Connect with us

Lajme

Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Published

on

Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Shkup, 27 korrik 2021 (MIA) – Gjatë kontrollit të intensifikuar aksional të djeshëm në komunikacion, janë shqiptuan gjithsej 184 masa në territorin e Qytetit të Shkupit, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, janë shqiptuar 39 sanksione, 23 shkelje që i kanë shkaktuar këmbësorët, 14 për ngasje pa patentë shoferi, 12 për shkelje të motoçiklistëve.

Shtojnë se tetë sanksione janë shqiptuar për përdorimin e telefonit celular, gjashtë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, tetë për ngarje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për parakalim të paligjshëm dhe devijim dhe 45 për parkim të paligjshëm.

Nga MPB-ja në kumtesën e sotme paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’I respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion

Continue Reading

Lajme

Mangova: Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk mësojnë gjuhën maqedonase, të kufizuar në tregun e punës

Published

on

Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

“Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI për Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Duda Balje reagon ndaj serbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë – Gazeta Ex…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Video/ Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Published

on

Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, përcjell in7.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i zjarrit./in7.tv/

Video Alsat M

Continue Reading

Aktuale