Connect with us

Sport

UEFA ka shpallur ekipin ideal të EURO 2020

Published

on

UEFA ka shpallur ekipin ideal të EURO 2020

Nion, 13 korrik 2021 (MIA) – Federata Evropiane e Futbollit ka shpallur ekipin ideal për EURO 2020.

Portieri: Xhsnluigji Donaruma (Itali).
Mbrojtja: Kajll Uallker (Angli), Leonardo Bonuçi (Itali), Heri Meguer (Angli), Leonardo Spinazola (Itali).
Mesfusha: Pjer-Emil Hajberg (Danimarkë), Xhorxhinjo (Itali), Pedri (Spanjë).
Sulmi: Federiko Kiesa (Itali), Romelu Lukaku (Belgjikë), Rahim Sterling (Angli).

Në finalen e Kampionatit Evropian, Italia e mundi Anglinë me penallti dhe u bë kampione kontinentale për herë të dytë.

Continue Reading

Sport

Gjesti i madh i Jurgen Klopp, i shkruajti letër motivuese tifozit të Liverpoolit me kancer

Published

on

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e tregon mirësinë e tij brenda dhe jashtës fushës. Tifozët e duan atë për këtë. Ai i ka surprizuar shpesh me mesazhe personale.Kohët e fundit, ai i shkruajti një letër një tifozi të “Reds” i cili ishte i sëmurë rëndë me kancer, për ta inkurajuar atë. Andy, vëllai i tifozit të Liverpoolt Chris, postoi letrën prekëse në Twitter një ditë pas vdekjes së tij.

Në postim Andy shkruajti:

“Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp gjatë trajtimit të tij për kancerin. Çfarë zotërie.” Mesazhi nga trajneri i “Reds” sigurisht që i dha forcë Chris për të vazhduar luftën, por në fund ai nuk ia doli. Tifozët e Liverpool morën pjesë në rrjetet sociale dhe mbjajtën zi për vëllain e Andy-t.

Continue Reading

Sport

Robin Krasniqi para rimeçit me Boesel: Unë jam kampioni i botës dhe do mbetem

Published

on

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të kthehet në ring më 9 tetor, ku do të përballet sërish me Dominic Boesel, për ta mbrojtur titullin kampion që e fitoi para një viti.

Krasniqi do të zhvillojë rimeçin me Dominic Boesel, të cilin e mposhti me 10 tetor të vitit 2020 në raundin e tretë me nokaut.

Pas asaj fitore, Kransiqi u shpall kampion bote IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda. Megjithatë, ditë më parë u zyrtarizua nga boksieri shqiptar se do të ketë rimeç me Dominic Boesel, i cili do të luhet me 9 tetor të këtij viti.

Robin Haxhi Krasniqi para rimeçit me Boesel ka folur për ‘GazetaBlic Sport’, ku është shprehur shumë i motivuar dhe i përgatitur. Ai gjithashtu premtoi se do të mbetet kampion i botës.

“Si gjithnjë, edhe tani jam stërvitur maksimalisht. Me stërvitje kam filluar vetëm pak javë pasi që e kam fituar titullin në vitin e kaluar. Boesel është një boksier me një teknik shumë të përsosur, ai i ka zhvilluar mbi 120 duele amatore para se të kalonte në boksin profesionist, ajo është diçka që mua më mungon komplet – sepse kam filluar të boksoj si profesionist pa asnjë duel amator. Megjithatë, une jam kampioni i botës dhe do mbetem”, tha fillimisht Robin Krasniqi për ‘GazetaBlic Sport’.

34 vjeçari thotë poashtu se fitoren e ka obligim, pasi dëshiron të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Fitoren e ndjejë obligim, sikur tani ashtu edhe në duelet e mëparshme dhe natyrisht se dua të prezantohem në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitojë sërish bindshëm. Deri tani ka shkuar çdo gjë shumë mirë, shpresojë të vazhdojmë kështu. Po patjeter, i motivuar jam maksimalisht. Ajo fitorja e titullit të botës i ka përmbush të gjitha dëshirat e mija ndaj këtij sporti dhe më ka bërë edhe më të fortë”, shpjegoi Robin Krasniqi.

Në fund, kampioni i botës, Robin Krasniqi foli edhe për përkahjen e madhe që merr gjithmonë nga shqiptarët.

“S’kam se si ta përshkruajë krenarinë për mbështetjen që e kam nga bashkatëdhetarët tonë, mbeshtetja e tyre është gjithnjë madhështore. Uroj që të gjithë të kalojnë një mbrëmje sa më të mirë me 9 tetor dhe t’i gezojë të gjithë me një fitore tjetër”, përfundoi Krasniqi.

Continue Reading

Sport

Fat për Shqipërinë, pasi FIFA dënoi Hungarinë për racizëm

Published

on

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit merr një lajm të mirë nga FIFA, për ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit, kundër Hungarisë, që do të zhvillohet më 9 tetor. Kjo sfidë e “Puskas Arenas” do të luhet pa tifozë, transmeton SS.

“Komiteti Disiplinor i qeverisë së futbollit botëror ka sanksionuar dhe gjobitur Federatën Hungareze të Futbollit për sjelljen raciste të një numri të konsiderueshëm tifozësh gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, “Katar 2022”, kundër Anglisë, e luajtur më 2 shtator.

Pas vlerësimit të të gjitha rrethanave të çështjes, veçanërisht seriozitetit të incidenteve (fyerjet dhe sjelljet raciste, hedhja e objekteve, përdorimi i fishekzjarreve, bllokimi i shkallëve), Komisioni ka vendosur që Hungaria të luajë ndeshjen e radhës si pritëse pa tifozë dhe, në rast të përsëritjes së shkeljes gjatë dy viteve të ardhshme, do të zbatohej dënimi me një tjetër ndeshje pa tifozë.

Komisioni ka vendosur gjithashtu për Hungarinë një gjobë prej 150 000 eurosh. FIFA kundërshton në mënyrë të prerë dhe të qartë të gjitha format e racizmit ose dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi tjetër, dhe nuk do të tolerojë aspak sjellje të tilla të gabuara në futboll,” – lexohet në këtë vendim.

Shqipëria, e cila e mposhti 1-0 Hungarinë në “Elbasan Arena” falë finalizimit të Armando Brojës nuk do të ndjejë presionin e tifozëve hungarezë në “Puskas Arena”. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në këtë transfertë, për të kërkuar me pas me çdo kusht suksesin kundër Polonisë, në shtëpi. 6 pikë në dy ndeshjet e radhës do të ishte përcaktuese për vendin e dytë në Grupin I, ku Anglia duket e se ka prenotuar vendin e parë.

Continue Reading

Aktuale