Connect with us

Sport

Serbi shau futbollistin shqiptar të Maqedonisë, letër UEFA-s për përjashtimin e tij

Published

on

Shoqata të mërgimtarëve shqiptarë në vendet e BE-së përmes një letre drejtuar UEFA kanë kërkuar përjashtimin e futbollistit serb të Austrisë, Marko Arnautoviq nga Kampionati Evropian, pasi që ka fyer rëndë futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Mediat kanë raportuar se Arnautoviq pas golit të tretë të shënuar në ndeshjen e djeshme me Maqedoninë, shihet duke sharë me nënë Alioskin, ndërkohë, atë tentonte ta ndalonte kapiteni i ekipit austriak, Alaba, përcjell INA.

Pikërisht për këtë Mërgata Shqiptare përmes një letre drejtuar UEFA ka kërkuar përjashtimin e Arnautoviqit. Ja letra e plotë:

“Të nderuar miq, ishim dëshmitarë të shprehjes raciste të njëlojtari nga Austria i cili ja drejtoi lojtarit nga Maqedonia Veriore! Bëhet fjalë për Marko Arnautovic i cili ja ofendoi nënën shqiptare lojtarit nga Maqedonia Veriore Alioski. Kërkojmë nga ju ky lojtar racist të përjashtohet nga ndeshjet e radhës, dhe Austria të dënohet me gjobë sipas ligjeve që i parasheh UEFA e që ka të bën me racizmin. Besojmë në parullën JO RACIZMIT NË LOJË!”.

Maqedonia e Veriut dje humbi përballjen e parë debutuese me Austrinë me rezultatin 1:3.(INA)

Continue Reading

Sport

Kievo ka shpallur falimentim dhe është përjashtuar nga Serie B

Published

on

By

Kievo ka shpallur falimentim dhe është përjashtuar nga Serie B

Romë, 27 korrik 2021 (MIA) – Kievo është përjashtuar nga Serie B për shkak të falimentimit, njoftoi Futball Italia. Vendin e tij në divizionin e dytë Italian do të marrë Kozenca.

“Gomarët fluturues” kanë parashtruar ankesë kundër vendimit, por ajo është refuzuar. Për shkak të falimentimit, klubi mund të vazhdojë të luajë jo më lartë se Serie D.

Për arsyen e njëjtë nga Serie C janë përjashtuar: Karpi, Novara, Sambendeteze dhe Kauertana. Në të njëjtën kohë, Paganese e fitoi lëndën dhe arriti ta ruajë vendin e tij në ligën e tretë italiane.

Sezonin e kaluar Kievo përfundoi e teta në Serie B dhe luajti në plejof për Serie A. Arritja më i madhe i ekipit është vendi i pestë në Serie A në vitin 2001/02, pas çka klubi nga Verona luajti në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Kupën e UEFA-s

Continue Reading

Sport

“Yll”/ Rama uron xhudisten kosovare për triumfin në Lojërat Olimpike: Bravo

Published

on

By

Kosova ka siguruar një tjetër medalje Olimpike në “Tokyo 2020”.

Pas Distria Krasniqit, ishte radha e Nora Gjakovës për të lënë gjurmë në Japoni.

Ajo ka fituar medaljen e artë me peshën 57 kg, në kategorinë e xhudos.

Gjakova ka mposhtur në finale xhudisten franceze Sarah Leone Cysique duke siguruar medalje të artë.

Nuk ka kaluar shumë dhe menjëherë për këtë zhvillim ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ai e cilëson xhudisten nga Kosova si një yll dhe e përgëzon me fjalët “Bravo”.

“YLL
Bravo Bravo Bravo “, shkruan Rama.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Published

on

By

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi sot e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke prekur kështu majën e karrierës së saj.

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Pas triumfit, Krasniqi deklaroi se koleksionit të medaljeve të saj i ka munguar vetëm medalja olimpike, të cilën e mori me plot meritë, teksa u shpreh krenare që u bë pjesë e historisë së Kosovës.

“Koleksionit të medaljeve të mia i ka munguar vetëm medalja olimpike dhe jam shumë e lumtur që sot e mora medaljen e më e lumtur që ajo medalje është e artë. Jam shumë krenare që jam bërë pjesë e historisë së Kosovës pas shumë mundi e sakrifice”, tha kampionia olimpike për Gazetën Ekspres.

Për fitoren e saj shkroi edhe faqja zyrtare e Lojërave Olimpike në llogarinë e tyre zyrtare në Tuiter.

“Një moment i famshëm për Kosovën”, thuhej në postim.

Fitores në Tokio të Krasniqit i janë gëzuar edhe shumë figura politike në vend dhe rajon si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, figura të sportit dhe artistë duke e uruar për këtë të arritur.

Kjo është medalja e dytë e artë në Olimpiadë. Para Distria Krasniqit medaljen e artë e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Continue Reading

Aktuale