Connect with us

Lajmet kryesore

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Published

on

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi sot e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke prekur kështu majën e karrierës së saj.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Pas triumfit, Krasniqi deklaroi se koleksionit të medaljeve të saj i ka munguar vetëm medalja olimpike, të cilën e mori me plot meritë, teksa u shpreh krenare që u bë pjesë e historisë së Kosovës.

“Koleksionit të medaljeve të mia i ka munguar vetëm medalja olimpike dhe jam shumë e lumtur që sot e mora medaljen e më e lumtur që ajo medalje është e artë. Jam shumë krenare që jam bërë pjesë e historisë së Kosovës pas shumë mundi e sakrifice”, tha kampionia olimpike për Gazetën Ekspres.

Për fitoren e saj shkroi edhe faqja zyrtare e Lojërave Olimpike në llogarinë e tyre zyrtare në Tuiter.

“Një moment i famshëm për Kosovën”, thuhej në postim.

Fitores në Tokio të Krasniqit i janë gëzuar edhe shumë figura politike në vend dhe rajon si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, figura të sportit dhe artistë duke e uruar për këtë të arritur.

Kjo është medalja e dytë e artë në Olimpiadë. Para Distria Krasniqit medaljen e artë e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Real Madrid kalon në avantazh ndaj Interit, zhbllokohet ndeshja në minutat e fundit

Published

on

Real Madrid ka kaluar në avantazh ndaj Interit me rezultat 0 me 1.Rodrygo ka shënuar në minutën e 90-të , shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i tij mund të jetë edhe gol i fitores kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta.

Ja pamjet nga goli i shënuar.

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Sela: 20 vite nuk ke asnjë funksionarë të BDI-së që ka kaluar dy ditë burg për keqpërdorime

Published

on

Pa kaluar viti, kur ende nuk më ishin shëruar plagët, Zaevi ishte që më erdhi në mes të Strugës, duke bërë fushatë pro Merkos dhe kundër Selës. Kështu tha Sela në “Clik Plus”. Ai tha se nuk e ka shqetësim se kush është në kampin politik maqedonas, porsa është i bindur për konceptin e tij politik.

“Shqiptarët kanë jetuar ose vuajtur jo shumë nga kush ka qenë eksponenti maqedonas, por nga eksponenti shqiptar brenda qeverisë. Ma thuaj një eksponent të BDI-së, këto 20 vite i cili ka vuajtur dy ditë burg dhe është shpaluar përgjegjës për ndonjë keq përdorim detyre. A jep vërtetësi pyetjes tënde. T’i s’ke asnjë funksionarë të BDI-së, por ke plotë shqiptarë që janë burgjeve”, u shpreh Sela.
Ai tha Aleanca këtë punë e ka quar me sakrificë.

“Edhe Zaevi do të ishte ndryshe nëse Aleanca do të ishte pjesë e qeverisë. Reforma ishte kryefjala e qeverisë. Reformë nuk është votimi dhe mosrespektimi”, deklaroi Zaev.

Continue Reading

Lajme

Sela: Çfarë kërkonte zv/kryeministri së bashku me një grup prej 20 personave të shëtisë në spitalin modular të djegur?

Published

on

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në emisionin 24 analizë të TV24 tha se për tragjedinë e Tetovës askush nuk duhet kursyer nga përgjegjësia, nëse, sipas tij, dëshirojmë të mos na përsëriten tragjedi të tilla.

“Çdoherë kur kemi tragjedi të tilla, na kthehen në kujtim edhe tragjeditë e tjera, si ajo me ‘Durmo Turs’ për të cilën deri sot nuk e dimë epilogun, nëse dikush ka përfunduar në burg. Nuk mund t’i kuptojë defiletë e politikanëve mbrëmjen e njëjtë dhe më shumë ngjasonte në takim të partnerëve të koalicionit që të mendojnë se si do të duket pi-ari. Ne nuk i dimë emrat e viktimave, të paktën për këtë janë përgjegjës institucionet. Gjithçka që dimë është se kjo punë nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike”, ka deklaruar Sela.

Sipas tij tragjedi të tilla nuk do të kishin ndodhur nëse kishim spitale të mira. Në lidhje me hetimin thotë se i intereson se çfarë kërkonte zv/kryeministri së bashku me një grup prej 20 anëtarëve partiak të shëtis në spitalin modular e cila ishte djegur.
“Kur flasim për hetimin, a donë të thotë kjo që me qasjen brenda në pjesën e mbyllur, ku vendosen shiritat dhe ku askush nuk mund të ketë qasje, të ketë fotografi ku ata janë prezentë brenda.

A i pamundëson kjo hetuesve të bulojnë të vërtetën për zjarrin? A mund ndonjë prej atyre 20 të fug dicka që të shërbejë gjoja si provë për tu gjetur arsyeja e zjarrit?”, thotë Sela, duke potencuar se i vjen çudi se si mundet prokurorët të shikojnë se si dikush pa pozitë publikon fotografi dhe të jetë prezentë brenda në hapësirën që është e siguruar dhe të mos thirret në bisedë.

Continue Reading

Aktuale