Connect with us

Lajme

Zbulohen tetë kompani postare të paligjshme, rritet numri i ankesave

Published

on

Këtë vit numri i ankesave nga përdoruesit e shërbimeve postare është dyfishuar, zbulohen tetë kompani postare të paligjshme

Që nga fillimi i vitit 2021, gjithsej 30 ankesa janë dorëzuar në Agjencinë për posta nga përdoruesit e postës, të cilat sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Avramoska Gjoreska, në këtë periudhë numri i ankesave ka dyfishuar në lidhja me vitet e kaluara.

“Njëzet e katër ankesa të paraqitura janë nga persona fizik, ndërsa gjashtë të tjerët janë nga persona juridikë. Nga paraqitësit, 17 përdorues janë regjistruar si marrës të dërgesave, dhe 13 si dërgues. Baza për paraqitjen e ankesave është e ndryshme. Në 15 ankesa aplikantët kërkojnë informacion se si mund të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore, në tre kërkojnë rekomandime se si të veprojnë në rast se nuk dërgohen dërgesat, në katër ankesa ata kërkojnë informacion mbi statusin e dërgesave, në tre kërkojnë kompensim për arsye të ndryshme dhe në një ankesë aplikanti informon për mashtrim në internet”, tha drejtorja e Agjencisë për posta.

Sipas Gjoreskës, arsyeja për numrin më të ulët të ankesave në periudhën e mëparshme është rezultat i vetëdijes së ulët për problemin dhe informacionit të pamjaftueshëm.

Nga Agjencia informoi se kjo periudhë është specifike në numrin e zbuluar të kompanive të paligjshme postare.

Continue Reading

Denoncime

Platforma e gjelbër në Strugë / Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Published

on

By

Prej më shumë se 12 orësh në Labunisht të Strugës digjet deponia e egër sipër fshatit. Banorët janë në hall, po helmohen nga tymi dhe gazrat që lëshohen prej zjarrit, ndërsa askush nga autoritetet nuk ka dalur në vendngjarje, shkruan in7.

Sipas portalit lokal VOX Struga, zjarri ka filluar prej orëve të drekës, ndërsa sipas disa dëshmitarëve shenja zjarri e tymi ka pasur edhe ditën e djeshme. Deponia e egër në Labunisht po rritet për çdo ditë dhe paraqet problem të kahmotshëm për banorët e këtij rajoni, që përfshin fshatrat Labunisht, Borovec, Oktis dhe Podgorcë.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Jasmin Qazimoski që vjen nga Labunishti, para disa minutash ishte në vendngjarje dhe përmes një video lidhje tregoi se askush nuk gjendej atje. As zjarrfikës e as nga Ndërmarrja Publike Higjiena. Sipas Qazimoskit, këtë deponi banorët e Labunishtit e kanë nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kjo ngajrje ndodh një ditë pas vizitës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi në Strugë, i cili bashkë me kreun e komunës u zotuan për Platformën e Gjelbër dhe efektet e saj në Strugë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Syrija Rashidi nga Opozita Shqiptare: Qytetarët presin që ta zgjidhim shtetësinë, partitë të jenë konstruktive

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ftojnë opozitën maqedonase për konstruktivitet e të mos e bllokojnë miratimin e ligjit të ri për shtetësi. Nga opozita shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë që ligji të kthehet në kuvend me flamur evropian. ASH AAA këmbëngul që të tentojnë edhe një here që ta kalojnë ligjin në Komisionin për mbrojtje si propozim të tyre.

“Apelojmë deri tek kryetari që ta thirr komisionin, të vazhdojë debati. Njëherit, apelojmë që subjektet politike në Kuvend që të heqin dorë nga bllokada e ligjit. Të kenë qasje konstruktive, ta lexojnë ligjin drejtë e jo mbrapshtë dhe të japin kontribut konstruktiv që ky ligj të kalojë.”, Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

(VIDEO) Qytetarët e Serbisë marrin në Tabanoc karta falas për pagesat rrugore

Published

on

By

Prej sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për taksën falas për turistët serbë në Korridorin 10. Gjegjësisht, udhëtarët nga Serbia, të cilët vijnë në vend me makinë, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” do të marrin M smart kartela me të cilat mund të kalojnë pa pagesë deri në pikën kufitare me Greqinë.

Kartelat kanë një mbushje prej 760 denarëve, aq sa është e nevojshme për të kaluar Korridorin 10 në të dy drejtimet. Tashmë janë të gatshme 65 mijë kartela të cilat I janë dorëzuar MPB-së për dorëzim nga një për secilin automobil.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë kartelat falas deri më 15 gusht, por gjithashtu pas saj ata mund të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të njejtat duke i rimbushur me të paktën 300 denarë.

Përndryshe më 25 maj, qeveria obligoi Ministrinë e Financave që të transferojë mjete në vlerë prej 172 milion denarëve për furnizim me 200,000 M-smart kartela në llogarinë e Qeverisë, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit të bëjë shpërndarjen e njëpasnjëshmen të sasive të planifikuara të kartelave, kjo iniciativë realizohet për shkak të dhurimit të vaksinave kundër Covid-19 nga Serbia.

Ndërkohë, koalicioni Alternativë-Aleancë ka dorëzuar tek Gjykata Kushtetuese iniciativë për shqyrtimin e kushtuetshmërisë së vendimit të Qeverisë për heqjen e taksës rrugore për turistët serb. Sipas tyre me këtë vendim diskriminohen turistët e shteteve të tjera.

Medina Ajeti /SHENJA/

Continue Reading

Aktuale