Connect with us

Shëndeti

Kafeja e mëngjesit, ja kur është orari më i përshtatshëm për shëndetin

Published

on

Ne priremi të mendojmë për kortizolin si “hormonin e stresit”, sepse sekretohet në sasi më të larta kur ndiejmë tendosje ose tension nga rrethanat që ne i perceptojmë si kërkuese.

Të gjithë e duam kafenë për të nisur një ditë të re me energji. Madje, shumë nuk bëjnë dot asgjë pa pirë fillimisht një kafe sapo zgjohen, shkruan Taste of Home.

Por a e dini se, sipas shkencëtarëve, ka një kohë më të mirë për të pirë kafenë e mëngjesit?

Rezulton se koha më e mirë për të pirë kafe nuk është sapo hapni sytë në mëngjes, por një orë pasi të zgjoheni, trams,etpm ;ak,o/net/Kjo sepse një orë pasi të zgjoheni, prodhimi i kortizolit në trupin tuaj është në një nga tre kulmet e tij ditore, sipas studiuesve. Ne priremi të mendojmë për kortizolin si “hormonin e stresit”, sepse sekretohet në sasi më të larta kur ndiejmë tendosje ose tension nga rrethanat që ne i perceptojmë si kërkuese.Por një mënyrë tjetër e të menduarit të kortizolit është si “hormoni i vigjilencës”, sepse arsyeja që trupat tanë prodhojnë më shumë kortizol kur jemi nën stres është se rrit vigjilencën, e cila mbështet përgjigjen tonë të “luftës ose ikjes” kur përballemi me situata stresuese.

Pse duhet të presësh?

Konsumimi i kafeinës ndërsa trupat tanë janë në kulmin e prodhimit të kortizolit e mëson trupin të prodhojë më pak kortizol, sipas kronofarmakologëve që studiojnë mënyrën se si ilaçet (apo kafeina) ndërveprojnë me ritmet natyrore biologjike të trupit tonë.Jo vetëm që kjo minon efektin e kafeinës, por gjithashtu punon kundër efektit të gatishmërisë së kortizolit. Ndoshta edhe më keq, mund të kontribuojë në zhvillimin e një tolerance për kafenë (që do të thotë se do të duhet gjithnjë e më shumë për të dhënë efektin e dëshiruar)!

Kështu që për të marrë ato përfitime që doni nga kafeja juaj e mëngjesit, përpiquni të prisni një orë pasi të jeni zgjuar për të shijuar filxhanin e parë.Dhe kur dëshironi një dozë tjetër kafeine gjatë ditës, përpiquni ta merrni jashtë periudhave të tjera kulmore të prodhimit të kortizolit – që janë zakonisht midis mesditës dhe 1:00 pasdite, ndërmjet orës 5:50 pasdite dhe ora 6:30 pasdite. /Lajmi.net/

Continue Reading

Shëndeti

Pica një opsion më i shëndetshëm për mëngjes sesa drithërat, ja pse

Published

on

Shumë prej nesh ndjehen fajtorë kur hanë pica të mbetura në mëngjes – por mund të mos jetë gjëja më e keqe që mund të zgjedhim.

Sipas nutricionistes Chelsey Amer, ngrënia e picës për mëngjes është në të vërtetë më e mirë për ju sesa drithërat me sheqer.

Sigurisht, pica nuk është zëvendësim për ushqimet më të shëndetshme të mëngjesit si drithërat e tjera me pak sheqer, por mund të jetë një zëvendësues i pranueshëm për çdo gjë të mbushur me sheqer.

Chelsey tha për ABC News : “Çuditërisht, pica mund të jetë një opsion më i balancuar i mëngjesit sesa shumë drithëra të mëngjesit të mbushura me sheqer. Një tas me drithëra me sheqer dhe qumësht me yndyrë të ulët është kryesisht sheqer dhe jashtëzakonisht i rëndë në karbohidrate”.

Dr Lauren Kelly gjithashtu shqyrtoi pretendimet për të njëjtin rrjet televiziv dhe nxitoi të theksojë se pica nuk është veçanërisht e mirë për ju – por që shumica e drithërave sot janë edhe më keq.

Ajo shtoi: “Jo se pica është zgjedhja më e mirë, por njerëzit zakonisht e konsiderojnë picën një ushqim mashtrues – e kundërta e një zgjedhjeje të shëndetshme.”

Dhe Chelsey u pajtua, duke thënë se ajo “nuk po e rekomandonte picën si një mëngjes të përditshëm”, por në vend të kësaj u përpoq t’i dekurajonte njerëzit që hanin drithëra me sheqer.

Continue Reading

Shëndeti

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

Published

on

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se grupi ka pezulluar procesin e miratimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, për shkak të disa shkeljeve që u zbuluan gjatë inspektimit të një fabrike në Rusi, muaj më parë.

Jarbas Barbosa, ndihmësdrejtor në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit – zyrë rajonale e OBSH-së për Amerikën – tha se në njërën nga fabrikat ku po prodhohet vaksina, do të kërkohen inspektime të reja.

Fabrika “duhet ta marrë këtë këshillë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH-ja është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajmin se fabrika e tij është në rregull”, tha Barbosa.

Në një raport të publikuar në qershor, OBSH-ja ka thënë se ka gjetur shkelje të shumta në një fabrikë në pronësi të kompanisë farmaceutike ruse “Pharmstandard”, në qytetin Ufa.

Sipas OBSH-së, shkeljet kanë të bëjnë edhe me “zbatimin e masave adekuate për të zbutur rreziqet e ndotjes”.

Fabrika ka thënë më vonë se i ka adresuar këto shqetësime.

Continue Reading

Shëndeti

Propolisi, antibiotiku natyral që bën mrekullira! Ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Published

on

Propolisi ka një efekt të provuar në një numër sëmundjesh të lëkurës, duke ndihmuar njerëzit që vuajnë nga dermatiti, kallot dhe ekzema. Në të njëjtën kohë, lehtëson dhimbjen gjatë lëndimeve të ndryshme të lëkurës dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Propolisi konsiderohet se shëron infeksionet stafilokoke dhe sëmundjet e kërpudhave. Është jashtëzakonisht efektiv për ulcerat, djegiet dhe pickimet.

Si të bëni pomadë?

Vendosni 80-90 gramë vazelinë në një enë me smalt ose qeramike, të cilën mund ta blini në farmaci.

Ngroheni në avull në mënyrë që uji të vlojë pak. Kur vazelina shkrihet, shtoni gradualisht 10-20 g propolis të bluar.

Tundeni për 10-15 minuta derisa përbërësit të bashkohen. Kulloni përmes një filtri garze në një kavanoz, mbylleni menjëherë dhe lëreni të ftohet.

Kallot – Lyeni me një shtresë të trashë pomade propolisi dhe fiksojeni me flaster. Lëreni të qëndrojë gjatë natës.

Sëmundjet kërpudhore të lëkurës – Vendosni vaj propolisi në zonën e sëmurë disa herë në ditë.

Djegiet – Njomni garzën në vaj të propolisit, vendoseni sipër djegies./ noa.al/

Continue Reading

Aktuale