Connect with us

Teknologji

Musk “drejton” përsëri Bitcoin / Thotë se Telsa do e pranojë kur të përdorë energji të pastër

Published

on

Kreu ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, shkroi në Twitter se prodhuesi i makinave elektrike do të rinisë të pranojë bitcoin për transaksionet, kur “minatorët” e kriptovalutës të përdorin energji të rinovueshme.

“Kur të konfirmohet një normë e arsyeshme prej 50% e përdorimit të energjisë së pastër tek minatorët, me një tendencë pozitive për të ardhmen, Tesla do rinis transaksionet në Bitcoin”- shkroi Musk në twitter.

Bitcoin u rrit me 5.1% menjëherë pas shkrimit të tij dhe ndodhej në rritje me mbi 10% ditën e hënë, në mbi 39,000 dollarë. Musk tha gjithashtu se Tesla ka shitur rreth 10% të zotërimeve për të konfirmuar se bitcoin mund të likuidohet lehtësisht pa ndikuar tek tregu.

Ai lajmëroi në muajin Maj se Tesla nuk do pranojë më bitcoin për blerjet e makinave, duke përmendur shqetësime mjedisore dhe përmbysur pozicionin e kompanisë tek kriptovalutat.

Miliarderi tha se beson që kriptovaluta ka një të ardhme premtuese, por nuk mund të vijë me kosto të larta tek mjedisi. Në Shkurt Tesla bëri të ditur se ka blerë 1.5 miliardë dollarë bitcoin dhe se do e pranojë si mjet pagesash për makinat.

Klevis Llaha – SCAN

Continue Reading

Bota

Google ndalon 25 aplikacione të tjera Android – fshini ato tani ose paguani çmimin

Published

on

By

Google ndalon 25 aplikacione të tjera Android – fshini ato tani ose paguani çmimin

Aplikacionet e bllokuara kohët e fundit nga Google pretendojnë të ofrojnë shërbime ‘miniera’ për kriptovaluta që sjellin para, nëse paguani një tarifë mujore.

Bazuar në analizën e Lookout, vlerësohet se kriminelët kanë mashtruar më shumë se 93,000 njerëz dhe kanë vjedhur të paktën 350,000 dollarë.

Gjithsej 25 aplikacione u hoqën nga Google Store zyrtar me një paralajmërim nga Lookout se më shumë se 100 aplikacione janë akoma të disponueshme përmes dyqaneve të pavarura që lejojnë ngarkimin e aplikacioneve në pajisje nga burime të pasigurta.

Sapo u pa problemi, Google menjëherë hoqi këto aplikacione nga Google Play:

Top Coins • Mr Bitcoin • Star BTC • Bitcoin Burn • Moon BAT • Bito Holic • Bito Hash • BitHash • Multi Coins • BitcoinCash Miner • Airdrop • Bright Miner • Pink BTC • XMR Miner • COIN Master • ETHMINER PRO • crypto cloud mining pro • Btc Miner pro • Bito Miner • Mining Machine • BTC CLOUD • BTC Cash • Black Crypto • Cloud Mining • Crypto Pro-Miner

Po mendoni të përdorni aplikacione të kriptovalutave? Këtu janë disa këshilla të mirat:

Njihni zhvilluesit që qëndrojnë prapa aplikacionit. Çfarë certifikatash ose kredencialesh kanë, çfarë aplikacionesh të tjera kanë ndërtuar, a ka kompania një faqe në internet dhe a mund t’i kontaktoni?

Instalo nga dyqani zyrtar i aplikacioneve. Megjithëse mashtrimet janë të vështira për t’u zbuluar, shkarkimi nga një dyqan zyrtar zvogëlon rrezikun e shkarkimit të virusëve.

Lexoni termat dhe kushtet. Shumica e aplikacioneve të mashtrimit ose kanë informacion të rremë.

Burimi

Continue Reading

Bota

Britania e Madhe ndalon transaksionet e kriptovalutave në Binance

Published

on

By

Britania e Madhe ndalon transaksionet e kriptovalutave në Binance

Bursa më e madhe për shkëmbimin e kriptovalutave Binance është ndaluar nga rregullatori financiar i Britanisë së Madhe.

Autoriteti britanik i Financave (FCA) ka vendosur që kjo bursë nuk mund të kryejë ndonjë “veprimtari të rregulluar” brenda vendit, përcjell Telegrafi.

FCA gjithashtu lëshoi një paralajmërim për konsumatorët e Binance, duke i këshilluar ata që të janë të kujdesshëm ndaj reklamave që premtojnë kthime të larta në investimet e kriptovalutave.

Binance është një bursë e centralizuar që u ofron përdoruesve një varg produktesh dhe shërbimesh financiare, përfshirë blerjen dhe tregtimin e një game të gjerë të kriptovalutave.

Kompania aktualisht është e vendosur në Ishujt Kajman, ndërsa Binance Markets Limited gjendet në Londër.

Autoriteti britanik tha se Binance Markets Limited (BML), e cila është në pronësi të Binance Group, aktualisht nuk lejohet të ndërmarrë ndonjë aktivitet të rregulluar pa miratimin paraprak me shkrim të FCA-së.

Rregullatori gjithashtu theksoi se asnjë entitet në Binance Group nuk mban ndonjë formë të autorizimit, regjistrimit ose licencës për të kryer veprimtari të rregulluara në Britani të Madhe.

Derisa FCA nuk rregullon kriptovalutat, kompanitë duhet të autorizohen nga rregullatori për të reklamuar ose shitur produkte të tilla brenda vendit. Kjo do të thotë që njerëzit në Britani të Madhe nuk lejohen të përdorin shërbimet e Binance për të spekuluar ose venë bast, nëse çmimi i një kriptovalute si Bitcoin rritet ose ulet.

Por Binance i tha BBC-së se njoftimi i FCA-së nuk ka “ndikim të drejtpërdrejtë” në shërbimet që ofron faqja e saj në internet.

“BML është një entitet i veçantë juridik dhe nuk ofron ndonjë produkt ose shërbim përmes faqes në internet të Binance. Grupi Binance bleu BML në maj të 2020-së dhe deri më tani nuk ka filluar aktivitetin në Britani të Madhe”, tha një zëdhënës i Binance.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Binance vihet nën vëzhgim nga rregullatorët për operacionet e saj botërore. /Telegrafi/

Continue Reading

Teknologji

Mashtrimi më i madh financiar i 2021-it. Pesë miliardë lekë kriptomonedha “zhduken” nga dy vëllezërit

Published

on

By

Mashtrimi më i madh financiar i 2021-it. Pesë miliardë lekë kriptomonedha “zhduken” nga dy vëllezërit

Dy vëllezër afrikanë janë zhdukur së bashku me kriptomonedhat e tyre Bitcoin me vlerë 3.6 bilion dollarëve apo rreth 5 miliardë lekë.

Vëllezërit nuk gjenden dhe çështja i ka kaluar njësisë speciale të policisë Afrikano-Jugore “Hawks”, që ka filluar kërkimin e tyre.

Teksa çmimi i Bitcoin u rrit, zhdukja e më shumë se 69 mijë monedhave me vlerë mbi 4 bilion dollarë në pikun e çmimit gjatë muajit prill përfaqëson mashtrimin më të madh në botën e kriptomonedhave deri më tani. Incidenti mund të nxisë ligjvënësit të rregullojnë më fort tregun teksa rastet e

mashtrimit po vijnë në rritje.
Sinjalet e para të rrezikut erdhën në Prill teksa Bitcoin po arrinte çmime rekord. CEO i Africrypt, Ameer Cajee, informoi klientët se kompania ishte bërë pjesë e një sulmi kibernetik. Ai u kërkoi klientëve të mos raportonin te institucionet apo avokatët, sepse do të ngadalësonte procesin e rikuperimit të fondeve të humbura.

Mirëpo disa investitorë duke u treguar skeptik ngritën akuza ligjore, që çuan në një investigim mbi firmën dhe ku u zbulua se fondet e klientëve si dhe kriptomonedhat ishin transferuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme duke i bërë ato të pagjurmueshme.

Ngjarja po zbulohet e plotë pas rënies edhe të një tjetër platforme që tregtonte Bitcoin, Mirror Trading International. Humbjet atje përfshinin 23 mijë monedha me vlerë 1.2 bilion dollarë dhe ishte mashtrimi më i madh i 2020-ës.

Kina gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e të gjitha operacioneve me Bitcoin si dhe të personave që bëjnë “mining”, që janë të rëndësishëm për verifikimin e transaksioneve dhe prodhimin e monedhave të reja.

Çmimi i Bitcoin ka shkuar poshtë 30 mijë dollarë dhe është një nga nivelet më të ulëta që prej muajit mars të 2020-ës, duke fshirë nga tregu biliona dollarë. (Bloomberg)

Continue Reading

Aktuale