Connect with us

Bota

Takimi Biden-Erdogan, mediat: Tensionet nuk do të mungojnë

Published

on

Po pritet me vëmendje të madhe takimi i presidentit amerikan, Joe Biden me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, teksa liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Bruksel.

Disa vëzhgues kanë ngritur pyetjen nëse Turqia mund të shihet ende si një aleat i besuar i NATO-s dhe një partner për sigurinë. Teksa komentet e Bidenit kanë shtuar gjasat që takimi i tij me Vladimir Putin të mos jetë dhe aq miqësor, ka shumë të ngjarë që tensionet të mos mungojnë as gjatë përballjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë me kreun e shtetit turk. Në fakt, retorikat e ashpra mes tij dhe Erdoganit nuk kanë munguar kohët e fundit.

Bideni e quajti “autokrat” gjatë fushatës presidenciale, dhe duke iu referuar konfliktit në Gaza, Erdogani e fshikulloi presidentin amerikan për mbështetjen e dhënë Izraelit, duke thënë se ai i ka duart e “lyera me gjak”. Ngërçi i madh në marrëdhëniet dypalëshe mbetet sistemi i mbrojtjes raketore ruse S-400, që Turqia bleu nga Moska. “Kurrë nuk kemi lënë të kuptohet se jemi të gatshëm të pranojmë zotërimin e sistemit S-400 nga Turqia. Bie ndesh me statusin e Turqisë si një aleate e NATO-s”, u shpreh zëdhënësi i DASH.

S-400, një sistem i lëvizshëm raketor tokë-ajër, konsiderohet një rrezik për aleancën por edhe për vetë plaformën më të shtrenjtë amerikanëve të armëve, F 35-sat. Eksperti i politikës së jashtme, Bradley Boëman i tha VOA-s se prej vitesh, Erdogani nuk ka vepruar sikur Turqia dëshiron të mbetet një aleat i besuar në NATO. “Një aleat nuk blen një sistem të mbrojtjes nga raketat nga kërcënuesi kryesor i aleancës, Rusia. Kjo nuk bëhet”, thotë ai, ndërsa të tjerë thonë se Washingtoni duhet t’i shqyrtojë edhe një herë lidhjet me Turqinë.

Continue Reading

Bota

Raportohet për një viktimë nga shpërthimi në Gjermani

Published

on

By

Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

Të paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Continue Reading

Bota

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 27 korrik – Qeveria çeke sot ka sjellë vendim që të dërgojë si dhuratë 2,39 milion doza të vaksinave kundër covid për 12 vende të ndryshme, përfshirë këtu dhe Maqedoninë e Veriut.

Donacioni bazoeht në marrëveshjen e liderëve të vendeve anëtare të BE-së që të dorëzojnë 100 milion doza të vaksinave për vendet e treta.

“Vendet anëtare mund të konfirmojnë vendet me prioritet në dhuratat evropiane, të cilave duan t’u dërgojnë vaksina nga kuotat e tyre”, deklaroi sot ministri çek i shëndetësisë, Adam Vojteh, duke shtuar se 250 mijë doza vaksina janë ndarë për Vietnamin, 30 mijë për Tajvanin.

Çekia gjithashtu ka hequr dorë nga 1 milion vaksina nga kompania “Pfizer” në interes të Sllovakisë, por Sllovakia do të duhet të paguajë për këto vaksina.

Çekia ka porositur gjithsej 23,9 milion doza vaksina të regjistruara në BE, deri tani i janë dorëzuar 9,6 milion dhe sipas ministrisë, nuk mund të shfrytëzohen të gjitha.//Zhurnal.mk

Continue Reading

Bota

Rrëmbeu dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

Published

on

By

Rrëmbeu dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

Për vite të tëra Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.

Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë. Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje (v.j. në Kosovë) ishin të pasuksesshme, shkruan oe24.at, përcjell albinfo. at.

Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.

Gjithçka funksionoi. Në korrik Sh.M. u arrestua në Prizren. Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri. Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim, transmeton albinfo.at.

Të dy fëmijët janë nën kujdesin e autoriteteve austriake në Kosovë.

Atyre u janë dhënë pasaporta emergjente dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në Austrinë e Epërme. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund ta takojnë nënën e tyre, A.N.Dhjetë vjet më parë A.N. kishte fituar të drejtën nga gjykata përkatëse e Grieskirchen për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

Continue Reading

Aktuale