Connect with us

Komente

Një faturë të shtrenjtë po e paguan Bilall Kasami: LSDM -ja e konsumon para elektoratit!

Published

on

Nga Dr. Selim Ibraimi

Grafa etnike sipas propozim ligjit të ri të letër njoftimeve nuk do të jetë pjesë e ligjit. Së këndejmi Lëvizja “Besa” dhe kryetari Billal Kasami po digjen si kandili nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev. Tash e tutje, në fushatën zgjedhore për lokalet, partia dhe z. Kasami do të dalin me kartë të djegur rreth grafës dhe po aty ku mbështetej më parë e gjitha forca e partisë.

Pasi dështuan me grafën, vendosjen e flamurit evropian në propozim ligjin e nënshtetësisë, drejtues të lartë të partisë dhe megafonë medial, u munduan ta përvetësojnë propozim ligjin e nënshtetësisë dhe të mbulojnë dështimet e njëpasnjëshme në qeveri dhe injorimet nga partneri i koalicionit. Kuptohet se me hyrjen në qeveri kanë arritur suksese individuale dhe grupore dhe siç duket këta të arritura i paraqesin si nacionale dhe etnike.

Continue Reading

Komente

Zaevi thotë se të korruptuar janë administratorët e jo drejtuesit e institucioneve, ja reagimi i gazetarit shqiptar

Published

on

By

Zaevi thotë se të korruptuar janë administratorët e jo drejtuesit e institucioneve, ja reagimi i gazetarit shqiptar

Shkruan Benjamin Arifi në facebook:

Paramendo të bësh 16-17 vite shkollë, me 100 qamete të pranohesh me punu në shtet. Të të marrin nëpër mitingje e ngjarje partiake që të bësh numër e ta shpaguash punësimin.

T’i shohësh shefat e tu, ministra e drejtorë, se si pasurohen brenda natës e ti punon për 300-350 euro. E në fund të thonë se TI je i korruptuar e jo ata.

Bile po mendojnë me ju vendos edhe kamera në trup në orar pune.

Ehhh moj rini…

Continue Reading

Komente

Koalicioni i opozitës shqiptare me VMRO-DPMNE’në është i domosdoshëm

Published

on

By

Koalicioni i opozitës shqiptare me VMRO-DPMNE’në është i domosdoshëm

Gazetari i njohur nga Tetova, Ardit Ramadani në facebook shkruan:

Në qoftë se është normale (sipas analistëve të pavarur) dhe vetë BDI-së, që të ketë koalicion qeveritar për zgjedhjet lokale. Pse nuk qenka normale që të ketë koalicion opozitar?

Të dilet fer në zgjedhje, nuk mundet që katër ekipe (LSDM-BDI-BESA-PDSH) të garojnë kundër dy ekipeve (ASh-AAA). Koalicioni i opozitës shqiptare me VMRO-DPMNE është i domosdoshëm. Pikë.

Ndryshe, ç’është ky inzistim i Ali Ahmetit, që me çdo kusht ta ketë LSDM-në në zgjedhjet lokale? Nga kush frikësohet zoti Ahmeti që të dalë vet?

Continue Reading

Komente

Arianit Xhaferi ndan mesazhin që ja shkruajti mërgimtari tetovar: Po na mbyt llomi e bërlloku

Published

on

By

Arianit Xhaferi ndan mesazhin që ja shkruajti mërgimtari tetovar: Po na mbyt llomi e bërlloku

Për ta vërejtur se në çfarë gjendje e ka katandisur Teuta Arifi Tetovën, nuk të duhet të shkosh në Vjenë, Cyrih, Berlin, Kopenhagen, Oslo apo diku tjetër në Evropë ose në Botë. Të mjafton të dalësh deri në Ferizaj ose Prizren, dhe gjithçka duket ashiqare. Në inbox kam një mesash nga një tetovar që jeton jashtë shtetit e që çdo vit rikthehet në vendlindje disa herë. Mesazhin e tij po e kopjoj këtu 👇

“Slm dhe mëngjes. Si rregull unë nuk ankohem kur jam në Tetovë për pushimet verore. Po dje më plasi filmi. Dje isha në Kosovë. Dhe isha në Ferizaj, Prishtinë, Prizren dhe prap. Çka më la përshtypje ishte kjo. Kosova si shtet aqë i ri. Ka kaluar Maqedoninë me vite. Dhe Tetovën e len larg kur është në pytje rendi, pastërtia mbeturinat dhe mikpritja e gurbetçarve.

(***)

Se shum inati më vjen se ësht tu na mytë llomi, bërllogu dhe qent rrugëve.”

Continue Reading

Aktuale