Connect with us

Komente

Vepër që përdhosë kulturën tonë

Published

on

Ilir Muharremi, kritik i artit

Ata janë të veshur me tirqi, trupi i tyre është i pushtuar nga të dridhurat, sytë i kanë të mbyllur, një energji e furishme në formë rrufeje kaplon mishin e tyre, ata puthen dhe vazhdojnë të puthen. Kanë filluar të dergjen brenda zjarrit të zemrës.
Puthja, simbolizon jo çdo dashuri, sepse edhe ata që nuk dashurojnë puthin, për ta kamufluar dashurinë dhe thyejnë zemrat. Janë dy burra, me plis në kokë, shoka e tyre, po ashtu me veshje tradicionale, është me ngjyra të flamurit LGBTQI, pra me ngjyra të ylberit. Kjo pikturë u realizua nga artistja Ermira Murati dhe u ekspozua në ditën kur u mbajt “Parada e Krenarisë”. Hapësira se ku u ekspozua nuk u bë publike, po të bëhej publike atëherë edhe hapësira duhej të mbajë mbi supe përgjegjësinë e poshtërimit të kulturës sonë.

Vepra është provokative, derisa ne vete kultivon dhe mbjellë qindra marrëzi, fyerje, testim nervash, dhe ofendim ndaj traditës dhe kulturës së lashtë e të bukur shqiptare. Aty në pikturë mundohet të buçet zjarri i stuhishëm i ndjenjave të dy burrave, zjarr i cili përmes kësaj vepre identifikon si zakonin tonë pra që dikur ishte modë burrat të putheshin në gojë. A ishte e vërtetë kjo në kulturën tonë? Natyrisht që jo. Vepra nuk është si ekspoze e ndonjë fakti historik pra gravurë, fotografi e gjetur në ndonjë arkiv shtetëror mes dy burrash në pozicion erotik ose puhtje. Është krjim personal i shekullit XXI. Mirëpo, veshja, merr kuptim tjetër dhe ndytët me bojën e poshtërsisë dhe shpifjes. Ose homoseksualiteti ishte i vjetër edhe te ne, mirëpo mungonte guximi i ekspozimit në publik, shkak i kohës. Kjo është e saktë. Por, vepra mbas një analize tenton të thotë se mu kjo ishte në kulturën tonë.

Më bukur do ishte sikur artistja t’i çvishte këta “burra” nga petku tradicional e t’i bënte “burrat” ose “femrat” me veshje normale duke u puthur ose mësuar të puthen, të kapluar nga kjo magji e zotërimeve “ të këndshme, zjarmuese”, kjo atëherë nuk do ta sulmonte kulturën tonë sepse homoseksualiteti nuk ka rrënjë te asnjë kulturë në botë, është kulturë në vete, për vete, rreth vetes, rreth lirisë së shprehjes, guximit, epsheve, mendimeve. Është ajo çfarë njeriu vendos vet për veten e tij e jo të kombëtarizoi një gjë e cila nuk ka qenë e kombëtarizuar.

Ana artisike, estetike në vepër ka shumë defekte amatoreske, sidomos pjesa e krahut, shuplakat e duarve, drapëria e kostumit, nuk janë të krijuara ashtu siç tentonet me një realizëm. Gabojnë në proporcione.Po t’i hyjmë historisë së artit, nuk gjejmë vepra me kostume tradicionale e me një gjest të tillë ofendoues e jo provokues. Artistët para se të krijojnë, ata mendojnë, pastaj provokojnë, kurse te ne më shumë krijojnë se sa lexojnë ose shohin, andaj ballafaqohemi me banalitete absurde të tilla. Piktura është e punuar në pëlhurë dhe është në versionin 3mx1.60m.

Continue Reading

Komente

8 ditë nga ngjarja tragjike në Kovid-Qendrën e Tetovës: Asnjë paraburgim e sistemi gjyqësor e dëshmoi edhe një herë se është mbrojtës i bandave kriminale!

Published

on

Kanë kaluar 8 ditë nga ngjarja tragjike ku shpërtheu zjarri në Spitalin Modular ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Kovid në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan, deri më tani ende nuk asnjë arrestim, e për këtë ka reaguar gazetari Furkan Saliu i cili shkruan se 14 viktima, 8 ditë kaluan, asnjë paraburgim, asnjë doreheqje, ndërsa Qeveria e Maqedonisë tregoi se është e pafytyrë, përcjell in7

Reagimi i plotë:

14 viktima, 8 dite kaluan, asnje paraburgim, asnje doreheqje.
Qeveria tregoi se eshte e pafytyre
Sistemi gjyqesor e deshmoi edhe nje here se eshte mbrojtes i bandave kriminale
Mediat treguan se jane te pafuqishme
Populli tregoi se eshte ne gjume, ka shkruar gazetari Furkan Saliu në postimin e tij në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

A i kanë treguar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”

Published

on

Gjatë ditës së djeshme kryetarja e komunës së Tetovës nga salla e këshillit komunal shprehi
ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë në tragjedinë e të mërkurës në ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku si pasojë humbën jetën 14 persona dhe 12 mbetën të lënduar nga zjari që e kaploi këtë spital modual ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid.

Aktivisti Arianit Xhaferi i ka reaguar kryetares Arifi pas takimit dhe me kreun e myftinisë së Tetovës Qani Nesimi, përcjell in7.

Xhaferi i ka drejtuar pyetje hoxhallarve se A i kanë kallëzuar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”
Dharijat, 10, ka shkruar në profilin e tij në facebook Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Izet Zeqiri: Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime

Published

on

“Zvogëlim dhe stagnim!”, “Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime”, kështu shkruan në analizën e tij të fundit që ka të bëj me potencialin demografik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademiku Izet Zeqiri

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, të regjistruar në total janë 574.159 familje. Nga ata pa fëmijë 149.342 familje ose 26,0%, që do të thotë 1/4 e familjeve ishin prindër pa fëmijë. Me një fëmijë ishin 26,6%, me dy fëmijë 35,6%, me tre fëmijë 8,3%, me katër 2,4% dhe me pesë dhe më shumë fëmijë 1,0%.”, shkruan Akademik, Izet Zeqiri, sipas tij numri më i madh i familjeve ishin me dy fëmijë (35,5%) dhe kjo është reproduksion i thjeshtë i popullsisë, që paraqet stagnacion.

“Prania e madhe e familjeve me një fëmijë (26,6%), nuk siguron rritje por zvogëlim të popullsisë. Kandidatët për kryetar të komunave duhet të hartojnë program dhe të ofrojnë strategji për rritjen e potencialit demografik në komunën që pretendojnë ta menaxhojnë. Pa njerëz nuk duhen as rrugë as kanalizime”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Akademiku Izet Zeqiri.

Continue Reading

Aktuale