Connect with us

Lajme

Ilire Dauti: Ata që kërkuan debat për Shtetësinë, ikën nga debati për amendamentet

Published

on

Ilire Dauti: Ata që kërkuan debat për Shtetësinë, ikën nga debati për amendamentet

Unë i dëgjoj kolegët, edhe sot i kam dëgjuar gjatë gjithë kohës dhe me keqardhje më duhet të them se atë që e kam pas si dilemë gjatë gjithë kohës ditën e premte dhe sot është vërtetuar përfundimisht. Gjatë gjithë kohës kërkuat debat, kërkuat amendamente, kërkuat ditën e premte që të kishim më tepër amendamente, por ende nuk ishin shterur amendamentet që i kishim përpara për t’i diskutuar.

Ashtu siç tha edhe kryesuesi, propozuesi i amendamentit nuk deshi ta mbrojë dhe sot nuk ishte aspak këtu. Kjo vetëm se nxjerr zbuluar vetë propozuesin e amendamenteve dhe gjithë ata që kërkonin debat, sepse koha dhe ajo që kërkonin debat, ja ku është momenti për të bërë debat. Duam me të vërtetë të dëgjojmë se cilat janë argumentet e tyre me amendamentet e veta që kërkojnë të njëjtën gjë thuajse me të gjitha amendamentet.

Edhe ditën e premte edhe sot, jo që janë shterë amendamentet, por të nderuar kolegë, gjithë kohës të shterura i keni pasur argumentet, të harxhuara, më mirë të them nuk i patët asnjëherë.

Unë nuk ju fajësoj pse nuk patët argumente, sepse as ju, as askush tjetër nuk mund të ketë argument që do na bind neve dhe çdo kënd tjetër se për të njëjtat arsye që ne e kemi shtetësisë, dikush tjetër edhe pse i plotëson të njëjtat kritere dhe kushte nuk e ka shtetësisë.

Prandaj jeni të zbehur dhe nuk debatoni, as sot as ditën e premte. Proceduralet nuk e mbulojnë debatin që ju e kërkuat. Atë që thoni se duhet të ishim takuar me qytetarët, ne me kohë i kemi takuar.

Continue Reading

Lajme

Mangova: Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk mësojnë gjuhën maqedonase, të kufizuar në tregun e punës

Published

on

Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

“Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI për Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Duda Balje reagon ndaj serbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë – Gazeta Ex…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Video/ Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Published

on

Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, përcjell in7.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i zjarrit./in7.tv/

Video Alsat M

Continue Reading

Aktuale