Connect with us

Lajme

Drejtoreshë për Ngrohjen Globale?! Eli Fara reagon për herë të parë: Nuk kam firmosur e udhëtuar kurrë si e tillë! Ndjej neveri për akuzat!

Published

on

Drejtoreshë për Ngrohjen Globale?! Eli Fara reagon për herë të parë: Nuk kam firmosur e udhëtuar kurrë si e tillë! Ndjej neveri për akuzat!

Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka reaguar për herë të parë lidhur me disa lajme, që kanë qarkulluar së fundi se ajo ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Fatmir Mediu.

Në lajmin e publikuar në disa media thuhej mes të tjerash se Eli Fara ka bërë 65 udhëtime në SHBA e BE të paguara nga paratë e shtetit.

Lidhur me këto aludime, këngëtarja e mirënjohur ka thyer heshtjen, duke mohuar në mënyrë të prerë një gjë të tillë, teksa thekson se “nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë”.

Postimi i plotë:

“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite!

Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve!

Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote?
Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!!

Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore.

Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”

Continue Reading

Lajme

Milloshoski: Zaev dëshiron ta mbajë Filipçen për shkak të tenderëve

Published

on

Kuvendi ende nuk e ka marrë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe të zëvendësit të tij Ilir Hasani, të cilat VMRO-DPMNE-ja kërkoi që kryeministri Zaev t’i dorëzojë në Parlament. Këtë në emisionin “10 Minuta” të “TV21” e deklaroi deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski. Ai mes të tjerësh tha se Zaevi mundohet ta zvarrisë punën dhe akuzon se arsyeja se përse ende nuk e pranon dorëheqjen janë tenderët në shëndetësi.

“Për shembull para një viti e gjysmë dorëheqje dha zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit, Petar Atanasov, dorëheqje kjo e cila ishte shumë e shpejtë. Për një-dy ditë e njëjta ishte proceduar në Kuvend dhe ishte konstatuar. Tani dorëheqje dha edhe Venko Filipçe, por shohim se edhe pas 10 ditëve nga parashtrimi i dorëheqjes, ajo ende nuk është dërguar në Kuvend. Vlerësojmë se Ministria e Shëndetësisë, si institucion i cili disponon me fond të madh dhe shumë tenderë, është arsyeja për shkak të së cilës Zaevi mundohet ta mbajë Venko Filipçen në postin nga i cili ai vetë dha dorëheqje”, tha Milloshoski.

Edhe pse në opinionin publik kishte dyshime nëse janë dorëzuar dorëheqjet e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dje konfirmoi se dorëheqjet janë deponuar.

“Dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësi ministrit të shëndetësisë i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk dallon nga ajo që ata të dytë e thanë”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Milloshoski, për deklaratën e Zaevit se për dorëheqjet do të prononcohet pas mbarimit të hetimit, tha se është vetëm përpjekje për manipulim.

“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, shtoi Milloshoski.

Kaluan 8 ditë nga zjarri tragjik në të cilin jetën e humbën 14 persona, megjithatë deri më tani ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e deponuara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe të dy drejtorëve të spitalit./TV21/

Continue Reading

Lajme

Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Published

on

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.

Continue Reading

Lajme

Tateshi: Brengos deklarata e kryeministrit se është në kontakt me prokurorinë për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Ne duhet ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike. Kështu deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Rruga Drejt”.
Sipas tij ky rast nuk është i parë që ka ndodhur në Evropë dhe në botë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur paraqitje të zjarrit dhe ministri i Shëndetësisë të nesërmen ka dhënë dorëheqje edhe atë të parevokueshme. Se ne tani në këtë rast kemi lojëra me dorëheqjet. Jo ja jap këtij atij, por asnjëri nuk tha se e jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Tateshi.
Sipas tij, në aspektin e përgjegjësisë juridike nuk kanë çfarë të marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti ose kryeministri.

“Në momentin që vendosen shiritat në vendin e ngjarjes aty më nuk guxon të hyje kërkosh. Kjo është abc e juridikes. Dhe kjo është për tu habitur se si kanë defiluar ministrat e BDI-së, diku 7-8 prej tyre të cilët nuk kanë nevojë të ishin aty, atë ne duhet të ja lëmë prokurorisë që ata ta kryejnë punën deri në fund”, u shpreh Tateshi.

Ai shtoi se ata i brengos fakti edhe deklarata e kryeministrit i cili ka thënë se ai tërë kohën është në kontakt me prokurorinë.

“Kjo që ndodhi në Tetovë është ishte një shkëndijë e vogël e asaj që u thash qe shëndetësia është e sëmurë. Kjo një ditë do të ndodhte, dhe për fat të keq ndodhi në Tetovë. Nëse politika vazhdon të ketë gisht në shëndetësi, unë kam frik se mund të ndodh edhe në vend të tjera, jo vetëm në spitalet modulare por edhe në përgjithësi në shëndetësi”, deklaroi më tej Tateshi.

Continue Reading

Aktuale