Connect with us

Denoncime

E turpshme, mërgata jonë meriton më mirë!

Published

on

Arben Fetai

Jo, nuk është MPB e Kumanovës, por Ambasada në Zvicër e shtetit të kollapsuar. Qindra bashkatdhetarë presin në radhë me orë të tëra për të marrë një lejekalim sepse shteti është i paaftë të lëshojë pasaporta të reja apo qoftë edhe të vazhdojë ato të skaduara gjatë muajit korrik, kur mërgimtarët kthehen masivisht në vendlindje pas një viti pandemie.

E turpshme. Lini forumet koti dhe PR-in partiak, e merruni me nevojat e bashkatdhetrëve që kontribuojnë qindra miliona euro çdo vit buxhetor dhe paguajnë lukset tuaja. Mërgata jonë meriton më mirë!

Continue Reading

Denoncime

Zbulohet skandali, në zemër të Çairit ndërtese pa leje / “Titaniku” i Serovës zë ngushtë krerët e BDI-së në Çair

Published

on

By

Gazetarët e Investigative Reporting Lab (IRL) në epizodën e sontme kanë hulumtuar kush qëndron pas ndërtesës ilegale në “Titanik” në lagjen Serovë në komunën e Çairit e cila përbëhet nga dy objekte pa leje. Duke sqaurar procesin hulumtues përmes deklaratave, kjo redaksi zbardhi detaje në lidhje me pronarët e tokës, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një objekt të madh që qytetarët e komunës së Çairit e quajnë Titanik. Në terren objektet gjenden lehtësisht, vetëm dhjetëra metra nga gjinekologjia e Çairit, deri te shkolla fillore e komunës. Duket e pabesueshme se si dikush ka lejuar në planin urbanistik të kësaj rruge aq të vogël të projektohet objekt me këto dimensione. Nuk e kishim të qartë se si mund të ndërtohet ndërtesë kaq e madhe pa pëlqim për ndërtim dhe askush të mos e pengojë. Që të jetë edhe më e tmerrshme, menjëherë afër kësaj ndërtese, po ndërtohet edhe një ndërtesë tjetër e njëjtë për nga madhësia për të cilën qytetarët thonë se është ndërtim pa leje.” shprehet gazetarja e IRL-së.

Sipas fotografive të treguara në “Google Earth”, vijon më tej hulumtimi i IRL-së, ndërtesa ka filluar të ndërtohet në mes viteve 2013-2014. Sipas planit të detajuar urbanistik në këtë lokacion është paraparë të ndërtohet objekt me përdhesë plus tre kate. Njëmbëdhjetë vite më vonë, në parcelë ka objekt me 126 banesa.

“Hulumtimet nëpër të dhëna të qasshme publike dhe të dhëna nga kadastra na mundësuan ta zbulojmë detajin më të rëndësishëm, emrat e pronarëve të tokës, gjegjësisht vëllezërit Qamil dhe Qail Bushi dhe familja Reçi. Këtu kuptuam se ndërtesa që po ndërtohet afër Titanikut është realisht ndërtesë e ndarë, e një investitori tjetër. Bëhet fjalë për ndërtime pa leje në tokë të familjeve vendase në Çair. Gani Reçi është një nga gjashtë pronarët e kësaj toke dhe njeriu që më së shpeshti shihet si paraqitësi i dokumenteve në kadastër. Sabedin Bushi, djali i Qamil Bushit, nip i Qail Bushit,  pronarët e tokës së Titanikut. Edhe pse emri i tij nuk figuron në asnjë nga dokumentet nga kadastra, ai është personi që njihet si dikush që i udhëheq të gjithë punët rreth objektit Titanik. Dhe përveç që ka firmën e tij për ndërtimtari, të cilën e ka themeluar vitin e kaluar, Sabedini është aktiv edhe në partinë BDI. Nga fotografitë që janë të publikuara në profilin e tij në “Facebook”, mundemi të shohim se Sabedini merr pjesë në takime dhe mbledhje të partisë, ndërsa është i afërt me kryetarin e tanishëm të Çairit, Visar Ganiu, por edhe me ish-kryetarin Izet Mexhiti.” tregon në video gazetarja e IRL-së.

“Sabedin Bushi nuk identifikohej si investitor, por tregoi 5 versione të ndryshme të ngjarjeve. Në njërin version, ai dhe familja e tij nuk janë investitorë, por vetëm pronarë të tokës në të cilën është ndërtuar objekti, që e ka ndërtuar një firmë turke. Në versionin tjetër, investitorët janë tërhequr në gjysmë të ndërtimeve dhe janë larguar, dhe më pas gjatë gjithë kohës ka folur për komunikimin e tij me komunën sikur ai të ishte investitor. Ka treguar se ai planifikon ta legalizojë këtë ndërtesë, ka treguar edhe se gjatë viteve 2013-2014 ka paraqitur kërkesë për pëlqim për ndërtim edhe atë për ndërtesë me 10 kate, dhe në versionin e fundit për ngjarjet, Bushi ka thënë diçka që atëherë na është dukur shumë e palogjikshme. Në vitin 2018 ka paguar taksa komunale për 33 banesa. Në atë moment, këtë e pamë si një version absurd të një njeriu që dëshiron të fsheh diçka.” tregon në video gazetarja e IRL-së.

Për më shumë informata ndiqni videon me titra në shqip.

Continue Reading

Denoncime

Platforma e gjelbër në Strugë / Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Published

on

By

Prej më shumë se 12 orësh në Labunisht të Strugës digjet deponia e egër sipër fshatit. Banorët janë në hall, po helmohen nga tymi dhe gazrat që lëshohen prej zjarrit, ndërsa askush nga autoritetet nuk ka dalur në vendngjarje, shkruan in7.

Sipas portalit lokal VOX Struga, zjarri ka filluar prej orëve të drekës, ndërsa sipas disa dëshmitarëve shenja zjarri e tymi ka pasur edhe ditën e djeshme. Deponia e egër në Labunisht po rritet për çdo ditë dhe paraqet problem të kahmotshëm për banorët e këtij rajoni, që përfshin fshatrat Labunisht, Borovec, Oktis dhe Podgorcë.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Jasmin Qazimoski që vjen nga Labunishti, para disa minutash ishte në vendngjarje dhe përmes një video lidhje tregoi se askush nuk gjendej atje. As zjarrfikës e as nga Ndërmarrja Publike Higjiena. Sipas Qazimoskit, këtë deponi banorët e Labunishtit e kanë nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kjo ngajrje ndodh një ditë pas vizitës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi në Strugë, i cili bashkë me kreun e komunës u zotuan për Platformën e Gjelbër dhe efektet e saj në Strugë./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

“Teuta Arifi realizoi me sukses projektin nga platforma ‘Gjubret e Gjelbërta'”

Published

on

By

Aktivisti i shquar, Arianit Xhaferi ka denoncuar në rrjetin social facebook një fenomen aspak të këndshëm që ndodh në Tetovë. Xhaferi ka publikuar fotografi me grumbuj mbeturinash pranë Spitalit të Tetovës, duke ironizuar me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Sipas, Xhaferit, vetëm disa ditë pasi partia e Arifit, BDI u bë parti e gjelbër, kryetarja e Tetovës ka realizuar projektin me sukses nga platforma, të cilën Arianit Xhaferi e quan “Gjubret e Gjebërta”, përcjell in7.

“Tetova, nën udhëheqjen e Teuta Arifit të BDI-së, vetëm disa ditë pasi subjekti politik i tyre u ngjyros jeshile. Në afërsi të kësaj pike mbeturinash është spitali i Tetovës. Ky është projekt i realizuar me sukses nga Teuta Arifi, nga programi i BDI-së “Gjubret e Gjelbërta””, ka shkruar aktivisti Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale