Connect with us

Bota

Kryeministri i ri izraelit zotohet të bashkojë kombin

Published

on

Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennet, u zotua se do të bashkojë kombin e ndarë nga katër palë zgjedhje në dy vjet.

Ai tha se Qeveria e tij “do të punojë për të gjithë njerëzit” dhe shtoi se përparësi do të jenë reformat në arsim, shëndetësi dhe zvogëlimi i burokracisë.

Bennet, nacionalist i krahut të djathtë, do të udhëheqë një koalicion partish, të cilit iu dha mbështetja në Parlament të dielën me 60 vota për dhe 59 kundër.

Ai pason Benjamin Netanyahun, i cili u detyrua të largohet nga zyra pas 12 vjetësh.

Bennett, udhëheqës i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator të vitit 2023, si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit.

Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin udhëheqësit të partisë Yesh Atid, Yair Lapid, i cili do të udhëheqë për dy vjet të tjerë.Netanyahu – kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet udhëheqës i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet lider i opozitës.

“Do të rikthehemi”, tha Netanyahu gjatë debatit të së dielës në Parlament.Netanyahu ka shërbyer pesë mandate si kryeministër – fillimisht nga viti 1996 deri më 1999, e pastaj vazhdimisht nga viti 2009 deri më 2021.

Ai i ka thirrur zgjedhjet në prill të vitit 2019, por nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e mjaftueshme, për të formuar një qeveri të re të koalicionit. Pas tyre janë zhvilluar edhe dy palë zgjedhje, pa rezultat konkret.

Pas zgjedhjeve të treta, Netanyahu ka formuar një qeveri të unitetit kombëtar me udhëheqësin e atëhershëm të opozitës, Benny Gantz, por marrëveshja është prishur dhe Izraeli është kthyer në votime në muajin mars.

Partia e tij ka dalë e para, por meqë Netanyahu nuk ka arritur të formojë qeverinë, detyra i ka kaluar Lapidit, partia e të cilit ka dalë e dyta.

Pas disa javësh negociata, qëllim kryesor i opozitës është bërë largimi i Netanyahut nga zyra.

Marrëveshja për koalicion, që përfshin tetë fraksione, është nënshkruar më 2 qershor. Koalicioni ka minimumin e ulëseve të nevojshme për të qeverisur.

Aleanca përmban parti, të cilat kanë dallime të mëdha ideologjike. Ajo po ashtu pritet të ketë një numër rekord prej nëntë grave që do të udhëheqin ministritë.

Përfaqësuesit e palestinezëve reaguan me shpërfillje ndaj Qeverisë së re të Izraelit.

“Kjo është një çështje e brendshme izraelite. Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë, ajo që duam është një shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytetin e tij”, tha një zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.“Është një okupim dhe një entitet kolonial, të cilit duhet t’i rezistojmë me forcë për të rikthyer të drejtat tona”, tha një zëdhënës i Hamasit – grupit islamik që kontrollon Rripin e Gazës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi kryeministrin e ri, Bennett, dhe kolegun e tij, Lapid, duke thënë se pret që të punojë me ta për forcimin e “marrëdhënieve të ngushta” midis dy vendeve.

“Administrata ime është plotësisht e angazhuar për të punuar me Qeverinë e re izraelite drejt avancimit të sigurisë, stabilitetit dhe paqes për izraelitët, palestinezët dhe njerëzit në të gjithë rajonin e gjerë”, tha përmes një deklarate Biden.

Duke falënderuar Bidenin për “vitet e angazhimit të tij në sigurinë e Izraelit” dhe për “qëndrimin pranë Izraelit” gjatë luftimeve me militantët e Hamasit në Gaza, muajin e kaluar, Bennett tha se Qeveria e tij do të ndjekë marrëdhënie të mira si me demokratët në SHBA, ashtu edhe me republikanët./REL

Continue Reading

Bota

Raportohet për një viktimë nga shpërthimi në Gjermani

Published

on

By

Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

Të paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Continue Reading

Bota

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 27 korrik – Qeveria çeke sot ka sjellë vendim që të dërgojë si dhuratë 2,39 milion doza të vaksinave kundër covid për 12 vende të ndryshme, përfshirë këtu dhe Maqedoninë e Veriut.

Donacioni bazoeht në marrëveshjen e liderëve të vendeve anëtare të BE-së që të dorëzojnë 100 milion doza të vaksinave për vendet e treta.

“Vendet anëtare mund të konfirmojnë vendet me prioritet në dhuratat evropiane, të cilave duan t’u dërgojnë vaksina nga kuotat e tyre”, deklaroi sot ministri çek i shëndetësisë, Adam Vojteh, duke shtuar se 250 mijë doza vaksina janë ndarë për Vietnamin, 30 mijë për Tajvanin.

Çekia gjithashtu ka hequr dorë nga 1 milion vaksina nga kompania “Pfizer” në interes të Sllovakisë, por Sllovakia do të duhet të paguajë për këto vaksina.

Çekia ka porositur gjithsej 23,9 milion doza vaksina të regjistruara në BE, deri tani i janë dorëzuar 9,6 milion dhe sipas ministrisë, nuk mund të shfrytëzohen të gjitha.//Zhurnal.mk

Continue Reading

Bota

Rrëmbeu dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

Published

on

By

Rrëmbeu dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

Për vite të tëra Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.

Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë. Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje (v.j. në Kosovë) ishin të pasuksesshme, shkruan oe24.at, përcjell albinfo. at.

Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.

Gjithçka funksionoi. Në korrik Sh.M. u arrestua në Prizren. Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri. Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim, transmeton albinfo.at.

Të dy fëmijët janë nën kujdesin e autoriteteve austriake në Kosovë.

Atyre u janë dhënë pasaporta emergjente dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në Austrinë e Epërme. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund ta takojnë nënën e tyre, A.N.Dhjetë vjet më parë A.N. kishte fituar të drejtën nga gjykata përkatëse e Grieskirchen për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

Continue Reading

Aktuale