Connect with us

Bota

KB: Virusi korona e përkeqësoi situatën në botë – çdo i dhjeti person vuan urie

Published

on

KB: Virusi korona e përkeqësoi situatën në botë – çdo i dhjeti person vuan urie

Nju-Jork, 19 korrik 2021 (MIA) – Pandemia e virusit korona e rriti numrin e të uriturve në botë, ndërsa për momentin çdo I dhjeti person në planetin tonë vuan urie, për ç’shkak pesë organizata të Kombeve të Bashkuara bënë thirrje për alarm.

Pesë organizata të KB-së janë përfshirë në përgatitjen e Raportit botëror për ushqim, përfshirë edhe Organizatën për ndihmë fëmijëve (UNICEF) dhe Organizatën botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndërsa konkludimi është se virusi korona shpejtë ua ndërroi jetën shumë njerëzve në Tokë sepse I humbën vendet e punës, e njëkohësisht u rritën çmimet, posaçërisht të artikujve themelorë të jetës.

“Nëse kjo nuk është thirrje urgjente për alarm, nuk e di se çka është. Në krahasim me raportin e fundit, tani kemi edhe 161 milionë njerëz të uritur. Nëse uria në botë nuk është problem numër nj,ë atëherë nuk e di se çka është”, thotë Dejvid Bisli, drejtor I Programit botëror për ushqim.

Shumica e njerëzve të paushqyer jetoj në Afrikë, ku ka rritje më të madhe mes numrit të të uriturve, pas çka pasojnë Azia, Amerika Latine dhe Karaibet.

Dominik Ciler nga Fondi për ndihmë I Kombeve të Bashkuara thotë se “shumica jetojnë sikur të mos ketë të nesërme” dhe cekë se kjo e shkatërron thelbin e jetës dhe çon drejt urisë dhe mosushqimit.

Kjo duhet të ndalojë, deklaroi Ciler.

Në vitin e fundit, pothuajse çdo I treti banor nuk pati qasje drejt sasisë së mjaftueshme të ushqimit, e mes tyre ka edhe miliona fëmijë, që tregon se po shkohet në drejtim të gabuar, paralajmërojnë autorët e raportit.

“Jam krenar që mund të lansojmë raketa me turistë kozmikë në Hënë, porn ë Tokë, njëkohësisht, fëmijë po vdesin nga uria çdo ditë”, tha Bisli.

Kombet e Bashkuara iu bëjnë thirrje politikanëve t’u ndihmojnë vendeve të varfra dhe të ndajnë para për popullatën lokale në mënyrë që t’I zbusin efektet nga pandemia.

“Ne duhet së bashku të punojmë në sistemin për ushqim dhe transformimin e tij. Askush nuk guxon të anashkalohet”, deklaroi Zuzana Jakob nga OBSH.

Me dekada uria në botë vazhdimisht pakësohej, por prej vitit 2015 numri I të uriturve sërish filloi të rritet. Kombet e Bashkuara paraprakisht parashtruan qëllim për ta ndalur urine në botë deri në vitin 2030, porn ë rrethanat e tanishme, posaçërisht për shkak të pandemisë, ai qëllim vështirë do të arrihet.

Continue Reading

Bota

Skenar filmi për vrasjen e ekspertit bërthamor iranian – New York Times zbardh detajet e eliminimit të shkencëtarit iranian

Published

on

Izraeli vrau Mohsen Fakhrizadeh me një snajper robot, të cilin e vlerësoi si një nga ekspertët më të rëndësishëm në përpjekjet e Iranit për të bërë një bombë bërthamore.

Më 27 nëntor të vitit 2020, ai dhe gruaja e tij u larguan nga shtëpia, një vendpushim në Detin Kaspik dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në qytetin Absard, i cili ndodhet në pjesën lindore të Teheranit. Në Izrael, ata ishin të bindur se Fakhrizadeh po drejtonte përpjekjet e iranianëve për të bërë një bombë bërthamore dhe për 14 vjet ata donin ta vrisnin.

Shërbimi inteligjent iranian e paralajmëroi atë se kishte një mundësi për vrasje, por ai nuk i kushtoi shumë vëmendje kësaj. Paralajmërimi u bë i vërtetë, ai u vra më 27 nëntor.

Në vitin 2004, qeveria izraelite i kërkoi agjencisë së inteligjencës, Mossada, të parandalonte zhvillimin e armëve bërthamore. Në një kohë, vrasja e Fakhrizadeh dukej si një mision i pamundur, prandaj izraelitët vendosën të merrnin një qasje tjetër, raporton newyorktimes.

Agjentët iranianë që punuan për Mossadin parkuan një kamion Nissan pranë rrugës që lidh Absard me autostradën kryesore. Kishte një pushkë snajper 7.62 mm në dhomën e bagazheve, e cila ishte e mbuluar me një pëlhurë të gomuar.

Agjentët u informuan në orën 13 pasdite se Fakhrizadeh dhe gruaja e tij, të shoqëruar nga truproja të armatosura, duhet të largoheshin nga Absardi. Snajperi u operua nga një distancë e sigurt – nga një vend i panjohur që supozohej të ishte shumë larg.

Raportet iraniane për vrasjen ishin konfuze, kontradiktore dhe kryesisht të pasakta. Njëri deklaroi se ai u vra nga një grup vrasësish, ndërsa tjetri deklaroi se kamioni shpërtheu. Disa media në këtë vend raportuan disa ditë më vonë se ishte vrarë nga një robot. Për shumë njerëz, kjo dukej si një histori e trillimit shkencor, por ishte ajo që u bë e vërtetë.

Ky operacion i suksesshëm për Izraelin ishte gjithashtu një mundësi për të testuar armë të teknologjisë së lartë. Në këtë rast, ishte një pushkë snajper robotike me disa kamera, e cila kontrollohet përmes satelitit dhe që mund të shkrepë deri në 600 plumba në minutë.

Përgatitjet për vrasjen filluan në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 dhe u drejtuan nga drejtori i Mossad, Yossi Cohen dhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë ish-Presidentin, Donald Trump, Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe Drejtoreshën e CIA-s, Gina Haspel, transmeton Telegrafi.

Para kësaj, në vitin 2012, Izraeli zgjati përgatitjet për vrasjen, sepse në atë kohë, vendet perëndimore filluan të negocionin me Iranin për programin e tij bërthamor. Negociatat përfunduan me marrëveshjen e vitit 2015. Trump vendosi që Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga kjo marrëveshje dhe pas kësaj, izraelitët përsëri vendosën të përpiqen të kryejnë vrasjen.

Cohen paraqiti operacionet e mundshme në fund të shkurtit të vitit të kaluar, dhe njëri prej tyre përfshiu vrasjen e Fakhrizadeh. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur idetë izraelite se si ta bëjnë këtë. Të dy vendet u inkurajuan nga përgjigja e vakët e Iranit pas vrasjes së komandantit ushtarak, Qassim Suleimani në janar të vitit 2020.

Në verën e vitit të kaluar, tashmë ishte lënë të kuptohej se Trump mund të humbte zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë, pasardhësi i tij, Joe Biden, ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë përsëri pjesë e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Iranit. Kjo është arsyeja pse ishte e nevojshme që vrasja të ndodhte para se Biden të merrte presidencën.

Izraeli zgjodhi armë nga një prodhues belg, por ata instaluan pajisje teknologjike mbi to. Pasi e bënë këtë, arma peshonte pothuajse një ton. Ata arritën ta kontrabandonin atë në Iran, si dhe pajisje të tjera të nevojshme. Kamerat ishin drejtuar në disa drejtime, në mënyrë që oficerët e inteligjencës të kishin një pasqyrë të plotë të situatës në terren. Ata u lejuan të shihnin qartë se ku ishte Fakhrizadeh.

Kishte eksploziv në kamion, kështu që ata mund ta shkatërronin atë pas vrasjes. Kur u vërtetua se në veturë ishte shkencëtari iranian, ajo u qëllua nga një snajper. Automjeti u ndal, doli nga vetura dhe u grumbullua pas derës së përparme.

Tre plumba të tjerë u qëlluan më pas ndaj tij derisa gruaja e tij u vra. Pastaj ishte kamioni nga i cili shpërthyen të shtënat dhe si mund të mos ishin autoritetet në Iran që të ishin në gjendje të përcaktonin saktësisht se çfarë po ndodhte. Shumica e pajisjeve robotike nuk u shkatërruan.

Atentati zgjati më pak se një minutë dhe u hodhën gjithsej 15 plumba. Sipas New York Times, kjo armë e teknologjisë së lartë do të përdoret për atentatet e radhës.

Continue Reading

Bota

Pakistani: Ndalimi i shkollimit të vajzave s’ka të bëjë me fenë

Published

on

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se ndalimi i shkollimit të vajzave në Afganistanin fqinj do të ishte një gjë joislamike.

Duke folur në një intervistë për BBC-në, Khan parashtroi kushtet që do të duhej të plotësoheshin, në mënyrë që Pakistani ta njohë zyrtarisht Qeverinë e re talibane të Afganistanit.

Ai kërkoi nga udhëheqja e re që të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i respektojë të drejtat e njeriut.Ai po ashtu tha se Afganistani nuk duhet të përdoret si strehë për terroristët që mund të kërcënojnë sigurinë e Pakistanit.

Javën e kaluar, talibanët i përjashtuan vajzat nga shkollat e mesme, ndërsa ua lejuan kthimin vetëm djemve dhe mësuesve meshkuj.
Vajzave u pamundësohet kthimi në shkollat e mesme në Afganistan.

Por, Khan tha se beson se edhe vajzat do t’i kthehen shkollës së shpejti.“Deklaratat që ata [talibanët] i kanë bërë qëkur kanë ardhur në pushtet, kanë qenë shumë inkurajuese”, tha Khan.

“Unë mendoj se ata do t’i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë. Ideja që vajzat nuk duhet të arsimohen, nuk është islamike. Nuk ka të bëjë me fenë”, shtoi ai.Talibanët kanë formuar Qeverinë e tyre më 7 shtator.

Continue Reading

Bota

Holandë: Në tualete vetëm me leje COVID

Published

on

Edhe pse klientët e bareve holandeze nuk janë të detyruar të tregojnë një leje COVID-19 për pije ose ushqim në tarracë, ata duhet ta kenë atë nëse shkojnë në tualet, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet holandeze javën e kaluar hoqën disa kufizime në luftën kundër virusit korona, përfshirë heqjen e distancës fizike, por njoftuan lejet COVID për bare, restorante dhe festivale.

“Nëse doni të përdorni tualetin, do t’ju duhet të tregoni kodin tuaj,” tha ministria, duke kujtuar se një kod QR që konfirmon se një person është vaksinuar është i detyrueshëm për qytetarët që nga mosha 13-vjeç.

Sidoqoftë, kryeministri holandez Mark Rutte kohët e fundit tha se nuk është një ide e mirë për të bërë një përjashtim për klientët që ulen në tarracat e kafeneve, sepse njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të duhet të hyjnë për të paguar faturën ose për të shkuar në tualet.

“Qeveria donte që lejet COVID të ishin të pranishme kudo në industrinë e hotelerisë,” tha për AFP një përfaqësues i paemëruar i Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se kjo nuk duhet të shqetësojë njerëzit që duan më shumë liri.

Continue Reading

Aktuale