Connect with us

Lajme

ASH, kundër akuza ndaj Merkos dhe Grubit

Published

on

Tentim për të mashtruar qytetarët. Kështu e vlerësuan nga Aleanca për Shqiptarët njoftimin e drejtuesve që pushtetit lokal dhe qëndrorë se në Strugë pronarët po i largojnë vet platformat afër plazheve. Madje sipas tyre në pjesën e mbrojtur të liqenit ka 65 e jo 6 ndërtime pa leje.

“Sekretari i Komunës dit më aprë pranoi se në pjesën e mbrojtur rreth liqenit ka plot 65 ndërtime pa leje, ndërsa kryetari i koorruptuar thot se nuk ka asnjë. Në javët e fundt ka të paktën tre kallxime penale për ndërtime pa leje pikërisht në bregun e liqenit të ndërtuara në tre vitet e fundit nga njerëz të afërt të Ramiz Merkos dhe partisë së tij.”, tha, Imer Imeri, nga ASH.

Nga ash njëherit e akuzuan zëvendës kryemisnitrin Grubi se me paraqitjen e tij në strugë ka tentuar të bëj shou mediatik.

“Aksioni i sotëm ishte një farsë dhe shou mediatik nga ato të stilit të Artan Grubit. Farsa e sotme e largimit të platformave është diçka e njohur për BDI-në. Ata gjithmos disa muaj para zgjedhjeve aktrojnës e zgjedhin probleme duke kamufluar e mbuluar ato, pastrojnë deponi, masakojnë krimet e tyre që pasi të marrin mandatin të rikthehen me metodat evjetra qeverisëse, me kaos deponi ilegale, krim korrupsion dhe keqpërdorime e keqmenaxhime nga më të ndryshmet.”, tha Imeri.

Megjithse në zgjedhjet lokale të tetorit ASH nuk do të garojë me kreun e partisë Ziadin Sela, nga kjo parti pretendojnë se do të dalin fitues në zgjehdjet loklae në Strugë.

Zekirja Mexhiti – TVM2

Continue Reading

Lajme

Në Greqi nga e premtja vaksinim i fëmijëve të moshës prej 12 deri 15 vjet

Published

on

By

Në Greqi nga e premtja vaksinim i fëmijëve të moshës prej 12 deri 15 vjet

Athinë, 27 korrik 2021 (MIA) – Platforma elektronike greke për rezervimin e terminit për vaksinim kundër Kovid-19 nga e premtja do të jetë e hapur për fëmijë të moshës ndërmjet 12 dhe 15 vjet, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Shëndetësisë, përgjegjës për mbrojtje shëndetësore primare, Marios Temistokleus.

Rezervim mund të bëhet edhe përmes Qendrave për Shërbime të Qytetarëve, si dhe në barnatore. Fëmijët do të duhet të vijnë në qendrat për vaksinim në shoqërinë e prindit ose kujdestarit.

Dje ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias tha se fëmijët do të vaksinohen me Fajzer/Biontek dhe Moderna.

Continue Reading

Lajme

Në Mal të Zi nga e premtja masa të reja kundër Kovid-19, vendoset edhe Kovid-vërtetim digjital

Published

on

By

Në Mal të Zi nga e premtja masa të reja kundër Kovid-19, vendoset edhe Kovid-vërtetim digjital

Podgoricë, 27 korrik 2021 (MIA) – Mali i Zi do të marrë Certifikatë kombëtare për Kovid dixhital e cila do të jetë në përdorim nga e premtja, 30 korrik, kur pritet që qeveria malazeze të shpallë masa të korrigjuara në luftën kundër koronavirusit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në Podgoricë.

Ministria përkujton se është paralajmëruar vetëm ata që plotësojnë kushte të caktuara do të mund të vizitojnë klubet e natës, diskotekat dhe ambientet e brendshme të restoranteve.

Kovid vërtetimi digjital kombëtar, I bërë sipas shembullit të certificates BE-digjitale, do të përmbajë, ndër të tjera, informacione nëse një person është vaksinuar plotësisht ose ka marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.

Certifikata tregon datën dhe kohën e testit negativ PCR të Kovid-19, ndërsa pranohet test negativ jo më i vjetër se 72 orë.

Certifikata përmban dëshmi se personi ka kontraktuar virusin, dmth provë që kanë kaluar më pak se 180 ditë nga testi pozitiv PCR, provë e një testi të shpejtë antigjen negativ dhe BAT që nuk është më e vjetër se 48 orë.

Certifikata dixhitale është falas dhe është e disponueshme në formë të fortë ose dixhitale. Certifikata mund të ruhet dhe shfaqet në celular. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor midis versioneve dixhitale dhe të shtypura të certifikatës, sepse kodi në të dy versionet është një garanci për vlefshmërinë e të dhënave të shfaqura, njofton “Vijesti”.

Continue Reading

Lajme

Në Shqipëri 21 raste me Delta, prej tyre 6 të vaksinuar

Published

on

By

Në Shqipëri 21 raste me Delta, prej tyre 6 të vaksinuar

Tiranë, 27 korrik 2021 (MIA) – Në Shqipëri janë konfirmuar 21 raste të infektuar me llojin Delta, prej tyre tetë janë “importuar”, përderisa të tjerët janë klastere familjare, deklaroi Silva Bino, udhëheqëse e Repartit të Epidemiologjisë, pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe anëtare e komitetit për përballje me pandeminë me Kovid-19.

“Nga dy raste janë sjellë në vend nga Britania e Madhe dhe Gjermania, përderisa nga një rast nga Çekia, Spanja, Maqedonia e Veriut dhe Pakistani. Rasti nga Pakistani ishte pa shenja klinike, si pjesë e skriningut, në këtë grup të testeve i cili ishte dërguar në laboratorin në Berlin. Këto raste, shkaktuan vatra familjare, që konfirmon se kemi incidencë të lartë të infeksionit”, tha ajo.

Sipas saj të infektuarit janë të moshës prej 16 deri 77 vjet, nëntë janë hospitalizuar.

Shtoi se nga 21 persona të infektuar me llojin Delta, gjashtë ishin vaksinuar.

“Dy nga personat e infektuar ishin vaksinuar në prill në Britaninë e Madhe me Astra Zeneka, dy me një dozë me Fajzer në Gjermani, dy raste janë me dy doza Koronavaks”, tha Bino.

Kryetarja e komitetit dhe zëvendësministre e Shëndetësisë, Mira Rakacoli konsideron se situata e re epidemiologjike nuk vendos masa të reja kufizuese përveç atyre ekzistuese, për të cilat konsideron se do ta kontrollojnë situatën, veçanërisht duke potencuar se mbetet edhe më tutje në fuqi ora policore nga mesnata deri në 6 të mëngjesit dhe masa për mbajtje të detyrueshme të maskës mbrojtëse në hapësirë të mbyllur.

Ajo bëri thirrje për masivitet më të madh për imunizim kundër virusit të rrezikshëm, proces me të cilin deri më tani janë përfshirë mbi një milion e 170 mijë

Continue Reading

Aktuale