Connect with us

Lajme

Në 24 orët e fundit 24 raste të reja me Kovid-19, nuk ka persona të vdekur

Published

on

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja me Kovid-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në pajtim me të dhënat nga Instituti për shëndet publik.  Janë shëruar gjashtë pacientë, ndërsa nuk është paraqitur për persona të vdekur.

Janë bërë 4.133 testime, ndërsa janë regjistruar 24 raste të reja me Kovid-19, dhe atë në Shkup 6, Tetovë 5, Kumanovë 3, në Prilep dhe Kërçovë nga 2, në Manastir, Ohër, Strumicë, Koçan, Radovish dhe Dibër nga një.

Numri I përgjithshëm I të diagnostikuarve është 156.078.

Janë regjistruar 6 pacientë të shëruar nga Shkupi 4, Tetova dhe Strumica nga një.

Janë bërë 4.133 testime përmes: ISHP-59, QSHP Shkup-38, QSHP Manastir-84, QSHP Prilep-39, QSHP Tetov-20, QSH Kumanovë-25, Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile-0., Mjekësia ligjore-0, laboratory I spitlait Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji 0, SPQ 8 Shtatori-10, Instituti për mikrobiologji-0, Zhan Mitrev-90, Avicena-151, Biotek-119, Sistima-59, laboratory Laor-516, Sinlab-5, Remedika-9, Pllodnost-32, Genea-12, Nikob lab-732, VFV Medikal-20, Eli Medika-12, ISHP dhe IPSH (rapid test) – gjithsej 2101.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 953.144 testime për Kovid-19.

Numri I përjgithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë sëhtë 156.078, numri I pacientëve të shëruar është 150.276, I të vdekurve 5.489, ndërsa numri I rasteve aktive është 310.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, distribuimi sipas qyteteve është si në vijim:

Të sëmurël (gjithsej)

Shkup 68806                 aktivë 105

Kumanovë 8913              aktivë 32

Prilep 8334                  aktivë 7

Tetovë 7377                    aktivë 97

Manastir 6311                    aktivë 1

Veles 5478                      aktivë 4

Gostivar 5204                 aktivë 21

Kavadar 5156               aktivë 1

Ohër 5025                      aktivë 6

Shtip 4964                         aktivë 4

Strumicë 4130                  aktivë 5

Strugë 2985                       aktivë 4

Koçan 2796                       aktivë 4

Kërçovë 2607                        aktivë 8

Gjevgjeli 2196                    aktivë 1

Negotinë 2184                    aktivë 0

Sveti Nikole 1526             aktivë 1

Resnjë 1234                           aktivë 0

Kriva Pallankë 1227            aktivë 0

Radovish 1162                      aktivë 1

Berovë 1032                         aktivë 0

Dellçevë 974                         aktivë 1

Dibër 949                             aktivë 7

Vinicë 886                           aktivë 0

Probishtip 789                    aktivë 0

Vallandovë 667                     aktivë 0

Bogdanci 494                        aktivë 0

Krushevë 490                         aktivë 0

Demir Hisar 400                  aktivë 0

Demir Kapi 396                 aktivë 0

Kratovë 377                          aktivë 0

Makedonski Brod 359          aktivë 0

Pehçevë 269                         aktivë 0

Makedonska Kamenicë 249 aktivë 0

Dojran 132                            aktivë 0

Gjithsej 156078                      aktivë 310.

Continue Reading

Lajme

Milloshoski: Zaev dëshiron ta mbajë Filipçen për shkak të tenderëve

Published

on

Kuvendi ende nuk e ka marrë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi që kryeministri Zaev t’i dorëzojë në Parlament. Këtë në emisionin “10 Minuta” të “TV21” e deklaroi deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski. Ai mes të tjerësh tha se Zaevi mundohet ta zvarrisë punën dhe akuzon se arsyeja se përse ende nuk e pranon dorëheqjen janë tenderët në shëndetësi.

“Për shembull para një viti e gjysmë dorëheqje dha zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Petar Atanasov, dorëheqje kjo e cila ishte shumë e shpejtë. Për një-dy ditë e njëjta ishte proceduar në Kuvend dhe ishte konstatuar. Tani dorëheqje dha edhe Venko Filipçe, por shohim se edhe pas 10 ditëve nga parashtrimi i dorëheqjes, ajo ende nuk është dërguar në Kuvend. Vlerësojmë se Ministria e Shëndetësisë, si institucion i cili disponon me fond të madh dhe shumë tenderë, është arsyeja për shkak të së cilës Zaevi mundohet ta mbajë Venko Filipçen në postin nga i cili ai vetë dha dorëheqje”, tha Milloshoski.

Edhe pse në opinionin publik kishte dyshime nëse janë dorëzuar dorëheqjet e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dje konfirmoi se dorëheqjet janë deponuar.

“Dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësi ministrit të shëndetësisë i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk dallon nga ajo që ata të dytë e thanë”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Milloshoski, për deklaratën e Zaevit se për dorëheqjet do të prononcohet pas mbarimit të hetimit, tha se është vetëm përpjekje për manipulim.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, shtoi Milloshoski.

Kaluan 8 ditë nga zjarri tragjik në të cilin jetën e humbën 14 persona, megjithatë deri më tani ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e deponuara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe të dy drejtorëve të spitalit./TV21/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Published

on

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.

Continue Reading

Lajme

Tateshi: Brengos deklarata e kryeministrit se është në kontakt me prokurorinë për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Ne duhet ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike. Kështu deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga Drejt”.
Sipas tij ky rast nuk është i parë që ka ndodhur në Evropë dhe në botë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur paraqitje të zjarrit dhe ministri i Shëndetësisë të nesërmen ka dhënë dorëheqje edhe atë të parevokueshme. Se ne tani në këtë rast kemi lojëra me dorëheqjet. Jo ja jap këtij atij, por asnjëri nuk tha se e jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Tateshi.
Sipas tij, në aspektin e përgjegjësisë juridike nuk kanë çfarë të marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti ose kryeministri.

“Në momentin që vendosen shiritat në vendin e ngjarjes aty më nuk guxon të hyje kërkosh. Kjo është abc e juridikes. Dhe kjo është për tu habitur se si kanë defiluar ministrat e BDI-së, diku 7-8 prej tyre të cilët nuk kanë nevojë të ishin aty, atë ne duhet të ja lëmë prokurorisë që ata ta kryejnë punën deri në fund”, u shpreh Tateshi.

Ai shtoi se ata i brengos fakti edhe deklarata e kryeministrit i cili ka thënë se ai tërë kohën është në kontakt me prokurorinë.

“Kjo që ndodhi në Tetovë është ishte një shkëndijë e vogël e asaj që u thash qe shëndetësia është e sëmurë. Kjo një ditë do të ndodhte, dhe për fat të keq ndodhi në Tetovë. Nëse politika vazhdon të ketë gisht në shëndetësi, unë kam frik se mund të ndodh edhe në vend të tjera, jo vetëm në spitalet modulare por edhe në përgjithësi në shëndetësi”, deklaroi më tej Tateshi.

Continue Reading

Aktuale