Connect with us

Lajme

Rritet interesi për vaksinim, dje janë vaksinuar 10.065 qytetarë

Published

on

Rritet interesi për vaksinim, dje janë vaksinuar 10.065 qytetarë

Shkup, 11 qershor 2021 (MIA) – Në pikat e vaksinimit në shtet në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 254.154 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.450 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 10.065 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 431.174 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 177.020 qytetarë.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet.

“Interesi për vaksinim rritet çdo ditë, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 447.543 qytetarë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Me numrat e fundit të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë mbi 48 për qind e popullsisë mbi 70 vjeç, 42 për qind e qytetarëve mbi 65 vjeç dhe 35 për qind mbi 60 vjeç.

Vaksinimi po zbatohet sipas planit kombëtar për imunizim. Nga Ministria theksojnë se vaksinohen persona të rritur, qytetarë të cilët kanë shfaqur interes për vaksinim në ueb faqen vaksinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe persona të moshuar në infrastrukturë kritike.

Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete në shtet edhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, dhe sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve në mënyrë masive të paraqiten në vaksinacija.mk, sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.

Continue Reading

Lajme

Mangova: Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk mësojnë gjuhën maqedonase, të kufizuar në tregun e punës

Published

on

Në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat, Ilina Mangova nga IRI tha se gjeneratat e reja të shqiptarëve duke menduar se kanë siguruar arsimin në gjuhën anëtare nuk mësojnë gjuhën maqedonase, dhe si rezultat kufizojnë vetveten në tregun e punës.

“Numër i madh i qytetarëve me etnicitet shqiptar nuk ndjejnë nevojë të mësojnë maqedonisht. Ata vlerësojnë se tani ka institucione në gjuhën shqipe, arsim në gjuhën shqipe dhe se nuk iu duhet tani. Ajo që mundgon këtu, në vetëdije…është se në këtë mënyrë ata vet-izolohen nga pjesëmarrja në proceset shoqërore dhe shtetërore. Në këtë mënyrë mund të funksiononi vetëm në një bllok gjuhësor, nuk jeni konkurrent në tregun e punës”, tha Ilina Mangova, zv/drejtore e IRI për Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Kosovë

Duda Balje reagon ndaj serbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë – Gazeta Ex…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Video/ Zjarr në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Published

on

Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, përcjell in7.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në vendngjarje janë nisur ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i zjarrit./in7.tv/

Video Alsat M

Continue Reading

Aktuale