Connect with us

Komente

Dashuria për përfaqësuesen: e kujt është barra?

Published

on

Përbërja e ekipit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në njërën anë dhe numri më i madh i shqiptarëve që bënin tifo për reprezentacionin këtë herë i dhanë një mësim të gjithë atyre që mendojnë që shqiptarët në përgjithësi pa asnjë arsye nuk ndjejnë asgjë për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut: shqiptarët kanë arsye valide dhe shumë të forta të ndjehen ashtu siç ndihen, ndërsa barra e ndryshimit të kësaj gjendje i takon shtetit i cili duhet të bëhet më inkluziv, më i drejtë dhe më i barabartë!

Nga Omer AJDINI

Kualifikimi i Maqedonisë së Veriut në kampionatin evropian të futbollit këtë vit ngjalli përsëri debatin mbi temën e lidhjes që kanë dhe që ndjejnë shqiptarët për Maqedoninë e Veriut. Si zakonisht, edhe këtë herë, shqiptarëve u imponohet diskursi mbi këtë temë. Ata vihen në pozitë ku duhet ta justifikojnë mungesën e entuziazmit dhe dashurisë që kanë (shumica e shqiptarëve) për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut duke u ndjerë shpesh defansiv dhe duke u paraqitur sikur jo-lojal ndaj shtetit në të cilin jetojnë. Me këtë pastaj ndërtohet teza që shqiptarët janë destruktiv dhe nuk e duan bashkëjetesën me etnitetet tjera, gjë që për mendimin tim është shumë e gabuar dhe joproduktive. Prandaj është mirë të pyesim se vallë kujt i bie barra që të nxiten qytetarët ta duan përfaqësuesen e shtetit të tyre?

Mendimi im është që teza shtrohet gabimisht, sepse ndjenjat e qytetarëve, respektivisht të atyre që nuk përbëjnë shumicën dhe që janë të diskriminuar, janë vetëm reflektim i realitetit të përditshëm me të cilin ato përballen, dhe nëse sot diçka duhet të diskutohet është pikërisht ky realitet i cili ndikon në ndjenjat e qytetarëve shqiptarë ndaj përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. E kundërta do të ishte barrë e padrejtë dhe nuk do ta adresonte rrënjën e problemit.

E vërteta është që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut këtë herë në masë të madhe përfaqësoi shtetin e Maqedonisë së Veriu ashtu siç është. Në njërën anë kishim një përbërje të ekipit e cila reflektonte përbërjen etnike të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në anën tjetër kishim simbolet e shtetit dhe të përfaqësueses të cilat ekskluzivisht përfaqësojnë etninë dhe kombin maqedonas dhe përjashtojnë etnitetet dhe kombet tjera shtet-formuese siç janë shqiptarët. Prandaj, edhe përkundër faktit që kishim disa lojtarë shqiptarë, është e padrejtë që të pritet nga një etnitet/komb të përkrahë një reprezentacion të një kombi tjetër i cili është i ndërtuar mbi bazën e modelit gjerman të kombit, pra mbi etninë, dhe jo mbi bazën e vlerave njerëzore moderne, dhe që është totalisht përjashtues në simbolikat bazë të shtetit dhe të përfaqësueses. Megjithatë, edhe përkundër këtij fakti, disa shqiptarë e justifikuan përkrahjen e reprezentacionit me praninë e lojtarëve shqiptarë në fushë të gjelbër, dhe kjo është temë që duhet shtjelluar në një diskutim tjetër më të gjerë.

Megjithatë,simbolet e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut nuk janë e tëra dhe më e rëndësishmja pse shqiptarët në përgjithësi nuk bëjnë tifo për këtë reprezentacion. Arsyeja kyçe është diskriminimi, pabarazia dhe përjashtimi sistematik që u bëhet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, fakt i cili është i pamohueshëmdhe i vërtetueshëm statistikisht në shumë dimensione. Për shembull, të ardhurat mesatare për një shqiptar janë diku 8000 denarë, ndërsa të ardhurat mesatare për një maqedonas janë përafërisht 13.000 denarë; rajoni me më shumë të varfër nuk është ai lindor por rajoni perëndimor ku kryesisht banojnë shqiptarët; ne nuk kemi dëgjuar për raste të montuara ndaj maqedonasve, ndërsa rastet ‘Monstra’, ‘Alfa’, e ‘Sopoti’ i dëgjon për çdo ditë tek shqiptarët. Mos të flasim për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, apo për shkollat shqipe që nuk mund të hapen në Çashkë apo Bllacë; apo për librat shkollorë që ofendojnë dhe nënçmojnë shqiptarët! Pra diskriminimi ndaj shqiptarëve ekziston dhe është statistikisht i vërtetueshëm, prandaj nga këtu duhet të fillojë çdo debat mbi dëshirën dhe entuziazmin e shqiptarëve për të bërë tifo për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Është jo vetëm e padrejtë, por edhe jo morale të kërkohet përkrahje ndaj reprezentacionit nga një etni të cilës i bëhen këto padrejtësi, ndërsa gjithkush që e kërkon këtë përkrahje është ose i painformuar me gjendjen e shqiptarëve ose thjeshtë dëshiron ta fshehë realitetin dhe fajin ta hedhë tek viktima.

Fatkeqësisht, edhe kjo nuk është e tëra. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut vuajnë nga stigmatizimi, sharjet dhe ofendimet që u bëhen gjithandej dhe kjo është edhe një faktor shtesë përse shumë shqiptarë nuk mund të ndihen pjesë të një bashkësie që e përkrahë reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut. Këtë më së miri e demonstrojnë tifozët maqedonas të ekipeve maqedonase të cilët nuk lënë gjë pa thënë kundër shqiptarëve nga tribunat e stadiumeve. Një përfaqësues i BDI-së në një debat televiziv së fundmi, duke dashur ta relativizojë këtë, tha: ‘’thirrje raciste ka nëpër të gjitha stadiumet e Evropës’’, duke mos e kuptuar që dy të këqija nuk e bëjnë një të mirë dhe që relativizimi i racizmit është po ashtu një formë e racizmit (në këtë rast kundër vetvetes!). Për më shumë, urrejtja ndaj shqiptarëve nuk shprehet vetëm në tribunat e stadiumeve dhe vetëm ndaj tifozëve. Besoj ju kujtohet rasti i Ezgjan Alioskit, njërit ndër lojtarëve më të mirë të reprezentacionit, në qershor të vitit 2019 kur kishte shkuar për drekë me familjen në një restorant në Prilep dhe ishin përzënë nga restoranti sepse kishin folur shqip! Pra imagjinoni, në shekullin e 21 tek ne ndodh ajo që i kishte ndodhur shekullin e kaluar boksierit Muhamed Ali në Amerikë pasi kishte fituar medaljen olimpike në Romë!

E pra, është shumë e padrejtë që në dritën e gjithë këtyre fakteve t’i kërkohet një shqiptari apo edhe një romi e turku të bëjë tifo për një kombëtare e cila përfaqëson një komb duke përjashtuar kombet tjera të cilat përveç se të përjashtuar, janë edhe sistematikisht të diskriminuar, trajtohen si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë.

Megjithatë, përbërja e ekipit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në njërën anë dhe numri më i madh i shqiptarëve që bënin tifo për reprezentacionin këtë herë i dhanë një mësim të gjithë atyre që mendojnë që shqiptarët në përgjithësi pa asnjë arsye nuk ndjejnë asgjë për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut: shqiptarët kanë arsye valide dhe shumë të forta të ndjehen ashtu siç ndihen, ndërsa barra e ndryshimit të kësaj gjendje i takon shtetit i cili duhet të bëhet më inkluziv, më i drejtë dhe më i barabartë!

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)

Continue Reading

Komente

Tash ju kujtua emri i Rexhail Qerimit, derisa ishte gjallë gjithë iknin dhe heshtnin?!

Published

on

Shkruan Daim Hiseni

Pasi u kumtua vdekja e Rexhës, e kuptuam që të gjithë e paskan ditur emrin dhe mbiemrin e tij Rexhail Qerimi !!!

Deri sa Rexhail Qerimi kërkonte vetëm drejtësi për zbardhjen e rastit të montuar nga qeveria maqedonase, të gjithë ne kemi heshtur dhe bëheshim shurdhë dhe memec sikur nuk e kemi ndëgjuar kërkesën e tij.

Artan Grubi premtoj rishqyrtimin e rastit dhe priti vdekjen e tyre për të na treguar se sa qenka mërzitur për një pjesëtar të UÇK-së i burgosur padrejtësisht !

Kastriot Rexhepi e deshi Maqedoninë e Derrit ta shikon brenda BE-së dhe jo lirinë e shqiptarëve të burgosur me skenare të montuara!

Afrim Gashi më të vlefshme e kishte ta shpëton Maqedoninë shoveniste se sa të shpëton vëllanë e tij i cili plot 14 vite vuajti dënim për qejfin e po kvsaj qeverie që ky zotëri tenton për ta shpëtuar.

Dr. Arben Taravari më të vlefshme e kishte kafenë me VMRO-në se sa humanizmin profesional në mbrojtje të jetës së një qytetari të dreejtë dhe i mbyllur padrejtësisht.

Besa e cila më të vlefshme i kishte votat në Zhelinë se sa Zotin dhe drejtësinë;

SHVL UÇK kemi dështuar në tërësi, sa që ushtarëve tanë nuk na mundësohet që të paktën ceremoninë e varrimit të ua bëjmë me nderime ushtarake, për të cilën gjë sakrifikuan dhe u flijuan.

Shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë aspak nuk iu përgjigjëm thirrjes në vepër për të mbështetur dhe për të reaguar me gjitha mjetet e mundëshme për tu ndëgjuar zëri i së vërtetës të cilin zë e kërkonin nga ne familjarët e të burgosurve të pafajshëm.

Prokurorët, gjykatësit shqiptar, avokati i popullit, ministria e drejtësisë ta mbani në ndërgjegjen tuaj vuajtjen e dënimit dhe vdekjen e Rexhail Qerimit, ku pjesë e kësaj jeni ju vrrasësit e vërtetë.

E dij që në facebook të gjithë do të shprehim ngushëllime dhe do të shtiremi se sa na erdhi keq për këtë rast, por realiteti është se jemi popull me tru peshku dhe shumë shpejtë i harojm gjërat që nuk duhet haruar.

Është mjerrim për një popull i cili nuk dinë të çmon dhe të respekton vlerën e një veprimtari, të drejtën e një qytetari dhe mbështetjen e parezervë të një shqiptari.

Ngushëllime familjes Qerimi dhe shokëve të burgut.

Të tjerët nuk meritojnë.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Komente

Ajdini: Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Published

on

By

Omer Ajdini në facebook:

Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Sa turp për ne që të lam të vdesësh padrejtësisht prapa grilave, o Rexhail Qerimi 😔

Continue Reading

Aktuale