Connect with us

Bota

Raportohet për një viktimë nga shpërthimi në Gjermani

Published

on

Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

Të paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Continue Reading

Bota

Presidenti Biden ia harron emrin kryeministrit australian, e quan “ai shoku” (Video)

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket të ketë harruar emrin e kryeministrit të Australisë.

Gjatë një video konference të mbajtur të mërkurën, për të shpallur paktin e sigurisë krijuar mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, Bideni pasi dëgjon fjalimin e kryeministrit britanik, kthehet nga ekrani tjetër ku pritej të fliste kryeministri australian, Scott Morrison.

Mirëpo, në ato momente Bideni meqë nuk e mbante në mend emrin e Morrisonit, i drejtohet atij me “ai shoku aty”.

Takimi virtual i tre liderëve të tri shteteve është mbajtur për të diskutuar paktin e sigurisë të quajtur “Aukus” në Paqësor. Ky pakt është kundërshtuar ashpër nga Kina.

Continue Reading

Bota

“Unë jam mirë”, udhëheqësi taleban mohon zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial

Published

on

Zëvendëskryeministri i talebanëve Abdul Ghani Baradar ka mohuar raportet se ai ishte vrarë në një luftë të dyshuar me një grup terrorist rival, ndërsa u shfaq në kamera për herë të parë pas disa ditësh i fshehur.

Sipas medieve të huaja, grupi islamik ishte gjendur në luftime të ashpra me të ashtuquajturit ‘të moderuar’ që mendohet se ishin në luftë me grupet e ashpra terroriste, pasi të dy luftojnë për pushtet në vakumin e lënë nga tërheqja e Amerikës nga Afganistani.

Baradar, një anëtar i gardës së vjetër talebane që drejtoi negociatat me amerikanët në Katar, mendohej se ishte përfshirë në një përplasje me Khalil Haqqani, një udhëheqës në Rrjetin terrorist Haqqani dhe një nga më të kërkuarit e FBI-së, në pallatin presidencial në Kabul.

Gjate tensioneve u perforl rreth një regjistrimi audio dhe një deklaratë e shkruar me dorë, të dyja të supozuara nga vetë Baradar, të cilat mohuan se ai ishte vrarë.

Baradar u shfaq në një intervistë me TV kombëtar të vendit për të hedhur poshtë pretendimet.

“Unë po udhëtoja nga Kabuli kështu që nuk kisha qasje në media në mënyrë që të refuzoja këtë lajm”.“Unë jam mirë. Media thotë se ka mosmarrëveshje të brendshme. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk është e vërtetë”- tha ai.

Continue Reading

Bota

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, ja cili është…

Published

on

Kur kartëmonedhat bëhen të papastra, banka qendrore e Gjermanisë, Bundesbank, i pastron.

Siç raporton Deutsche Welle në gjuhën serbe, këtë vit për shkak të përmbytjeve të korrikut, punonjësit e kësaj banke kanë shumë punë.

Në fakt, ekspertët në bankë i pastrojnë kartëmonedhat dhe i kontrollojnë në detaje. Madje ata duhet të jenë të shpejtë që kartëmonedhat të mos ngjiten njëra me tjetrën.

Këtë vit ata kanë shumë punë, pasi shumë kartëmonedha vijnë nga zonat e goditura nga përmbytjet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Në bankë tashmë janë dërguar rreth 50 milionë euro. Paratë e pastruara i kthehen pronarëve, e ky shërbim i bankës qendrore të Gjermanisë kryhet pa pagesë.

Continue Reading

Aktuale