Connect with us

Lajme

Është ngritur procedurë për falsifikim të vërtetimit për test PCR

Published

on

Është ngritur procedurë për falsifikim të vërtetimit për test PCR

Shkup, 14 qershor 2021 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike në Shkup informoi se ka ngritur procedurë kundër një personi nga fshati i Gostivarit, Sanakos për veprën penale “falsifikim të dokumentit” sipas nenit 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

“Më 17 mars, 36-vjeçari i akuzuar ka tentuar që të largohet nga vendi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke përdorur certifikatë të falsifikuar mjekësore për test negativ për virusin SARS-CoV-2. Edhe pse e kishte ditur se nuk është testuar dhe se një certifikatë e tillë nuk është dhënë nga spitali, ai dokumentin e kishte përdorur si të vërtetë para shërbimeve të aeroportit”, informojnë nga prokuroria e Gostivarit.

Prokurori publik Gjykatës Penale në Shkup i dërgoi Propozim për dhënin e urdhërpagesës ndëshkuese me të cilën propozoi që të akuzuarit t’i shqiptohet gjobë në të holla prej 100 gjoba ditore, ndërsa lartësia e gjobës ditore të caktohet në 20 euro në kundërvlerë denari.

Continue Reading

Lajme

Mangova: Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk mësojnë gjuhën maqedonase, të kufizuar në tregun e punës

Published

on

Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

“Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI për Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Duda Balje reagon ndaj serbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë – Gazeta Ex…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Video/ Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Published

on

Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, përcjell in7.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i zjarrit./in7.tv/

Video Alsat M

Continue Reading

Aktuale