Connect with us

Komente

Pse shqiptarët e Kumanovës të mos kenë Himnin e tyre, pas sjelljes injoruese dhe dikriminuese të kryetarit të Kumanovës?

Published

on

Shkruan Fejzi Hajdari:

Pse shqiptaret e Kumanoves te mos kene Himnin e tyre, pas sjelljes injoruese dhe dikriminuese te kryetarit te Kumanoves?

Kush eshte Makso (?), qe neve shqiptareve te na perjashtoje (sikur te mos ekzistojme) nga himni i qytetit? A e din ai se pa voten e disa shqiptareve symbylltas, sot s’do t’ishte kryetar Komune! Pra, me voten e shqiptareve, Makso “ua fut shqiptareve me himnin diskriminues”.

Nese ka shqiptarë qe jane akoma me Makson, madje-madje edhe kur ai ua injoron etninë (perkatesine e tyre etnike), atehere le t’i japin Maksos cfare te duan, por te mos mendojne dhe shtiren se “Makso perfaqeson shqiptaret”!

E shihni se ai (dhe te tille si Makso), i duan shqiptaret vetem per vota, por perkatesine e tyre etnike dhe sidomos realizimin e interesit te tyre kombetar kolektiv, nuk e kane dashur e as qe e duan sot. Nuk jane te gatshem ta tejkalojne shpirtngushtesine e tyre politike dhe sidomos diskriminimin. Kur eshte ne pyetje interesi kombetare shqiptarë, edhe Makso por edhe te tillet si Maksim Dimitrievski, jane te njejte: Kunder shqiptareve dhe realizmit te interesit te tyre!

Shqiptaret kane nevoje per institucionalizimin e interesit te tyre kombetare dhe politik, dhe jo per punesime koti, sic bene Makso dhe disa parti shqiptare. Edhe BDI-ja po puneson tani 20 vite me radhe (sikurse kane punesuar me pare PDSH-ja, PPD-ja etj.), por interesi kombetarë i shqiptareve ne nivel lokal (edhe nacional), ka mbetur i parealizuar tanimë 30 vite demokraci…, vazhdon te jete diskriminues deri ne shkalle nencmimi. Prandaj, me nje punesim koti Makso dhe te tillet, mund t’ju mashtrojne aty per aty, por interesin e tuaj politik e kombetare, si shqiptare, nuk e zgjidhin asnjehere, perderisa shqiptaret politikisht nuk organizohen ndryshe, e jo si deri tani sipas principit: Ma jep nje tender, une ta votoj edhe kishen ne Kala, edhe Kushtetuten diskriminuese ndaj shqiptareve, edhe Ligjin per nenshtetesi etj.

Prandaj, me sinqeritetin dhe obligimin qytetare e kombetare, i ftoje te gjithe personalitet kompetente te shqiptareve te Kumanoves (historianë, albanologë, arkeologë, historianë arti etj), perfshire ketu edhe mua si gazetar, ta shqyrtojme dhe mundesisht te hartojme nje IDE NISMETARE per HARTIMIN NDRYSHE (jodiskriminues) TE HIMNIT TE KUMANOVES, ku do te perfshihej edhe elementi shqiptar por edhe i etnive tjera qe jetojne ne kete qytet (turq, rome, vllehë, serbë)

Continue Reading

Komente

8 ditë nga ngjarja tragjike në Kovid-Qendrën e Tetovës: Asnjë paraburgim e sistemi gjyqësor e dëshmoi edhe një herë se është mbrojtës i bandave kriminale!

Published

on

Kanë kaluar 8 ditë nga ngjarja tragjike ku shpërtheu zjarri në Spitalin Modular ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Kovid në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan, deri më tani ende nuk asnjë arrestim, e për këtë ka reaguar gazetari Furkan Saliu i cili shkruan se 14 viktima, 8 ditë kaluan, asnjë paraburgim, asnjë doreheqje, ndërsa Qeveria e Maqedonisë tregoi se është e pafytyrë, përcjell in7

Reagimi i plotë:

14 viktima, 8 dite kaluan, asnje paraburgim, asnje doreheqje.
Qeveria tregoi se eshte e pafytyre
Sistemi gjyqesor e deshmoi edhe nje here se eshte mbrojtes i bandave kriminale
Mediat treguan se jane te pafuqishme
Populli tregoi se eshte ne gjume, ka shkruar gazetari Furkan Saliu në postimin e tij në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

A i kanë treguar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”

Published

on

Gjatë ditës së djeshme kryetarja e komunës së Tetovës nga salla e këshillit komunal shprehi
ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë në tragjedinë e të mërkurës në ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku si pasojë humbën jetën 14 persona dhe 12 mbetën të lënduar nga zjari që e kaploi këtë spital modual ku trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid.

Aktivisti Arianit Xhaferi i ka reaguar kryetares Arifi pas takimit dhe me kreun e myftinisë së Tetovës Qani Nesimi, përcjell in7.

Xhaferi i ka drejtuar pyetje hoxhallarve se A i kanë kallëzuar hoxhallarët Teuta Arifit se Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!”
Dharijat, 10, ka shkruar në profilin e tij në facebook Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Izet Zeqiri: Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime

Published

on

“Zvogëlim dhe stagnim!”, “Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime”, kështu shkruan në analizën e tij të fundit që ka të bëj me potencialin demografik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademiku Izet Zeqiri

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, të regjistruar në total janë 574.159 familje. Nga ata pa fëmijë 149.342 familje ose 26,0%, që do të thotë 1/4 e familjeve ishin prindër pa fëmijë. Me një fëmijë ishin 26,6%, me dy fëmijë 35,6%, me tre fëmijë 8,3%, me katër 2,4% dhe me pesë dhe më shumë fëmijë 1,0%.”, shkruan Akademik, Izet Zeqiri, sipas tij numri më i madh i familjeve ishin me dy fëmijë (35,5%) dhe kjo është reproduksion i thjeshtë i popullsisë, që paraqet stagnacion.

“Prania e madhe e familjeve me një fëmijë (26,6%), nuk siguron rritje por zvogëlim të popullsisë. Kandidatët për kryetar të komunave duhet të hartojnë program dhe të ofrojnë strategji për rritjen e potencialit demografik në komunën që pretendojnë ta menaxhojnë. Pa njerëz nuk duhen as rrugë as kanalizime”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Akademiku Izet Zeqiri.

Continue Reading

Aktuale