Connect with us

Lajme

Data e zgjedhjeve lokale mbetet 17 tetori

Published

on

Data e zgjedhjeve lokale mbetet 17 tetori

Shkup, 27 korrik 2021 (MIA) – Data e zgjedhjeve lokale mbetet 17 tetori konform Kodin Zgjedhor. Përputhja e regjistrimit me fushatën zgjedhore nuk do të ndryshojë asgjë dhe është e mundur që regjistrimi të përfundojë më herët, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Data sipas propozimit të grupeve të punës në të cilat marrin pjesë të gjitha partitë politike është 17-të tetori. Gjegjësisht nuk ka ndryshime në datën që është caktuar në vetë Kodin zgjedhor. Kishte dilema gjatë tri ditëve të përputhjes së regjistrimit me fushatën, por në fund u vendos që tri ditët të mos ndryshonin asgjë. Regjistrimi është një aktivitet i thjeshtë që përfundon gjatë ditës, fushatat zhvillohen në mbrëmje. Në fakt, regjistrimi është kryer gjithmonë për 20 ditë, këtë herë është përcaktuar për 30 ditë, ai me të vërtetë mund të përfundojë më herët dhe çfarë do të mbetet tre ditët e fundit sepse është përcaktuar me ligj nga 1 deri në 30 shtator, dhe nuk është nga 5 në 25 siç ishte projektuar fillimisht, kështu që ka kohë të mjaftueshme në mënyrë që të mos ketë nevojë për ndonjë ndryshim në datën e zgjedhjeve”, tha Zaev në pyetjen e një gazetari pas hapjes së një kopshti në Stajkovc.

Lidhur me pragun për paraqitjen e listave të pavarura, është rënë dakord që të jetë dy për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

“Nëse komuna ka 10 mijë votues, i duhen 200 nënshkrime për të paraqitur një listë të pavarur. Nëse ka 50 mijë votues, duhet të dorëzohet një listë e pavarur me një mijë nënshkrime”, tha Zaev.

Sqaroi se negociatat janë zhvilluar për më shumë se një muaj me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike parlamentare, duke rënë dakord për datën e zgjedhjeve, modalitetet për listat e hapura ose të mbyllura, si dhe të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR, përfshirë rekomandimin për unifikimin e pragut të nënshkrimeve të nevojshme për dorëzimin e listave.

I pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm me BESË-n, Zaev tha se ata do të kenë një lloj koalicioni me të gjithë partnerët e koalicionit për shkak të specifikave të zgjedhjeve lokale, por në raundin e dytë.

“Pra, me të vërtetë do të kemi komuna ku LSDM, BDI, BESA, PDSH, nuk e di partitë më të vogla – partitë turke, LDP dhe të ngjashme do të kenë kandidat të tyre dhe kjo do të thotë që në raundin e parë nuk keni koalicion . Në raundin e dytë, kur qytetarët vendosin se kujt do t’i jepet një shans për të hyrë në raundin e dytë, atëherë është logjike që partnerët e koalicionit në nivelin qendror të mbështesin njëri-tjetrin. Kështu që, është logjike që dy kandidatë të hyjnë në raundin e dytë dhe natyrisht ne do t’i japim mbështetjen tonë njëri-tjetrit”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se sipas agjendës së caktuar, këtë vit për 2 Gusht – festa kombëtare Ilinden do të jetë në Pelince.

Continue Reading

Lajme

Milloshoski: Zaev dëshiron ta mbajë Filipçen për shkak të tenderëve

Published

on

Kuvendi ende nuk e ka marrë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi që kryeministri Zaev t’i dorëzojë në Parlament. Këtë në emisionin “10 Minuta” të “TV21” e deklaroi deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski. Ai mes të tjerësh tha se Zaevi mundohet ta zvarrisë punën dhe akuzon se arsyeja se përse ende nuk e pranon dorëheqjen janë tenderët në shëndetësi.

“Për shembull para një viti e gjysmë dorëheqje dha zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Petar Atanasov, dorëheqje kjo e cila ishte shumë e shpejtë. Për një-dy ditë e njëjta ishte proceduar në Kuvend dhe ishte konstatuar. Tani dorëheqje dha edhe Venko Filipçe, por shohim se edhe pas 10 ditëve nga parashtrimi i dorëheqjes, ajo ende nuk është dërguar në Kuvend. Vlerësojmë se Ministria e Shëndetësisë, si institucion i cili disponon me fond të madh dhe shumë tenderë, është arsyeja për shkak të së cilës Zaevi mundohet ta mbajë Venko Filipçen në postin nga i cili ai vetë dha dorëheqje”, tha Milloshoski.

Edhe pse në opinionin publik kishte dyshime nëse janë dorëzuar dorëheqjet e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dje konfirmoi se dorëheqjet janë deponuar.

“Dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësi ministrit të shëndetësisë i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk dallon nga ajo që ata të dytë e thanë”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Milloshoski, për deklaratën e Zaevit se për dorëheqjet do të prononcohet pas mbarimit të hetimit, tha se është vetëm përpjekje për manipulim.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, shtoi Milloshoski.

Kaluan 8 ditë nga zjarri tragjik në të cilin jetën e humbën 14 persona, megjithatë deri më tani ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e deponuara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe të dy drejtorëve të spitalit./TV21/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Published

on

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.

Continue Reading

Lajme

Tateshi: Brengos deklarata e kryeministrit se është në kontakt me prokurorinë për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Ne duhet ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike. Kështu deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga Drejt”.
Sipas tij ky rast nuk është i parë që ka ndodhur në Evropë dhe në botë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur paraqitje të zjarrit dhe ministri i Shëndetësisë të nesërmen ka dhënë dorëheqje edhe atë të parevokueshme. Se ne tani në këtë rast kemi lojëra me dorëheqjet. Jo ja jap këtij atij, por asnjëri nuk tha se e jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Tateshi.
Sipas tij, në aspektin e përgjegjësisë juridike nuk kanë çfarë të marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti ose kryeministri.

“Në momentin që vendosen shiritat në vendin e ngjarjes aty më nuk guxon të hyje kërkosh. Kjo është abc e juridikes. Dhe kjo është për tu habitur se si kanë defiluar ministrat e BDI-së, diku 7-8 prej tyre të cilët nuk kanë nevojë të ishin aty, atë ne duhet të ja lëmë prokurorisë që ata ta kryejnë punën deri në fund”, u shpreh Tateshi.

Ai shtoi se ata i brengos fakti edhe deklarata e kryeministrit i cili ka thënë se ai tërë kohën është në kontakt me prokurorinë.

“Kjo që ndodhi në Tetovë është ishte një shkëndijë e vogël e asaj që u thash qe shëndetësia është e sëmurë. Kjo një ditë do të ndodhte, dhe për fat të keq ndodhi në Tetovë. Nëse politika vazhdon të ketë gisht në shëndetësi, unë kam frik se mund të ndodh edhe në vend të tjera, jo vetëm në spitalet modulare por edhe në përgjithësi në shëndetësi”, deklaroi më tej Tateshi.

Continue Reading

Aktuale