Connect with us

Lajme

Nuk ka të vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit, tetë të infektuar, nëntë të shëruar

Published

on

Nuk ka asnjë pacient të vdekur në 24 orët e fundit, për herë të parë pas 10 muajve, ndërsa janë regjistruar vetëm tetë të infektuar të rinj nga 3068 teste, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar informacioneve nga Instituti për shëndetin publik.

“Për herë të parë që nga 2 shtatori i vitit 2020, sot nuk regjistrojmë asnjë vdekje nga Kovid-19. Virusi është larg mposhtjes, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi shumë afër përfundimit të agonisë. Megjithatë, duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi masivisht”, apelon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga të infektuarit e rinj, tre janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe nga një nga Velesi, Kërçova dhe Ohri.

Janë regjistruar nëntë pacientë të shëruar nga: Shkupi – 3, Kumanova, Tetova, Velesi, Gostivari, Shën Nikolla dhe Resnja – nga 1.

Janë bërë 3.068 teste përmes: ISHP-120, QSHP Shkup-33, QSHP Manastir-71, QSHP Prilep-50, QSHP Tetovë-20, QSHP Kumanovë-35, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile -4, Mjekësia Ligjore-1, spital laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji 5, SPQ 8 Shtatori -12, Instituti i Mikrobiologjisë-66, ASHAM-0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -174, Avicena-275, Biotek-391, Sistina-118 , laboratori Laor-374, Sinlab-30, Remedika-13, Fertiliti-107, Genea-43, Nikob lab-329, VFV Medikal-94, ISHP dhe IPP (test i shpejtë) – gjithsej 708.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 834 099 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.536, numri i pacientëve të shëruar është 149.628, i të vdekurve është 5.471 ndërsa numri i rasteve aktive është 437.

Sipas analizave epidemiologjike momentalisht shpërndarja nëpër qytete është si vijon:
Shpërndarja nëpër qytete Të infektuar (gjithsej) Rastet aktive (gjithsej)
Shkup 68 611, aktive 189
Kumanovë 8868, aktive 52
Prilep 8318, aktive 33
Tetovë 7232, aktive 28
Manastir 6304, aktive 18
Veles 5471, aktive 3
Gostivar 5180, aktive 14
Kavadar 5153, aktive 0
Ohri 5011, aktive 19
Shtip 4959, aktive 2
Strumicë 4113, aktive 6
Strugë 2981, aktive 4
Koçan 2791, aktive 4
Kërçovë 2578, aktive 26
Gjevgjeli 2195, aktive 3
Negotinë 2184, aktive 4
Shën Nikollë 1523, aktive 1
Resnjë 1234, aktive 0
Kriva Pallankë 1222, aktive 2
Radovish 1161, aktive 7
Berovë 1029, aktive 0
Dellçevë 972, aktive 4
Dibër 941, aktive 2
Vinicë 886, aktiv 5
Probishtip 789, aktive 0
Vallandovl 666, aktiev 1
Bogdanc 494, aktive 0
Krushevë 490, aktive 1
Demir Hisar 400, aktive 3
Demir Kapi 396, aktive 0
Kratovë 376, aktive 3
Makedonski Brod 359, aktiv 1
Pehçevë 268, 0 aktive
Makedonska Kamenicë 249, aktive 2
Dojran 132, aktive 0. 

Continue Reading

Lajme

Mangova: Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk mësojnë gjuhën maqedonase, të kufizuar në tregun e punës

Published

on

Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

“Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI për Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Duda Balje reagon ndaj serbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë – Gazeta Ex…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Video/ Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Published

on

Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, përcjell in7.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i zjarrit./in7.tv/

Video Alsat M

Continue Reading

Aktuale