Connect with us

Komente

Deputeti Syrija Rashidi kundër paradës së LGBT: Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja

Published

on

Shkruan Syrija Rashidi në facebook:

Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja. Çdo tentim për promovim të vlerave që janë në kundërshtim me kodin etik të shqiptarëve në veçanti dhe shumicës së qytetarëve në përgjithësi, tejkalon të drejtat individuale në të cilat thirren.

Kjo tanimë po bëhet një agjendë, që herë quhet e gjelbër dhe herë me emra të tjerë, por në thelb është një imponim i dhunshëm i një propagande të papranueshme për shumicën absolute të popullatës tonë.

Continue Reading

Komente

Tash ju kujtua emri i Rexhail Qerimit, derisa ishte gjallë gjithë iknin dhe heshtnin?!

Published

on

Shkruan Daim Hiseni

Pasi u kumtua vdekja e Rexhës, e kuptuam që të gjithë e paskan ditur emrin dhe mbiemrin e tij Rexhail Qerimi !!!

Deri sa Rexhail Qerimi kërkonte vetëm drejtësi për zbardhjen e rastit të montuar nga qeveria maqedonase, të gjithë ne kemi heshtur dhe bëheshim shurdhë dhe memec sikur nuk e kemi ndëgjuar kërkesën e tij.

Artan Grubi premtoj rishqyrtimin e rastit dhe priti vdekjen e tyre për të na treguar se sa qenka mërzitur për një pjesëtar të UÇK-së i burgosur padrejtësisht !

Kastriot Rexhepi e deshi Maqedoninë e Derrit ta shikon brenda BE-së dhe jo lirinë e shqiptarëve të burgosur me skenare të montuara!

Afrim Gashi më të vlefshme e kishte ta shpëton Maqedoninë shoveniste se sa të shpëton vëllanë e tij i cili plot 14 vite vuajti dënim për qejfin e po kvsaj qeverie që ky zotëri tenton për ta shpëtuar.

Dr. Arben Taravari më të vlefshme e kishte kafenë me VMRO-në se sa humanizmin profesional në mbrojtje të jetës së një qytetari të dreejtë dhe i mbyllur padrejtësisht.

Besa e cila më të vlefshme i kishte votat në Zhelinë se sa Zotin dhe drejtësinë;

SHVL UÇK kemi dështuar në tërësi, sa që ushtarëve tanë nuk na mundësohet që të paktën ceremoninë e varrimit të ua bëjmë me nderime ushtarake, për të cilën gjë sakrifikuan dhe u flijuan.

Shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë aspak nuk iu përgjigjëm thirrjes në vepër për të mbështetur dhe për të reaguar me gjitha mjetet e mundëshme për tu ndëgjuar zëri i së vërtetës të cilin zë e kërkonin nga ne familjarët e të burgosurve të pafajshëm.

Prokurorët, gjykatësit shqiptar, avokati i popullit, ministria e drejtësisë ta mbani në ndërgjegjen tuaj vuajtjen e dënimit dhe vdekjen e Rexhail Qerimit, ku pjesë e kësaj jeni ju vrrasësit e vërtetë.

E dij që në facebook të gjithë do të shprehim ngushëllime dhe do të shtiremi se sa na erdhi keq për këtë rast, por realiteti është se jemi popull me tru peshku dhe shumë shpejtë i harojm gjërat që nuk duhet haruar.

Është mjerrim për një popull i cili nuk dinë të çmon dhe të respekton vlerën e një veprimtari, të drejtën e një qytetari dhe mbështetjen e parezervë të një shqiptari.

Ngushëllime familjes Qerimi dhe shokëve të burgut.

Të tjerët nuk meritojnë.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Komente

Ajdini: Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Published

on

By

Omer Ajdini në facebook:

Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Sa turp për ne që të lam të vdesësh padrejtësisht prapa grilave, o Rexhail Qerimi 😔

Continue Reading

Aktuale