Connect with us

Kulturë

Filmi “Pa vend” nuk e fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Published

on

Filmi “Pa vend” nuk e fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Sonte (e shtunë) është mbajtur nata finale e Festivalit të Filmit në Kanë.

Filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili konkurronte për një nga çmimet e mbrëmjes, fatkeqësisht do të kthehet pa trofe në shtëpi.

Ky film arriti sukses duke u futur në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër.

Lexo po ashtu:
Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë
Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë
Mirëpo ky çmim shkroi për filmin “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)”, i cili fitoi trofeun e ashtuquajtur “Palma e Artë” për këtë kategori.

Filmi “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)” fiton “Palmën e Artë” për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër (Foto: AFP)

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.

Regjisor i filmit është Samir Karahoda, njëherësh edhe skenarist – gjersa në shkrimin e këtij të fundit ka kontribuuar edhe Zgjim Terziqi. /Telegrafi/

Continue Reading

Kulturë

19 vjeçarja nga Kumanova, Besjana Ismani rrëfen për pasionin e saj për artin

Published

on

By

19 vjeçarja nga Kumanova, Besjana Ismani rrëfen për pasionin e saj për artin

Që e vogël ka filluar të kombinojë ngjyrat dhe të shfaq talentin e saj përmes pikturave të ndryshme. Bëhet fjalë për Besjana Ismanin, 19 vjeçaren nga Kumanova e cila rrëfen për Portalb për pasionin e saj për artin si dhe dëshirën e saj të madhe për dizajnin e modës. Ndërkaq, ajo i drejtohet rinisë me mesazhin, që t’ju bëhet ëndrra juaj realitet duhet të luftoni vazhdimisht.

Për këto dhe të tjera ju ftojmë të ndiqni intervistën e saj në vazhdim.

Për të gjithë ata që nuk të njohin, kush është Besjana?

Përshëndetje, quhem Besjana Ismani, jam 19 vjeçe. Jetoj në qytetin e Kumanovës, sapo kam mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë së përgjithshme në Kumanovë dhe pasioni im është arti.

Si ka filluar pasioni yt për artin?

Pasioni im për artin ka filluar që në kohën kur isha shumë e vogël në moshën 4-5 vjeçe dhe i huazoja mjetet e artit, motrës time dhe filloja të pikturoja. Pikturat i bëja jo edhe aq keq sa mund ti bëjë një fëmijë në moshën 4-5 vjeçe dhe po ashtu ngjyrat dija t’i kombinoja shumë mirë. Nga ajo kohë, unë ditë dhe më shumë e adhuroj artin dhe në veçanti dizajnin e modës.

A mendon që talentin tënd që ke për artin, t’a zhvillosh më shumë në të ardhmen?

Dëshira ime që në të ardhmen të merrem profesionalisht vetëm me dizajnin e modës, kurse sa i përket pikturave dhe portreteve do mbesin vetëm si pasion, që do të merrem në kohë të lirë.

Përveç artit me çfarë merret tjetër Besjana?

Unë përpos që merrem me art, merrem edhe me grim, me stilimin e flokëve si dhe dekore për festa të ndryshme.

Pikturë e Besjana IsmanitPikturë e Besjana Ismanit

Mesazhi i Besjanës për krejt rininë ishte:

Një mesazh për rininë?

Mesazhi im për rininë është që ata të merren me gjëra me të cilat ndjehen të lumtur, për shkak se më me rëndësi është lumturia juaj e pastaj lumturia e të tjerëve. Që t’ju bëhet ëndrra juaj realitet duhet të luftoni vazhdimisht dhe jo rastësisht thoshte edhe filozofi i njohur gjerman Albert Einstein se jeta është ngasja e biçikletës, për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrojmë në lëvizje.

Besjana gjatë kohës së lirë merret dhe me gjëra të tjera, e një ndër to është grimi dhe stilimi i flokëve. Kështu, ajo në rrjetet sociale, më shumë në TikTok realizon video duke aplikuar grim në fytyrën e saj. Në intervistën më poshtë do gjeni të bashkangjitur një video të tillë.

Continue Reading

Kulturë

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

Published

on

By

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka iniciuar një peticion online për të xhiruar një film për Skënderbeun në platformën gjigande Netflix.

Ai shkruan se prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë.

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, shkruan Loris Castriota Skanderbegh në llogarinë e tij në Facebook.

Peticioni i nisur ditën e djeshme ka arritur më shumë se 2637 firma në më pak se 24 orë dhe pritet të kalojë limitin e 5 mijë firmave.

Continue Reading

Kulturë

Komuna e Gostivarit: Qeveria vazhdon diskriminimin ndaj nesh

Published

on

By

Komuna e Gostivarit: Qeveria vazhdon diskriminimin ndaj nesh

Shkup, 16 qershor 2021

Nga 9.9 milionë euro mjete për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni, Gostivari nuk mori asnjë cent. Qeveria tha se vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, megjithatë në terren punon ndryshe. Me 9.9 milionë euro do të financohen ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruktim i rrugëve dhe institucione arsimore.

Edhe pse Gostivari konkurroi me disa projekte, asnjëri prej tyre nuk u pranua nga Qeveria. Gostivari është i përfshirë me 30 milion denarë, për spitalin! E vetmja Komunë ku investohet në spital, institucion që nuk është në kompetencë të Komunës dhe për të cilin duhet të kujdeset Ministria e shëndetësisë.

Me këtë gjest, pushteti qendror, Gostivarin dëshiron ta nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale për gjoja se në komunën e vetme urbane e cila udhëhiqet nga opozita shqiptare, mungojnë investimet.

Gostivarasit nuk duan asfalt, ujësjellës dhe kanalizim parazgjedhor, pasi të gjitha nevojat e tyre edhe përskaj pengesave nga Qeveria, janë përmbushur. Sukseshëm e nisëm dhe ashtu e mbyllim mandatin katërvjeçar. Me gostivarasit jemi gati dhe do ta fitojmë edhe një mandat tjetër të suksesshëm.

Shërbimi për informim i Komunës së Gostivarit

Continue Reading

Aktuale