Connect with us

Komente

Arianit Xhaferi ndan mesazhin që ja shkruajti mërgimtari tetovar: Po na mbyt llomi e bërlloku

Published

on

Arianit Xhaferi ndan mesazhin që ja shkruajti mërgimtari tetovar: Po na mbyt llomi e bërlloku

Për ta vërejtur se në çfarë gjendje e ka katandisur Teuta Arifi Tetovën, nuk të duhet të shkosh në Vjenë, Cyrih, Berlin, Kopenhagen, Oslo apo diku tjetër në Evropë ose në Botë. Të mjafton të dalësh deri në Ferizaj ose Prizren, dhe gjithçka duket ashiqare. Në inbox kam një mesash nga një tetovar që jeton jashtë shtetit e që çdo vit rikthehet në vendlindje disa herë. Mesazhin e tij po e kopjoj këtu 👇

“Slm dhe mëngjes. Si rregull unë nuk ankohem kur jam në Tetovë për pushimet verore. Po dje më plasi filmi. Dje isha në Kosovë. Dhe isha në Ferizaj, Prishtinë, Prizren dhe prap. Çka më la përshtypje ishte kjo. Kosova si shtet aqë i ri. Ka kaluar Maqedoninë me vite. Dhe Tetovën e len larg kur është në pytje rendi, pastërtia mbeturinat dhe mikpritja e gurbetçarve.

(***)

Se shum inati më vjen se ësht tu na mytë llomi, bërllogu dhe qent rrugëve.”

Continue Reading

Komente

8 ditë nga ngjarja tragjike në Kovid-Qendrën e Tetovës: Asnjë paraburgim e sistemi gjyqësor e dëshmoi edhe një herë se është mbrojtës i bandave kriminale!

Published

on

Kanë kaluar 8 ditë nga ngjarja tragjike ku shpërtheu zjarri në Spitalin Modular ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Kovid në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan, deri më tani ende nuk asnjë arrestim, e për këtë ka reaguar gazetari Furkan Saliu i cili shkruan se 14 viktima, 8 ditë kaluan, asnjë paraburgim, asnjë doreheqje, ndërsa Qeveria e Maqedonisë tregoi se është e pafytyrë, përcjell in7

Reagimi i plotë:

14 viktima, 8 dite kaluan, asnje paraburgim, asnje doreheqje.
Qeveria tregoi se eshte e pafytyre
Sistemi gjyqesor e deshmoi edhe nje here se eshte mbrojtes i bandave kriminale
Mediat treguan se jane te pafuqishme
Populli tregoi se eshte ne gjume, ka shkruar gazetari Furkan Saliu në postimin e tij në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

A i kanë treguar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”

Published

on

Gjatë ditës së djeshme kryetarja e komunës së Tetovës nga salla e këshillit komunal shprehi
ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë në tragjedinë e të mërkurës në ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku si pasojë humbën jetën 14 persona dhe 12 mbetën të lënduar nga zjari që e kaploi këtë spital modual ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid.

Aktivisti Arianit Xhaferi i ka reaguar kryetares Arifi pas takimit dhe me kreun e myftinisë së Tetovës Qani Nesimi, përcjell in7.

Xhaferi i ka drejtuar pyetje hoxhallarve se A i kanë kallëzuar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”
Dharijat, 10, ka shkruar në profilin e tij në facebook Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Izet Zeqiri: Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime

Published

on

“Zvogëlim dhe stagnim!”, “Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime”, kështu shkruan në analizën e tij të fundit që ka të bëj me potencialin demografik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademiku Izet Zeqiri

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, të regjistruar në total janë 574.159 familje. Nga ata pa fëmijë 149.342 familje ose 26,0%, që do të thotë 1/4 e familjeve ishin prindër pa fëmijë. Me një fëmijë ishin 26,6%, me dy fëmijë 35,6%, me tre fëmijë 8,3%, me katër 2,4% dhe me pesë dhe më shumë fëmijë 1,0%.”, shkruan Akademik, Izet Zeqiri, sipas tij numri më i madh i familjeve ishin me dy fëmijë (35,5%) dhe kjo është reproduksion i thjeshtë i popullsisë, që paraqet stagnacion.

“Prania e madhe e familjeve me një fëmijë (26,6%), nuk siguron rritje por zvogëlim të popullsisë. Kandidatët për kryetar të komunave duhet të hartojnë program dhe të ofrojnë strategji për rritjen e potencialit demografik në komunën që pretendojnë ta menaxhojnë. Pa njerëz nuk duhen as rrugë as kanalizime”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Akademiku Izet Zeqiri.

Continue Reading

Aktuale