaevi mundohet ta zvarrisë punën dhe akuzon se arsyeja se përse ende nuk e pranon dorëheqjen janë tenderët në shëndetësi.

“Për shembull para një viti e gjysmë dorëheqje dha zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Petar Atanasov, dorëheqje kjo e cila ishte shumë e shpejtë. Për një-dy ditë e njëjta ishte proceduar në Kuvend dhe ishte konstatuar. Tani dorëheqje dha edhe Venko Filipçe, por shohim se edhe pas 10 ditëve nga parashtrimi i dorëheqjes, ajo ende nuk është dërguar në Kuvend. Vlerësojmë se Ministria e Shëndetësisë, si institucion i cili disponon me fond të madh dhe shumë tenderë, është arsyeja për shkak të së cilës Zaevi mundohet ta mbajë Venko Filipçen në postin nga i cili ai vetë dha dorëheqje”, tha Milloshoski.

Edhe pse në opinionin publik kishte dyshime nëse janë dorëzuar dorëheqjet e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dje konfirmoi se dorëheqjet janë deponuar.

“Dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësi ministrit të shëndetësisë i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk dallon nga ajo që ata të dytë e thanë”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Milloshoski, për deklaratën e Zaevit se për dorëheqjet do të prononcohet pas mbarimit të hetimit, tha se është vetëm përpjekje për manipulim.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, shtoi Milloshoski.

Kaluan 8 ditë nga zjarri tragjik në të cilin jetën e humbën 14 persona, megjithatë deri më tani ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e deponuara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe të dy drejtorëve të spitalit./TV21/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Published

on

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.

Continue Reading

Lajme

Tateshi: Brengos deklarata e kryeministrit se është në kontakt me prokurorinë për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Ne duhet ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike. Kështu deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga Drejt”.
Sipas tij ky rast nuk është i parë që ka ndodhur në Evropë dhe në botë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur paraqitje të zjarrit dhe ministri i Shëndetësisë të nesërmen ka dhënë dorëheqje edhe atë të parevokueshme. Se ne tani në këtë rast kemi lojëra me dorëheqjet. Jo ja jap këtij atij, por asnjëri nuk tha se e jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Tateshi.
Sipas tij, në aspektin e përgjegjësisë juridike nuk kanë çfarë të marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti ose kryeministri.

“Në momentin që vendosen shiritat në vendin e ngjarjes aty më nuk guxon të hyje kërkosh. Kjo është abc e juridikes. Dhe kjo është për tu habitur se si kanë defiluar ministrat e BDI-së, diku 7-8 prej tyre të cilët nuk kanë nevojë të ishin aty, atë ne duhet të ja lëmë prokurorisë që ata ta kryejnë punën deri në fund”, u shpreh Tateshi.

Ai shtoi se ata i brengos fakti edhe deklarata e kryeministrit i cili ka thënë se ai tërë kohën është në kontakt me prokurorinë.

“Kjo që ndodhi në Tetovë është ishte një shkëndijë e vogël e asaj që u thash qe shëndetësia është e sëmurë. Kjo një ditë do të ndodhte, dhe për fat të keq ndodhi në Tetovë. Nëse politika vazhdon të ketë gisht në shëndetësi, unë kam frik se mund të ndodh edhe në vend të tjera, jo vetëm në spitalet modulare por edhe në përgjithësi në shëndetësi”, deklaroi më tej Tateshi.

Continue Reading

Aktuale