Connect with us

Bota

“Daily Mail”: Ja si hyjnë kontrabandë shqiptarët në Angli

Published

on

“Daily Mail”: Ja si hyjnë kontrabandë shqiptarët në Angli

Mediat angleze kanë shumë interes të zbulojnë rrugën që ndjekin shqiptarët për t’u futur ilegalisht në Britani.

Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar një investigim të bërë nga gazetarët e saj, ku tregohet se si trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore, shfrytëzojnë “Tik Tok-un” për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre. Media e njohur shkruan se trafikantët shqiptarë kërkojnë eri në 20.00 paundë për të kontrabanduar emigrantë në Britaninë e madhe.

Në një postim në “Tik Tok”, shihet se si një adresë që dyshohet se përdoret nga një shqiptar, shkruan:

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Britani të kontaktojnë në këtë profil. Udhëtimi është 100% i sigurt”.

Po ashtu, imazhe e video të tjera ka ndarë edhe përdoruesi me emrin Union Jack, ku shkruan:

“Udhëtim i sigurt nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar. Nevojiten 23 mijë euro”.

Madje, këta persona kanë shkuar deri aty sa kanë filmuar emigrantët të vendosur në kamiona. Imazhet janë përdorur si reklamë për këtë veprimtari.

Gjithashtu media në fjalë shkruan, se një llogari shqiptare, e fshirë kohet e fundit, përmbante udhëzues se si të futesh në Britani të Madhe, përmes pikave të kufirit nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Investigimi i “Daily Mail” ka shkuar dhe më thellë. Ata kanë monitoruar faqen e dikurshme në “Facebook”, “Shqiptarët në Londër”, që përdoret nga përdoruesi Leonard Sufa. Ky i fundit ka ndarë në këtë faqe një foto dhe shkruan: “Nesër pasdite për në Angli. Të interesuarit të kontaktojnë në DM”.

Ky shqetësim është konstatuar nga autoritetet në Britani, të cilat kanë rritur vigjilencën dhe kanë nisur të kontrollojnë adresat. Robb Jones, drejtor i udhëheqjes së kërcënimit të Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka thënë se shqiptarët kontrabandistë përgjithësisht përdorin rrjete sociale si Facebook, Instagram, Twitter, Telegram, Youtube dhe Tik Tok, për të reklamuar aktivitetin e paligjshëm.

Duke iu referuar një burimi nga Policia kufitare në Shqipëri, “Daily Mail” shkruan:

“Një burim na tha se shumica e trafikantëve janë midis moshës 18 dhe 22 vjeç. Kryesisht vijnë nga zona të varfra të Shqipërisë dhe janë rekrutuar me kriminelë, për të punuar në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe”.

Më tej ato shtojnë:

“Të rinjtë bien dakord të shkojnë në Angli dhe të punojnë në shtëpitë e barit për të paguar rrugën, e cila shkon deri në 20 mijë paundë”. /balkanweb

Continue Reading

Bota

Presidenti Biden ia harron emrin kryeministrit australian, e quan “ai shoku” (Video)

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket të ketë harruar emrin e kryeministrit të Australisë.

Gjatë një video konference të mbajtur të mërkurën, për të shpallur paktin e sigurisë krijuar mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, Bideni pasi dëgjon fjalimin e kryeministrit britanik, kthehet nga ekrani tjetër ku pritej të fliste kryeministri australian, Scott Morrison.

Mirëpo, në ato momente Bideni meqë nuk e mbante në mend emrin e Morrisonit, i drejtohet atij me “ai shoku aty”.

Takimi virtual i tre liderëve të tri shteteve është mbajtur për të diskutuar paktin e sigurisë të quajtur “Aukus” në Paqësor. Ky pakt është kundërshtuar ashpër nga Kina.

Continue Reading

Bota

“Unë jam mirë”, udhëheqësi taleban mohon zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial

Published

on

Zëvendëskryeministri i talebanëve Abdul Ghani Baradar ka mohuar raportet se ai ishte vrarë në një luftë të dyshuar me një grup terrorist rival, ndërsa u shfaq në kamera për herë të parë pas disa ditësh i fshehur.

Sipas medieve të huaja, grupi islamik ishte gjendur në luftime të ashpra me të ashtuquajturit ‘të moderuar’ që mendohet se ishin në luftë me grupet e ashpra terroriste, pasi të dy luftojnë për pushtet në vakumin e lënë nga tërheqja e Amerikës nga Afganistani.

Baradar, një anëtar i gardës së vjetër talebane që drejtoi negociatat me amerikanët në Katar, mendohej se ishte përfshirë në një përplasje me Khalil Haqqani, një udhëheqës në Rrjetin terrorist Haqqani dhe një nga më të kërkuarit e FBI-së, në pallatin presidencial në Kabul.

Gjate tensioneve u perforl rreth një regjistrimi audio dhe një deklaratë e shkruar me dorë, të dyja të supozuara nga vetë Baradar, të cilat mohuan se ai ishte vrarë.

Baradar u shfaq në një intervistë me TV kombëtar të vendit për të hedhur poshtë pretendimet.

“Unë po udhëtoja nga Kabuli kështu që nuk kisha qasje në media në mënyrë që të refuzoja këtë lajm”.“Unë jam mirë. Media thotë se ka mosmarrëveshje të brendshme. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk është e vërtetë”- tha ai.

Continue Reading

Bota

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, ja cili është…

Published

on

Kur kartëmonedhat bëhen të papastra, banka qendrore e Gjermanisë, Bundesbank, i pastron.

Siç raporton Deutsche Welle në gjuhën serbe, këtë vit për shkak të përmbytjeve të korrikut, punonjësit e kësaj banke kanë shumë punë.

Në fakt, ekspertët në bankë i pastrojnë kartëmonedhat dhe i kontrollojnë në detaje. Madje ata duhet të jenë të shpejtë që kartëmonedhat të mos ngjiten njëra me tjetrën.

Këtë vit ata kanë shumë punë, pasi shumë kartëmonedha vijnë nga zonat e goditura nga përmbytjet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Në bankë tashmë janë dërguar rreth 50 milionë euro. Paratë e pastruara i kthehen pronarëve, e ky shërbim i bankës qendrore të Gjermanisë kryhet pa pagesë.

Continue Reading

Aktuale